Author: editor

  • Laert Vasili dhe G-Bani i shprehën pëlqimin, Valbona Mhilli i shtang: Nuk kam ardhur të gjej burrë!

    Laert Vasili dhe G-Bani i shprehën pëlqimin, Valbona Mhilli i shtang: Nuk kam ardhur të gjej burrë!

    Moderatorja e njohur, Valbona Mhilli banore e “Big Brother VIP 4” ka marrë pëlqimin e dy banorëve, G-Banit dhe Laert Vasilit.

    Të dy djemtë kanë shprehur pëlqim për Valbonën, ndërsa e kanë vendosur në vështirësi se m kë duhet të kalojë më shumë kohë brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.

    Kjo e ka bezdisur moderatoren, e cila i ka refuzuar të dy duke thënë se nuk ka hyrë në këtë format për të gjetur burrë.

    “Nuk jam e interesuar, nëse duan të më trajtojnë si shoqe le të më flasin. Unë për të dashur dhe për burrë nuk dua asnjë njëri fare. Mos më fiksojë njëri zero, nuk dua të më fusin mua në këtë gjë. Nuk kam ardhur për burrë, as nuk kam rënë në dashuri, nuk dua as njërin as tjetrin”, – u shpreh Valbona.

  • Papa Françesku emëron gruan e parë në krye të zyrës në Vatikan

    Papa Françesku emëron gruan e parë në krye të zyrës në Vatikan

    Papa Françesku emëroi sot gruan e parë në krye të një zyre të madhe në Vatikan, murgeshën italiane Simona Brambilla, si prefekte të departamentit përgjegjës për të gjitha urdhrat fetarë të Kishës Katolike.

    Brambila, 59 vjeçe, është anëtare e urdhrit fetar misionar Consolata dhe ka shërbyer në departamentin e rendit fetar që nga viti i kaluar, raportoi AP.

    Ajo mori detyrën nga kardinali në pension Joao Braz de Aviz 77 vjeç.

    Emërimi shënon një hap të madh në përpjekjet e Papa Françeskut për t’u dhënë grave më shumë role udhëheqëse në qeverisjen e kishës, tha agjencia amerikane.

    Asnjëherë më parë një grua nuk është emëruar prefekte e një dikasteri ose kongregacioni të Kurisë së Selisë së Shenjtë, organi qendror drejtues i Kishës Katolike, shtoi AP.

    Papa Françesku emëroi sot kardinalin Robert McElroy nga San Diego si Kryepeshkop të Uashingtonit.

    McElroy 70 vjeç zëvendësoi kardinalin Wilton Gregory 77 vjeç.

  • Gjithnjë të bashkuar, regjisorja kujton porosinë e fundit të nënës së ndjerë

    Gjithnjë të bashkuar, regjisorja kujton porosinë e fundit të nënës së ndjerë

    Familja e madhe e Rozi Kostanit përfshin dy vëllezër e një motër ku secili ka krijuar familjen e tij të vogël. Njëri prej vëllezërve jeton në Brazil, por pavarësisht largësisë, ata kontaktojnë rregullisht dhe përpiqen që lidhja mos të zbehet.

    Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, regjisorja tregon se kjo është edhe dëshira e nënës së tyre të ndjerë. Përpara se të ndahej nga jeta, ajo u kërkoi fëmijëve që mos t’ia lëshonin duart njëri-tjetrit në asnjë moment.

    Rozi Kostani: Ne i kemi humbur prindërit, mamin para 7 vitesh, babin para 4 vitesh dhe një porosi na e kanë lënë që ne përpiqemi shumë ta ruajmë dhe ta mbajmë fort. Kur iku mami, u largua nga kjo botë, na i kapi duart dhe tha “ju lutem mos e humbni njëri-tjetrin sepse nëse më doni ose nëse na doni, ne jemi brenda jush kështu që mbajini fort këto lidhje”. Çfarëdo që të ndodhë se pronat janë një ndër problemet më të mëdha në familje, “çfarëdo që të ndodhë, ju lutem mbajeni fort njëri-tjetrin” dhe këtë porosi me çfarëdo lloj gjëje që mund të na ndodhë në familje ose çdo hatërmbetje sepse është e pamundur që të mos kesh një gjë të vogël, ti duhet të marrësh frymë thellë dhe të kujtosh atë porosi të mamit tënd.

    Katerina Trungu: Pra duhet të zbatosh atë porosi, atë amanet.

