Author: editor

  • Të shtëna me armë brenda klubit “Cinco Cavalli”, panik tek njerëzit, policia fsheh ngjarjen (Video)

    Të shtëna me armë brenda klubit “Cinco Cavalli”, panik tek njerëzit, policia fsheh ngjarjen (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimeve të viteve në Tiranë, në koncertin e zhvilluar nga Cinco Cavalli.

    Gjatë aktivitetit, i cili kishte të ftuar emra të njohur të muzikës si Alban Skenderaj, Dafina Zeqiri, Noizy dhe Stresi, festa është ndërprerë nga të shtënat e papritura të armëve.

    Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te të pranishmit, që mendohet se kanë qenë rreth 4 mijë vetë.

    Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, dëgjohet që të shtënat kanë ndodhur brenda ambienteve ku po zhvillohej koncerti, gjatë performancës së Stresit, i cili është detyruar të ndërpresë këngën dhe të largohet menjëherë nga skena.

    Po ashtu, Dafina Zeqiri ka refuzuar të dalë në skenë pas incidentit.

    Ajo që e bën edhe më të rëndë incidentin është fakti që ka ndodhur brenda një aktiviteti të organizuar dhe nën mbikëqyrjen e forcave të sigurisë. Pse nuk ka pasur masa më të forta të sigurisë në një event ku merrnin pjesë emra të njohur të showbiz-it dhe shumë persona të tjerë?

    Për të mos përmendur faktin që Policia e Shtetit duket se e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen, pasi nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar në lidhje me të.

  • “Parashikimet e Simpsons për vitin 2025″… një lajm jashtëzakonisht i keq për botën

    “Parashikimet e Simpsons për vitin 2025″… një lajm jashtëzakonisht i keq për botën

    Shfaqja televizive Simpsons ka qenë prej kohësh e lidhur me parashikimin në dukje të disa prej lajmeve më të mëdha në botë, duke përfshirë vajzën Hawk Tuah, një bashkëpunim të madh muzikor, krizën e kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar dhe hartën e zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA.

    Në vitin 2000, u transmetua episodi i sezonit të 11-të “Bart to the Future”, i cili i referohej në mënyrë të frikshme ngjitjes së Trump në pushtet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

    Fansat kanë qenë gjithmonë krejtësisht të hutuar se si e bën këtë shfaqje, por duket se mund të ketë disa parashikime për vitin 2025 – dhe nuk duket si lajm i mirë.

    Një zbulim global

    Hubpages na kujton se në një episod të The Simpsons, “Thank God It’s Doomsday”, Marge vendos të shkurtojë flokët e fëmijëve, por Bart dhe Lisa duan të shkojnë në një sallon të ri, më të freskët në qendër.

    Homeri i çon fëmijët atje gjithsesi, pavarësisht kundërshtimeve të Marge, por shkon tmerrësisht keq kur salloni është në kaos dhe dyshja mbeten me koka gjysmë të qethura.

    Të fshehur nga shokët e tyre të klasës, Bart, Lisa dhe Homeri vrapojnë në një kinema ku përfundojnë duke parë një film për Rrëmbimin.

    Pas filmit, Homeri është i frikësuar dhe mendon se Rrëmbimi është në rrugën e tij. Ai fillon të thotë se “yjet po bien nga qielli” dhe se “fundi është afër”.

    Ndërsa njerëzit e besojnë Homerin në fillim, apokalipsi nuk vjen kurrë dhe Homeri është një i dëbuar, por shpejt e kupton se ai në të vërtetë ka gabuar datën dhe se apokalipsi do të ndodhë.

    Disa minuta më vonë, ai i lutet Zotit që të shpëtojë familjen e tij. Pas disa negociatave, Zoti pranon të kthejë kohën pas dhe Homeri zgjohet nga “ëndrra” e tij përpara se të ribashkohet me të dashurit e tij.

    Ndonëse mund të tingëllojë pak e largët, fansat besojnë se temat e udhëtimit në kohë dhe apokalipsit mund të jenë një paralajmërim i vitit 2025.

    Lufta 3 Botërore

    Me konfliktet globale që përshkallëzohen në vitin 2024, nuk është çudi që njerëzit po e marrin seriozisht një parashikim të Luftës së Tretë Botërore.

    Që kur u transmetua The Simpsons, ka pasur disa referenca për një Luftë të Tretë Botërore të mundshme. Në një film të shkurtër të vitit 1987, Homeri është i bindur se Lufta e Tretë Botërore ka filluar dhe këmbëngul që familja të nxitojë në një strehë të improvizuar kopshtesh.

    Ndërkohë, një skenë e veçantë nga “Dasma e Lizës” e sheh të fejuarin britanik të Lizës, Hugh Parkfield, duke vizituar Tavernën Moe’s me Homerin dhe Bartin në të ardhmen.

    “Meqenëse shumë nga parashikimet e Simpsons janë realizuar, a do të realizohet ky parashikim i Luftës së Tretë Botërore?” pyeti një person në Tëitter .

