Author: editor

  • EMRI/ “Mollë sherri” për dhunimin e Klea Prengës nga motrat Berisha, kush është i shpalluri në kërkim për të shtënat me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë

    EMRI/ “Mollë sherri” për dhunimin e Klea Prengës nga motrat Berisha, kush është i shpalluri në kërkim për të shtënat me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë

    Është zbardhur emri i personit të shpallur në kërkim nga policia si personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një klub nate në Tiranë, gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve.

    Mësohet se në kërkim është shpallur Jetmir Pepaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e klubit “Cinco Cavalli,” ndërsa Pepaj akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

    Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj, ish-banoren e Big Brother Vip, Antonela Berisha, akuzohen për dhunimin e blogeres Klea Prenga.

    Ngjarja tronditëse u publikua nga vetë Prenga në rrjetet sociale, ku ajo tregoi plagët dhe dëmtimet e rënda në fytyrë dhe trup.

    Sipas aludimeve, arsyeja e dhunës ndaj saj lidhej me një marrëdhënie të pretenduar mes Prengës dhe Jetmir Pepajt, çka e bëri incidentin një çështje shumë të përfolur në publik.

  • Menduam se ishte i biri, kush është djali misterioz shqiptar që takoi Parashqevinë më 1 janar?!

    Menduam se ishte i biri, kush është djali misterioz shqiptar që takoi Parashqevinë më 1 janar?!

    Disa foto të shpërndara në rrjete sociale kanë trazuar njerëzit ku të gjithë kanë menduar se djali në foto është Luke djali i Parashqevisë.

    Por, mësohet se ai është Kelvi Kadilli një ish prezantues shqiptar që tani jeton në USA. Ditën e djeshme Eltoni ishte shprehur se na presin edhe 44 orë nga takimi që do të ndodh më datë 3 janar.

    Pra takimi i Parashqevisë me djalin nuk ka ndodhur akoma.

    “Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh!

    Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme!

    Per Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!”, -tha Elton Ilirjani

  • Masakra në Malin e Zi/ Viktimë edhe një 13-vjeçar, miqtë e vogëlushit fjalë prekëse: Pusho në paq engjëll

    Masakra në Malin e Zi/ Viktimë edhe një 13-vjeçar, miqtë e vogëlushit fjalë prekëse: Pusho në paq engjëll

    Mbrëmjen e djeshme, një masakër me 12 viktima u regjitrua në Çetinjë të Malit të Zi. Një nga 12 viktimat e masakrës që tronditi Malin e Zi, është edhe 13-vjeçari M.V.

    Miqtë e vogëlushit, kanë bërë postime të shumta prekëse në rrjete sociale.

    “Pusho në paq engjëll. Kush do na bëjë për të qeshur tani? Oh Zot, pse merr njerëzit më të mirë. Asnjë moment nuk do jetë njësoj”, shkruajnë ata.

    Masakra nisi pasi autori, Aleksandar Martinoviç, kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli gjatë një feste për Vitin e Ri në një tavernë në Çetinje.

    Pas sherrit me pronarin, ai shkoi në shtëpi dhe mori një armë.

    Ai u kthye në tavernë ku nisi masakrën, duke vrarë të paktën 4 persona aty.

    Martinoviç vrau edhe persona të tjerë, përfshirë familjarë të tij.

    Në total shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë humbën jetën.

    Në fund, Martinoviç vrau veten.

    Katër persona janë të plagosur rëndë dhe ndodhen në spital. Njëri prej tyre po lufton për jetën, thanë autoritetet.

    Kjo është masakra e dytë në Çetinje në pak vite.

    Dy vite më parë, Vuk Boriloviç vrau 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë.

  • “E goditën me thikë dhe e qëlluan 6 herë”- Shqiptari dhe tre grekë i vranë vëllain, flet i riu: Ishte pak i dehur, u grindën për…

    “E goditën me thikë dhe e qëlluan 6 herë”- Shqiptari dhe tre grekë i vranë vëllain, flet i riu: Ishte pak i dehur, u grindën për…

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha dhe tre shtetas grekë, akuzohen për vrasjen e një të 34-vjeçari grek,pas një sherri në hyrjen e një lokali nate.

    Vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje të rënda, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje gjakftohtë”.

    Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një grindjeje të parëndësishme, ndërsa viktima, që ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte debatuar me grupin.

    “Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se kush ishte arsyeja dhe kunati që ishte me të nuk tha shumë. U grindën thotë ai për një arsye të parëndësishme, edhe vëllai im ishte pak i dehur, duket se i thanë të mos pijë e të mos dalë dhe ai nuk ka ngritur shumë dhe i ka rrahur në dru. E nxorën jashtë, i sollën një thikë dhe njëri prej tyre i tha “ti e di kush jam unë,” tregon vëllai i tij.