    Rozi Kostani Atë porosi por edhe sepse unë mendoj që lidhja e gjakut është më e fortë se çdo gjë tjetër. Vërtet mund të kesh një konflikt, por ajo duhet të mbizotërojë, lidhja e gjakut, mos ta bësh gjakun ujë thotë populli se është shumë e thjeshtë për ta holluar, për ta tretur./tvklan.al

  • Ilir Meta “del” nesër nga qelia, do të pyetet në SPAK

    Ilir Meta “del” nesër nga qelia, do të pyetet në SPAK

    Ish-Presidenti Ilir Meta do të dalë nesër për disa orë nga qelia ku po qëndron, për t’u dërguar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, mëson se Meta do të paraqitet në SPAK në orën 10:00.

    Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

    Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “arrest në burg”.

    SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes Berisha 2.

    Ish-Presidenti reagoi në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e martë, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

    “Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebook-un e Ilir Metës.

  • ISHP: Nuk ka vend për panik nga virusi kinez

    ISHP: Nuk ka vend për panik nga virusi kinez

    “Virus i njohur, ka qenë në qarkullim prej vitesh”
    Virusi metapneumovirus njerëzor, i cili ka vendosur në alarm autoritetet kineze, dhe ato europiane për shkak të përhapjes së tij, ka tre dekada që qarkullon në të gjithë botën.

    Epidemiologu Dritan Ulqinaku nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se deri tani nuk asnjë rast të konfirmuar në laborator, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qarkulluar në Shqipëri në sezonin e infeksioneve respiratore.

    “Ka disa dekada që është zbuluar, ka shumë vite që po qarkullon. Nuk përjashtohet nundësia, bile është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tone sepse studimet e shumta tregojnë se ky virus është 8-15 % i të gjitha virozave të stinës”, thotë Ulqinaku.

    ISHP po analizon të gjitha rastet spitalore me infeksione respiratore.

    “E veçanta është se mund të kemi një ndryshim të strukturës së virusit, e cila po studiohet, survejanca jonë është e shtrirë tek rastet e rënda, ato spitalore. Nuk është se ka diçka të veçantë me atë që ka qarkulluar vitet e tjera që të mund të na vërë në panik.”

    Në 95 % të rasteve, metapneumovirusi i njeriut, HMPV i ngjan shenjave të rrufës.

    “Ka shenjat e një rrufe të zakonshme në 95% të rasteve, rrjedhje hundësh dhe e veçon nga gripi, temperaturë subfebrile, dhimbje koke dhe në 5% të rasteve ky infeksion kalon tek bronket dhe pneumoni.”

    Më të prekurit janë fëmijët nën 6 vjeç dhe të moshuarit. Specialistët thonë se nuk ka vend për një pandemi pasi virusi ka qarkulluar prej vitesh në popullatë.

  • U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë

    U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë

    U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë
    Edhe pse për shumë kohë u tregua hermetike, vetë Lori Hoxha ka ndarë disa pamje nga dasma e shumëpërfolur me biznesmenin e njohur Vis Bajraktari.

    Me një fustan të bardhë mendafshi dhe me gurë në pjesën e sipërme, vihet në pah silueta joshëse, ku çdo element duket qartë se është kuruar me detaje.

    Teksa në rrjetet sociale ndan momente nga viti që lamë pas, Lori në mbishkrim shkruan: 2024 më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025 ka drite, e di qe do të me gjejë.

    Kujtojmë që Lori dhe Visi kanë një histori të gjatë dashurie që ka filluar që në bankat e shkollës. Prej shumë kohësh askush nga të dy nuk kanë bërë publike asnjë detaj nga jeta personale.

    Pak kohë më parë ka qenë stilisti i famshëm Valdrin Sahiti i cili “guxoi” të publikonte një foto të Lori Hoxhës nga ceremonia. Çifti ka qenë tepër specifik në njoftimin e tyre teksa u kshte kërkuar të gjithë të ftuarve që asnjë video apo foto të mos dilte jashtë dyerve të “Sheraton”.

    https://www.instagram.com/lorihoxha/?utm_source=ig_embed&ig_rid=652b6b02-7961-4483-b6a5-e41317bef091

  • Stresi reagon pas deklaratës së Bernardit në BBV4: Po zhdukin fjalën nënë e babë, po luajnë me simbolet kombëtare

    Stresi reagon pas deklaratës së Bernardit në BBV4: Po zhdukin fjalën nënë e babë, po luajnë me simbolet kombëtare

    I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm. Stresi u ndal dhe tek reagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual…

    Reperi u shpreh: Këta njerëz flasin kundër urrejtjes, kur urrejnë familjen e vet. E urrejnë sepse nuk janë askush që të zhdukin fjalën ‘nënë’ e ‘bab’. Këta po e zhdukin.