    Apokalipsi zombie

    Në një episod të publikuar në vitin 2009 të titulluar “Shtëpia e pemës së tmerrit XX”, bota është e infektuar nga një virus që i kthen njerëzit në zombie.

    Bart duket se është i vetmi person imun ndaj virusit, kështu që familja nxiton në një zonë të sigurt për ta mbrojtur atë. Por në një kthesë të çuditshme, njerëzit e Springfield besojnë se ngrënia e Bart mund t’i bëjë ata të paprekshëm ndaj sëmundjes së zombive.

    Në një fund edhe më të çmendur të episodit, Bart arrin të “inokulojë” popullatën duke ndotur ushqimin e tyre përpara se ta hanë.

    Shumica prej tyre janë krejtësisht joreale, sigurisht, por ato kanë tema që i kemi parë më parë gjatë epokës së Covid.

    Përdoruesit e mediave sociale mendojnë se mund të kenë filluar diçka, me një që shkruan në TikTok : “Kjo është ajo që kam pyetur veten gjatë gjithë këtyre viteve pasi kam parë filma me zombie, duke menduar se kujt i lindi ideja? Dhe e dija që një ditë do të bëhej realitet”.

    Rezulton se edhe viti 2024 ishte parashikuar, megjithatë, me një shkrim tjetër në vitin 2023: “Simpsons kanë ‘parashikuar’ një apokalips në 2024./Top Channel

  • I dehur në timon përplaset me efektivin e policisë, arrestohet 34-vjeçari

    I dehur në timon përplaset me efektivin e policisë, arrestohet 34-vjeçari

    Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. K., (punonjës policie, jashtë shërbimit), 64 vjeç, banues në Gjirokastër.

    Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale. Me shtetasi M. K., janë kryer veprime administrative nga Policia Rrugore.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • 24-vjeçarja greke kishte ardhur në Shqipëri për festat, por humbi jetën/ Dy automjetet lëviznin me shpejtësi. Shoferi: Devijova për të mos përplasur…

    24-vjeçarja greke kishte ardhur në Shqipëri për festat, por humbi jetën/ Dy automjetet lëviznin me shpejtësi. Shoferi: Devijova për të mos përplasur…

    Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, teksa nga hetimet paraprake mësohet se te dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

    Sipas të dhënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip Peugeot ka bërë manovër të gabuar, ku edhe sipas deklarimit të tij në polici, ai ka deklaruar se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.

    Kjo manovër ka rezultuar fatale, pasi është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin Mercedes-Benz.

    Goditja ka qenë shumë e fortë, ç`ka ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares greke, pasagjere në mjetin Peugeot.

    Dy të rinjtë jetonin në Selanik, mësohet se kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

    Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen për arsye se është shtetase e huaj.

    Hetimet ende vijojnë nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Sherri në Sarandë, për shkak të një borxhi/ Të shtëna me armë dhe goditje me sende të forta, të përfshirë 4 efektivë

    Sherri në Sarandë, për shkak të një borxhi/ Të shtëna me armë dhe goditje me sende të forta, të përfshirë 4 efektivë

    Nje ngjarje e rende eshte shenuar pas mesnate ne fshatin Gjashte te Sarandes.

    Nje sherr qe dyshohet se ka lindur per shkak te nje borxhi ka degjeneruar ne te shtena me arme zjarri dhe goditje me sende te forta.

    Policia deri tani ka identifikuar 12 persona te perfshire ne ngjarje, nga te cilet dy kane mbetur te demtuar me sende te forta.

    Keta te fundit jane vellezerit Enea dhe Albi Nexhipi, te cilet kane marre ndihmen e pare ne spitalin e Sarandes.

    Mes personave te perfshire ne konflikt rezultojne te jene dhe 4 efektive policie, te gjithe me mbiemer Sulejmani, 3 prej te cileve vellezer. Nder te dyshuarit, tashme i identifikuar rezulton dhe nje ish efektiv policie.

    Deri tani ne Komisariatin e Sarandes jane dorezuar vullnetarisht 3 persona, pervec dy te demtuarve qe ishin shoqeruar me heret ne Komisatiat, nderkohe qe hetimet vazhdojne nen drejtimin e Prokurorise.

    Ne vendngjarje policia ka gjetur gezhoja pistolete si dhe automjete te demtuara.

    Aktualisht po kryhen kontrolle per shoqerimin e personave te dyshuar nderkohe qe po kqyren kamerat per identifikimin e personave te tjere.

  • “Kjo për gjyshërit e mi”, Ilnisa pozon pa të brendshme, zbulon shalët, të pasmet dhe…

    “Kjo për gjyshërit e mi”, Ilnisa pozon pa të brendshme, zbulon shalët, të pasmet dhe…

    Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVA3”, ka ngritur temperaturat në rrjetin social “Instagram”.

    E veshur me një fustan të zi, pa të brendshme, ajo ka zbuluar këmbët, shalët, të pasmet dhe pak nga gjoksi.