    Sipas vëllait të viktimë, i ndjeri është goditur dy herë me thikë dhe më pas gjashtë herë më armë, duke ndërruar jetë në vend.

    Ai gjithashtu tha se “kumbarët” – individë që kontrollojnë zonën dhe ofrojnë mbrojtje në mënyrë kriminale – janë të lirë të veprojnë pa ndërhyrje nga policia.

    “Kumbarë janë të gjithë ata që shesin mbrojtje dhe policia nuk bën asgjë. Ai doli dhe e goditi dy herë me thikë dhe gjashtë herë e qëlloi”, pohon vëllai i viktimës. Madje, siç tha ai, ata vetë e kanë sulmuar në të kaluarën.

    Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, ndërsa familja e viktimës kërkon drejtësi për humbjen e të dashurit të tyre.

    Kujtojmë se burri fatkeq ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti priste të tretin, pasi gruaja e tij është shtatzënë.

    Si ndodhi ngjarja?

    Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit. Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

    Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

    Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

    Në fakt, sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë.

    Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit

    Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

    Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

    Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.

  • Banori i “BBVA” deklaroi se është homoseksual, reagon ashpër Stresi: Të q*fsha k…

    Banori i “BBVA” deklaroi se është homoseksual, reagon ashpër Stresi: Të q*fsha k…

    Një nga banorët e “Big Brother VIP Albania” ka bërë një deklaratë të papritur që ka shkaktuar reagime të forta në shtëpi dhe jashtë saj.

    Ai ka shpallur se është homoseksual, një çështje që ka ngjallur një reagim të ashpër nga reperi Stresi.

    Gjatë një bisede, banori ka ndarë me të tjerët orientimin e tij seksual, duke shkaktuar një valë diskutimesh brenda shtëpisë.

    Stresi, i njohur për natyrën e tij impulsive, ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës, nëpërmjet një postimi të bërë në rrjete sociale.

    Një pjesë e audiencës ka shprehur mbështetje për banorin që bëri deklaratën, duke e konsideruar hapin e tij si një veprim të guximshëm, por disa të tjerë jo.

  • Viti nis i trishtë për ish-mesfushorin e Kombëtares, njofton humbjen e babait

    Viti nis i trishtë për ish-mesfushorin e Kombëtares, njofton humbjen e babait

    Viti 2025 ka nisur i trishtë për familjen e ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Arian Bellai.

    Trajneri aktual i Vorës, në Kategorinë e Parë ka njoftuar mbrëmë se babai i tij ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare

    Ceremonia mortore e babait të Bellait do të bëhet sot në 13:00 në qytetin e Gjirokstarës, ku është vendlindja e tij.

    Redaksia e “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bellait për humbjen e njeriut të tyre të dashur./PANORAMASPORT.AL

  • Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar në Greqi, adoleshenti në gjendje kritike për jetën! Autori e qëlloi brenda një banese dhe e hodhi në rrugë

    Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar në Greqi, adoleshenti në gjendje kritike për jetën! Autori e qëlloi brenda një banese dhe e hodhi në rrugë

    Një 15-vjeçar shqiptar nga komuniteti rom, është plagosur rëndë me armë zjarri në Aspropyrgo të Greqisë.

    I riu është gjetur në rrugë nga një drejtues automjeti, i cili e ka transportuar menjëherë në spitalin e Thriasios. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është kritike.

    Policia greke dyshon se autori e ka qëlluar 15-vjeçarin brenda një banese në zonën Nea Zoi dhe më pas e ka hedhur në rrugë për të fshehur ngjarjen. Hetimet për identifikimin e autorit vazhdojnë.

    Ngjarja e rëndë vjen në një periudhë kur autoritetet greke po përballen me sfida të mëdha për shkak të rritjes së veprimtarive kriminale të grupeve të organizuara nga Shqipëria, veçanërisht në trafikun e drogës.

    Në muajt e fundit, përplasjet mes këtyre grupeve kanë rezultuar në viktima të pafajshme, përfshirë një 5-vjeçar të vrarë dhe plagosjen e dy grave.

    Për një prej këtyre rasteve janë shpallur në kërkim disa shqiptarë me origjinë nga Fieri.

    Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të vendosur përgjegjësit përpara drejtësisë.

