Author: editor

  • SHBA / Makina përplas grupin e këmbësorëve, shoferi zbret dhe hap zjarr me armë! Raportohet për 10 viktima (Video)

    SHBA / Makina përplas grupin e këmbësorëve, shoferi zbret dhe hap zjarr me armë! Raportohet për 10 viktima (Video)

    Një makinë u përplas me një grup njerëzish në New Orleans të SHBA-së, duke vrarë disa persona, tha policia.

    Gjithçka ndodhi në rrugën Bourbon rreth orës 3:15 të mëngjesit me orën lokale, raportoi stacioni televiziv lokal WGNO. Rruga Bourbon ndodhet në lagjen franceze të New Orleans. Përgjatë asaj rruge, mijëra njerëz morën pjesë në festimet e Vitit të Ri mbrëmë.

    Policia nuk ka dhënë ende numrin e saktë të viktimave, si dhe numrin e të plagosurve.

    Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, ndërsa rruga aktualisht është e mbyllur.

    Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur asgjë për motivin e këtij akti, apo nëse bëhet fjalë për terrorizëm.

    CBS News raporton, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve, se një kamion u përplas me një turmë në rrugën Bourbon me shpejtësi të madhe, dhe më pas shoferi doli dhe filloi të qëllonte me armën e tij dhe policia iu përgjigj zjarrit.

  • “Xhampaolo po e përjashton”, në Itali zbulojnë prapaskenat me Ylber Ramadanin: Mund të shitet, është e paimagjinueshme që…

    “Xhampaolo po e përjashton”, në Itali zbulojnë prapaskenat me Ylber Ramadanin: Mund të shitet, është e paimagjinueshme që…

    Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, po kalonte një moment fantastik në karrierën e tij, duke u shndërruar në një lider te skuadra e Leçes, por krejt papritur, marrëdhënia e tij me drejtuesit duket se është krisur, teksa gjasat janë që shqiptari të largohet në merkaton e janarit nëse i vjen një ofertë e mirë.

    Në të njëjtën linjë është edhe gazetari italian, Françesko Romano, i cili në një deklaratë të dhënë së fundmi në media, ka analizuar me kujdes çështjen “Ramadani” duke deklaruar:

    “Është e qartë që pas ndeshjes kundër Romës, ku u zëvendësua sa nisi pjesa e dytë, ka diçka që nuk shkon në rastin e tij, nuk ka hyrë më në fushë. Edhe nëse nuk do ta pranojnë kurrë, por nëse do të vijë një ofertë konkrete për të, te Leçe do ta mendojnë seriozisht sepse është e qartë se Xhampaolo po e përjashton.

    Sinqerisht e prisja të luante titullar kundër Komos dhe gjithashtu në pjesën e dytë e prisja të hynte në vend të Kaba, por nuk ndodhi. Ramadani është nervoz, gjithmonë aktiv në aspektin negativ. Po flasim për një lojtar i cili është titullar i padiskutueshëm te Shqipëria dhe është e paimagjinueshme që një lojtar i tillë të mos shohë fushën që nga ndeshja kundër Romës. Përkundër mungesës së aktivizimit, për mua kush e merr Ramadanin në janar do të bënte një blerje të mirë”, tha gazetari italian./PANORAMASPORT.AL

  • Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë

    Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë

    Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në shtator 2024 rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

    Një risi e rëndësishme pritet për vitin 2025 në tregun e sigurimeve. Pas disa vitesh përpjekje, pritet që për herë të parë të mundësohet aplikimi i primeve të diferencuara për primin e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve.

    Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në shtator 2024 rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.
    Rregullorja e re sjell zbatimin e parimit të bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm, që parashikon çmim më të lartë për drejtuesit që shkaktojnë dëme, por njëkohësisht sjell edhe disa faktorë shtesë që faktorizojnë në prim rrezikun më të lartë ose më të ulët për dëme. Parimi i bonus-malus parashikohet në ligjin “për sektorin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që hyri në fuqi në vitin 2021.

    Megjithatë, ligji përcakton se bonus-malus nuk është i detyrueshëm, por si një faktorët e rrezikut që kompanitë e sigurimit mund ta përdorin në llogaritjen e primit.

    Në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit; vjetërsia e mjetit.

    Përveç faktorëve të mësipërm, rregullorja parashikon që shoqëritë e sigurimit mund të zbatojnë edhe faktorë të tjerë risku, të përcaktuara prej tyre.

    Këta faktorë risku do të përdoren në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave, në produktin e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë e brendshme ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme), por jo për produktet e sigurimit kufitar dhe të kartonit jeshil.

    Shoqëritë e sigurimit do t’i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas metodologjisë së përcaktuar, por janë të detyruara të njoftojnë AMF-në të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit.

    Së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti me shkrim.