    “Ky vit ishte siç origjina që kam, mendoj. Gjysëm nga Menkulasi, gjysëm nga Kuçi. Pse e them këtë? Sepse është mundësi fantastike kur kupton se përrallat me gomerë nëpër pllaja dhe kollarot mbi këmishë nëpër maja: janë si puna e asaj të kundërtës që njeriu edhe kur nuk e kërkon e gjen. Si puna ime që në fund të çdo dhjetori, nuk ka rëndësi të tregoj se lexoj Kavafis; por s’mund të mohoj se kartolinën time po dua ta shkruaj nën emrin e tij:

    “Nuk kam qenë i kushtëzuar. Në fund
    i kam dhënë vete leje dhe kam shkuar.
    Kam shkuar te këanqësitë, gjysëm reale,
    gjysëm fryt i mendjes,
    në natën e ndritshme.
    Dhe kam pirë verëra të forta,
    që i pinë trimoshat e kënaqësisë.”

    Kjo për gjyshërit e mi. Natyrisht, lirinë, shkollimin dhe të mëkatshmet që më lanë të trashëgoj si ndriçim në çdo vit që lë pas, pa kthyer më kokën. Sepse nuk dua.
    Jo s’e s’mund ta bëj!”, ka shkruar ajo.

  • Martinoviqi vrau vëllezërit binjakë dhe pronarin e tavernës, e më pas edhe fëmijët e tij

    Martinoviqi vrau vëllezërit binjakë dhe pronarin e tavernës, e më pas edhe fëmijët e tij

    Aco Martinoviq kreu masakër në Cetinje të Malit të Zi, ku vrau 12 persona dhe plagosi katër të tjerë.

    Martinoviq vrau shtatë burra, tri gra dhe dy fëmijë, shkruan portali malazez “Vijesti.me”.

    Në mesin e viktimave janë Millosh Martinoviq, vëllai i tij binjak Marko dhe gruaja e tij Marija, dhe një nga viktimat është Mirko Vuletiq, pronari i tavernës ku filloi horrori.

    Martinoviq kishte qenë në konflikt më parë me njëri nga viktimat, të cilin e kishte takuar në një tavernë.

    Sipas portalit RTCG, pas kësaj ai shkoi më tej drejt Humcit, një vendbanimi në afërsi të qytetit të Cetinjes, ku vrau fëmijët e pronarit të lokalit dhe një grua.

    Aco Martinoviq, i dyshuari për masakrën e Cetinjës, ka ndërruar jetë pasi tentoi të vetëvritej.

    Ai është gjetur pranë shtëpisë së tij në vendbanimin Humci në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

  • Goditi me sende të forta dhe tentoi të p*rdhunonte një grua 61-vjeçare, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

    Goditi me sende të forta dhe tentoi të p*rdhunonte një grua 61-vjeçare, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

    Policia e Selanikut ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për tentativë përdhunimi, dhunë dhe grabitje ndaj një gruaje 61-vjeçare greke.

    Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Vitit të Ri në zonën e Pylaias, pas një takimi mes të dyve.

    Sipas hetimeve, 23-vjeçari ka tentuar të detyrojë 61-vjeçaren në një akt seksual, duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike.

    Ai e ka goditur viktimën me një helmetë dhe një shishe, ndërkohë që i ka marrë edhe celularin.

    Pavarësisht përpjekjes për t’u arratisur dhe rezistencës së fortë, policia e arrestoi të riun. Gjatë kontrollit, policia gjeti celularin dhe një çelës që i përkisnin viktimës

    61-vjeçarja është dërguar në spitalin e qytetit, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, 23-vjeçari do të dërgohet përpara Prokurorisë kompetente për të vazhduar procedurat ligjore.

  • Sherr me sende të forta, të përfshirë edhe punonjës policie, 2 përfundojnë në spital

    Sherr me sende të forta, të përfshirë edhe punonjës policie, 2 përfundojnë në spital

    Një konflikt ka shpërthyer në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje me sende të forta.

    Dyshohet se motivet e këtij konflikti janë të dobëta. Në këtë ngjarje, kanë qenë të përfshirë edhe punonjës të Policisë, përveç qytetarëve të tjerë.

    Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë mbetur të dëmtuar dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

    Po ashtu, disa shtetas të tjerë, përfshirë punonjës të Policisë jashtë shërbimit, janë shoqëruar gjithashtu për të marrë deklarata dhe hetuar rreth ngjarjes.

    Sarandë/Informacion paraprak

    Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

    Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
    Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

    Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

  • Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqenda

    Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqenda

    Mëngjesin e kësaj të enjteje, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë në shkallën Rihter ka ndodhur në Thesproti të Greqisë, rreth orës 06:51.

    Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në juglindje të Tsamandas, në Thesprotia, dhe thellësia fokale ishte 5 kilometra.

    Greqia është e njohur për rrezikun e lartë ndaj tërmeteve, duke qenë se ndodhet në një zonë me aktivitet tektonik të shtuar.