  • Të shtënat me armë te koncerti i “Cinco Cavalli-t”, reagon Policia: Kemi identifikuar personin që qëlloi në …

    Të shtënat me armë te koncerti i “Cinco Cavalli-t”, reagon Policia: Kemi identifikuar personin që qëlloi në …

    Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në koncertin e zhvilluar nga Cinco Cavalli në ambientet e Kompleksit Olimpik në Tiranë, ku një person qëlloi me armë.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar. Gjithashtu bëhet me dije se janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre dhe është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

    Për arsye se hetimi vijon, policia nuk bën me dije gjeneralitet e tij. Po ashtu sqarohet se nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

    Njoftimi i Policisë

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjeherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

    Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

    Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë penale të autorit të dyshuar.

  • Horoskopi mujor i Artemis për janar 2025

    Horoskopi mujor i Artemis për janar 2025

    Mirësevini në horoskopin e Artemis për muajin Janar 2025. Ky fillim i ri sjell me vete mundësi, sfida dhe shumë emocione për të përjetuar.

    Zbuloni pasqyrën astrale të shenjës suaj të horoskopit në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

    Dashi ♈ (21 mars-20 prill)

    Janari është një muaj me ulje-ngritje për ju. Në dashuri, impulsiviteti mund të shkaktojë disa keqkuptime. Mundohuni të dëgjoni më shumë partnerin/en dhe jo gjithmonë të impononi këndvështrimin tuaj. Sakaq në punë ju presin mundësi të mëdha, por vetëm nëse dini të jeni të durueshëm dhe strategjikë. Shëndeti kërkon vëmendje: mos e neglizhoni pushimin, Dashi, ose trupi juaj do t’ju japë faturën. Fati do jetë i moderuar, por me qëndrimin e duhur mund t’i ktheni edhe fitoret e vogla në suksese të mëdha.

    Demi ♉ (21 Prill – 20 Maj)

    Janari është një muaj pjellor, i dashur Demi, si metaforikisht ashtu edhe në kuptimin e plotë të fjalës. Në dashuri jeni në një periudhë ëmbëlsie dhe stabiliteti. Nëse jeni beqarë, përgatituni për takime domethënëse. Në punë, këmbëngulja juaj do të shpërblehet, por kini kujdes që të mos bëheni shumë kokëfortë: dëgjimi i ideve të të tjerëve mund t’ju hapë dyer të reja. Shëndeti është i mirë, por pak më shumë ushtrime nuk do të dëmtonte. Fati është në anën tuaj, sidomos në gjysmën e dytë të muajit.

    Binjakët ♊ (21 maj – 21 qershor)

    Për ju, janari është një muaj dualiteti. Në dashuri mund të ndiheni të përçarë mes dy emocioneve apo situatave. Çelësi është qartësia: shmangni ndërlikimin e gjërave në mënyrë të panevojshme. Në punë, energjia është e lartë, por rrezikoni ta shpërdoroni në shumë projekte. Përqendrohuni në atë që ka vërtet rëndësi. Shëndeti kërkon ekuilibër: mos e neglizhoni mendjen dhe trupin tuaj. Fati është i luhatshëm, por nëse i luani letrat mirë, do të dilni në krye.

    Gaforrja ♋ (22 qershor – 22 korrik)

    Të dashur Gaforre, Janari ju fton të dilni nga guaska. Në dashuri, është koha për të shprehur ndjenjat tuaja: guximi mund të çojë në surpriza të këndshme. Në punë tregohuni më të shkathët dhe mos kini frikë të kërkoni atë që meritoni. Shëndeti juaj do të përmirësohet nëse ndaloni së menduari dhe filloni të kujdeseni për mirëqenien emocionale. Fati është i matur: mos i nënvlerësoni shenjat e vogla të universit.

    Luani ♌ (23 korrik – 22 gusht)

    Janari është muaji yt për të shkëlqyer, Luan, por mos lejo që krenaria të verbojë. Në dashuri ka një energji të bukur pasionante, por kujdes të mos tregoheni shumë dominues. Në punë, karizma juaj do ju çojë larg, por vetëm nëse dini të bashkëpunoni me të tjerët. Shëndeti është i fortë, por mos e teproni me sforcim në ushqim. Fati është me ju, por mbani mend se forca e vërtetë qëndron në ekuilibër.

    Virgjëresha ♍ (23 gusht – 22 shtator)

    Janari ju kërkon të ngadalësoni, e dashur Virgjëreshë. Në dashuri mund të ndiheni të pasigurt, por mos lejoni që frika e gabimeve t’ju paralizojë. Në punë, saktësia është e rëndësishme, por mos u fiksoni pas detajeve: shikoni pamjen e madhe. Shëndeti kërkon pushim: pak relaksim do ju bëjë mirë. Fati është i moderuar, por përkushtimi juaj do t’ju sjellë megjithatë rezultate pozitive.