    Këto specie të tilla, nuk e di si marrin guximin të bëjnë deklarata të tilla në një reality show. Kam më shumë respekt për ata që janë diskret, by*****… Kam shumë arsye të forta pse jam kundër atyre dhe do jem gjithmonë.

    Stresi dha gjithashtu dhe një deklaratë goditëse për homoseksualët dhe për aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTQ+: Kam të drejtën të mendoj dhe kam dyshimet e mia, që këta paguhen nga një organizatë e madhe që të përhapin këtë frymë në reality show. Xheni Karaj paguhet patjetër. Kam mendimet e mia, qofshin të gabuara apo jo. Këta prishin vlerat e familjes.

    Është sfidë e madhe të flasësh kundër tyre. Por ne si popull kemi sfida më të mëdha. Jam këtu për të folur kush ka fëmijë që do t’i rrisë e t’i edukojë, duhet të ngrejë zërin se fëmija i tyre mund të rritet e të bëhet pjesë e këtyre komuniteteve.

    Se çfarë bëjnë ata me prapanicat e veta nuk është puna ime. Unë jam këtu për të treguar replikat dhe kritikat e mia, dhe mendimin tim shumë të fortë. Këta kanë luajtur me simbolet tona kombëtare. Dhe ky është gabim i madh. Janë vlera antikombëtare. I bie që nuk e duan Shqipërinë./ TAR

  • SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, 60 milionë amerikanë paralajmërohen për mot të keq pas stuhisë Blair

    SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, 60 milionë amerikanë paralajmërohen për mot të keq pas stuhisë Blair

    Më shumë se 60 milionë amerikanë janë paralajmëruar për mot të ashpër pasi një stuhi e quajtur Blair, e nxitur nga një vorbull polare, dërgoi motin Arktik në pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore. 30 shtete janë prekur, mes tyre shtatë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe shumë kanë përjetuar ngricë, borë, erëra të forta dhe stuhi. Ndërsa shtete të tjera, si Arkansas dhe Teksas, kanë qenë në vëzhgim të tornadove.

    Mijëra fluturime janë anuluar, shumë shkolla janë mbyllur dhe rrugët janë kufizuar. Ndër zonat më të goditura të dielën ishin Kansas dhe Misuri, të cilat u zbardhën nga dëbora deri në 30 cm në disa vende. Stuhia ka filluar të zbutet ndërsa lëviz drejt bregut lindor të SHBA-së.

    Megjithatë meteorologët shprehen se situate mbetet serioze në Misuri dhe Kansas. Paralajmërimi u shtri edhe në New Jersey për të hënën dhe deri në orët e para të së martës. “Për vendet në këtë rajon që pritet të kenë sasitë më të mëdha të borës, mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit të dielën herët. Meteorologët kanë paralajmëruar qytetarët në zonat e prekura që të qëndrojnë në shtëpi për të evituar rrezikun.

    (BalkanWeb)

  • Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u nxor në pritë nga një profil i rremë në rrjetet sociale

    Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u nxor në pritë nga një profil i rremë në rrjetet sociale

    Detaje të tjera janë mësuar pas vrasjes në Shkodër.

    Ramazan Mataj u nxor në pritë nëpërmjet rrjeteve sociale.

    Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33 -vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet Facebook-ut nga një profil me emrin e nje femre.

    Me një Facebook fals ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra.

    Nga telefoni i viktimës ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt.

    Në bisedat në Facebook dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.

    Sipas burimeve nga policia vendi është zgjedhur qëllimisht pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat./SYRI.net

  • Atentati në Shkodër/ Babai i viktimës: Nëse ngjarja nuk do të zbardhet, do ta kërkoj vetë autorin!

    Atentati në Shkodër/ Babai i viktimës: Nëse ngjarja nuk do të zbardhet, do ta kërkoj vetë autorin!

    Babai i Ramazan Matajt, Fatmir Mataj tha për Shqipëria Live” se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme.

    Ai u shpreh se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autorin.

    Babai i viktimës: Mos abuzoni. Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë. Mos krijojmë viktima më shumë, ta mbyllim programin më keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë.

    Nuk kemi asnjë dyshim, më pas dyshim do kisha vepru brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur. Në 8:20 na kanë lajmëru, unë kam shëtit gjithkund.