    Autoriteti, në funksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve, nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit të sigurimit nuk është e saktë, ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuar me këtë rregullore.

    Shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë tarifa të primit të sigurimit të ndryshme nga ato të raportuara në Autoritet dhe nuk mund t’i ndryshojnë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm më shumë se dy herë brenda një viti kalendarik.

    Shoqëritë e sigurimit duhet të publikojnë në faqen zyrtare të internetit, gjatë gjithë periudhës së zbatimit, koeficientët e faktorëve të riskut, shoqëruar me raste të zbatimit të tyre në praktikë, si dhe primet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

    Shoqëritë e sigurimit gjithashtu duhet të mbajnë të afishuara në çdo pikë shitjeje tabelat me primet e sigurimit, të miratuara gjatë periudhës së zbatimit të tyre.

  • Horoskopi, si do të jetë viti 2025 për Dashin dhe Demin, parashikimi nga Jorgo Pulla

    Horoskopi, si do të jetë viti 2025 për Dashin dhe Demin, parashikimi nga Jorgo Pulla

    Dashi

    Fillon një fazë të re të jetës. Nga njëra anë kemi Neptunin që kalon në shenjën e Dashit, kurse në anën tjetër ndikimin e Saturnit në muajin maj, ku do të thotë ndryshime, mundësi. Edhe pse janë në krahun e kundërt me njëri tjetrin, me zgjuarsi, me maturi do t’ia dalin. Ka shumë mundësi dhe gjëra pozitive që do të arrijnë të përfundojnë një plan të tyre në fushën e biznesit. Gjithashtu ka një ndikim shumë të mirë të dhjetëditëshit të tretë sidomos, sepse kanë një moment mjaft të mirë me punën, me karrierën, me vendimet që do të marrin.

    Në fund të muajit mars, eklipsi diellor prek drejtpërdrejt çështjet e fillimeve të reja, duke mbyllur çështjes e së shkuarës. Në aspektin familjar, ka një zhvillim pozitiv. Gjithashtu edhe në aspektin e biznesit ka një ndikim shumë të mirë.

    Në çështjet e ligjit duhet të jenë shumë të vëmendshëm, ata në fund të 10-ditëshit të dytë dhe të tretë, por duhet të jenë të kujdesshëm të mos nxitohen, duke mos u ndikuar se çfarë flasin të tjerët.

    Në fushën e dashurisë, gjithashtu ka të bëjë shumë lidhjet Dash-Bricjap, Dash-Gaforre, por dhe Virgjëreshë të 10-ditëshit të dytë.

    Demi

    Motoja për këtë vit për shenjën e Demit është ‘Bëni kontaktet e duhura’. Këtë vit për herë të parë pas disa vitesh, Urani largohet nga shenja e Demit. Ky ndikim do të thotë që mbarojnë një herë e mirë problemet për shenjën e Demit. Në 3-mujorin e parë të këtij viti e kanë suksesin brenda. Edhe çëshjet ekonomiko-financiare do të favorizohen. Ndërsa, nga vera do të favorizohen udhëtimet, kontaktet me njërëz të rëndësishëm.

    Çështjet gjyqësore do të përfitojnë dhe nga tani deri në muajin maj kanë mundësinë për të zgjidhur problemet. Jo vetëm kaq, por për ata që janë jashtë apo në udhëtim e sipër do të nisin një jetë të re. Në fushën e dashurisë, edhe pse kanë pasur disa çështje problematike, kanë një fije shprese për të filluar një lidhje me Bricjap, Luan dhe Akrep. Në muajin mars mund të shkojnë në altar.

  • “Duhet regjim i detyruar”, Ledjona flet për aksidentin, thotë se ka dëmtuar shtyllën kurrizore

    “Duhet regjim i detyruar”, Ledjona flet për aksidentin, thotë se ka dëmtuar shtyllën kurrizore

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ledjona Xheladinaj, ka bërë dje një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj. Këta të fundit e kanë pyetur shumë rreth aksidentit që ka bërë, si është dhe çfarë lëndimesh ka marrë.

    Ledjona u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve, duke thënë se është mirë, po e merr veten.

    Pjesë nga bashkëbisedimi me ndjekësit:

    Ledjona a je më mirë tani? Të uroj shërim sa më të shpejtë! A ke përgatitur ëmbëlsirë për Vitit të Ri?

    Falë Zotit jam më mirë dhe po ndjej përmirësim çdo ditë! Për të qenë e sinqertë nuk i kam shumë qejf festat e fundvitit. Po nuk do mungojë bakllavaja. Ps: ma kanë sjellë nuk e kam bërë vetë.

    Si je? Çfarë ndodhi me ty e dashur? Jetë e shëndet për 2025

    Një aksident gjatë xhirimeve por që më mori të keqen syri keq! Vetëm shëndet dua pastaj të tjerat.