    Peshorja ♎ (23 shtator – 22 tetor)

    Ky muaj ka të bëjë me balancimin e gjërave për ju, Peshore. Në dashuri, është koha për të marrë vendime të rëndësishme: mos i shtypni gjërat. Në punë, mundësitë janë në majat më të larta, por do t’ju duhet të punoni shumë për t’i kapur. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të kujdeseni për mendjen tuaj me momente meditimi apo relaksi. Fati është i favorshëm, veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale.

    Akrepi ♏ (23 tetor – 22 nëntor)

    Të dashur Akrepë, Janari është një muaj intensiv. Në dashuri pasioni juaj është në maksimum, por kujdes të mos tregoheni shumë posesivë. Në punë keni fuqinë t’i ktheni vështirësitë në mundësi, por vetëm nëse qëndroni të qetë. Shëndeti është i fortë, por shmangni stresin e panevojshëm. Fati luhatet: besojini intuitës suaj për të lundruar në situatat më komplekse.

    Shigjetari ♐ (23 nëntor – 21 dhjetor)

    Janari është një muaj dinamik për ju, Shigjetar. Në dashuri, dëshira për aventura mund t’ju çojë larg, por mos harroni të mos lini pas dore ata që ju duan. Në punë, është koha për të nisur projekte të reja: energjia juaj është ngjitëse. Shëndeti është i mirë, por kujdes mos e teproni me angazhimet. Fati është në anën tuaj, veçanërisht nëse guxoni të dilni nga zona e rehatisë.

    Bricjapi ♑ (22 dhjetor – 20 janar)

    Janari është muaji juaj par excellence, Bricjapë. Në dashuri, stabiliteti është forca juaj, por mos harroni ta befasoni partnerin tuaj me gjeste të vogla. Në punë, ju jeni lideri i padiskutueshëm: përdorni këtë pozicion për të ndërtuar themele të forta. Shëndeti kërkon vëmendje, veçanërisht kur bëhet fjalë për menaxhimin e stresit. Fati është i vazhdueshëm dhe ju mbështet në momentet vendimtare.

    Ujori ♒ (21 janar – 19 shkurt)

    Të dashur Ujorë, Janari ju fton të shikoni përpara. Në dashuri, është koha për të bërë një hap prapa dhe për të reflektuar: a jeni në rrugën e duhur? Në punë, kreativiteti është arma juaj fituese, por kujdes që të mos humbisni në shumë ide. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të flini më shumë. Fati është në anën tuaj, por vetëm nëse veproni me vetëdije.

    Peshqit ♓ (20 shkurt – 20 mars)

    Janari është një muaj emocionues për ju, Peshqit. Në dashuri, lëreni veten të udhëhiqeni nga intuita: kjo mund t’ju çojë drejt një lidhjeje të thellë. Në punë, ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapni detaje që të tjerët i shpërfillin, por mos lejoni që emocionet të turbullojnë gjykimin tuaj. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje ndryshimeve sezonale. Fati është bujar, sidomos në çështjet e zemrës./NOA.AL

  • Të shtëna me armë brenda klubit “Cinco Cavalli”, panik tek njerëzit, policia fsheh ngjarjen (Video)

    Të shtëna me armë brenda klubit “Cinco Cavalli”, panik tek njerëzit, policia fsheh ngjarjen (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimeve të viteve në Tiranë, në koncertin e zhvilluar nga Cinco Cavalli.

    Gjatë aktivitetit, i cili kishte të ftuar emra të njohur të muzikës si Alban Skenderaj, Dafina Zeqiri, Noizy dhe Stresi, festa është ndërprerë nga të shtënat e papritura të armëve.

    Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te të pranishmit, që mendohet se kanë qenë rreth 4 mijë vetë.

    Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, dëgjohet që të shtënat kanë ndodhur brenda ambienteve ku po zhvillohej koncerti, gjatë performancës së Stresit, i cili është detyruar të ndërpresë këngën dhe të largohet menjëherë nga skena.

    Po ashtu, Dafina Zeqiri ka refuzuar të dalë në skenë pas incidentit.

    Ajo që e bën edhe më të rëndë incidentin është fakti që ka ndodhur brenda një aktiviteti të organizuar dhe nën mbikëqyrjen e forcave të sigurisë. Pse nuk ka pasur masa më të forta të sigurisë në një event ku merrnin pjesë emra të njohur të showbiz-it dhe shumë persona të tjerë?

    Për të mos përmendur faktin që Policia e Shtetit duket se e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen, pasi nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar në lidhje me të.