    Çfarë dëmtimi pate në trupin tënd? Je shumë e fortë, të adhuroj, je femër superiore

    Në shtyllën kurrizore, e cila kërkon 6 javë regjim të detyruar, por mbeten të 2024, ndaj qeshim dhe e presim 2025 me humor dhe forcë.

  • Valbona i jep një puthje Laertit, planifikojnë edhe sa fëmijë do bëjnë (Video)

    Valbona i jep një puthje Laertit, planifikojnë edhe sa fëmijë do bëjnë (Video)

    Valbona dhe Laerti prej ditëve të para duket se janë afruar shumë me njëri- tjetrin.

    Ata shoesh bisedojnë dhe rrinë sëbashku, ndërsa mbrëmjen e djeshme moderatorja i ka thënë Laertit në bisedë e sipër se pasi të dalë nga shtëpia e Big Brother do të bëjë binjakë.

    Laerti: Me mua?

    Valbona nuk i kthen përgjigje. Qesh dhe vijon duke folur për dëshirën e saj sesi do të ketë djalë dhe vajzë shumë shpejt.

    Më pas, ajo e puthi në faqe Laertin teksa përshëndeti nga ekrani nënën e tij.

  • Ngjarje tronditëse/ I mituri shqiptar i plagosur rëndë në vendin fqinj, dyshohet se …

    Ngjarje tronditëse/ I mituri shqiptar i plagosur rëndë në vendin fqinj, dyshohet se …

    Një 15-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri pas pas mesnate në Greqi, pas të shtënave në zonën e Aspropirgos.

    I mituri është plagosur në bark dhe po trajtohet në gjendje kritike për jetën në spitalin Thriasios në Elefsinë.

    Siç është bërë e ditur nga Policia, i mituri është gjetur në rrugë nga një 44-vjeçar që po lëvizte me makinë.

    Hetimet paraprake për ngjarjen e përgjakshme po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore.

  • Parashikimi i motit 1 Janar 2025/ Vijojnë temperaturat nën zero

    Parashikimi i motit 1 Janar 2025/ Vijojnë temperaturat nën zero

    Vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimatare, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

    Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta.

    Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit, deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

  • Viti nis me “dhimbje koke” për këto tri shenja të Zodiakut. Njihuni me Horoskopin për këtë 1 janar, 2025

    Viti nis me “dhimbje koke” për këto tri shenja të Zodiakut. Njihuni me Horoskopin për këtë 1 janar, 2025

    Dashi

    Do të keni një ditë plot aktivitet sot. Sigurohuni që të keni një mëngjes pozitiv dhe të shëndetshëm që të merrni energji. Sa i përket sentimentit sentimental, gjërat do të duken të qëndrueshme.

    Demi

    Nëse keni menduar të bëni një blerje, shikoni për ofertat më të mira. Mos shkoni për atë që ju reklamohet më shumë. Kjo këshillë vjen sepse situata ekonomike ditën e sotme nuk është në formën më të mirë.

    Binjakët

    Ju mund të jeni duke luftuar me një situatë të ndërlikuar tani ndaj është me rëndësi që të merrni sa më shumë informacion përpara se të ndërmerrni një vendim. Në aspektin financiar, lajmet duken pozitive.

    Gaforrja

    Për të arritur atje ku doni sa më shpejtë në karrierën tuaj, duhet të ekuilibron aftësitë tuaja. Kjo është një kohë e mirë përbashkëpunim. Cdo fërkim që keni pasur me eprorët tuaj po i vjen fundi.

    Luani

    Të mësoni diçka të re është e pamundur nëse mendoni se i dini të gjitha, prandaj sigurohuni që të ruani përulësinë. Sot do të vlerësohet shumë nëse u vini në ndihmë njerëzve të tjerë.

    Virgjëresha

    Cdo problem që ju keni me bashkëpunëtorët tani mund ta bëjë ditën e punës më të pakëndshme, por ato janë të pashmangshme. Jini të hapur për një mendim tjetër në rast jeni duke menduar për të bërë një investim.

    Peshorja

    Një aktivitet shoqëror mund t’ju shkaktojë lodhje. Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë, gjeni një justifikim për ta anuluar pjesëmarrjen. Gjërat do të jenë në rregull, kështu që thjesht pushoni dhe përpiquni të kënaqeni!

    Akrepi

    Dikush për të cilin keni interes ose ju pëlqen mund të bëjë diçka që ju shqetëson vërtet sot, por ju do të duhet të bëni çmos për të mos u zemëruar me atë. Ai është një person i mirë dhe ju e dini këtë. Përkundrazi, përpiquni ta forconi raportin tuaj.

    Shigjetari

    Kjo është një ditë e shkëlqyer për të bërë shumë gjëra dhe të argëtoheni ndërsa e bëni këtë! Koha është në anën tuaj tani, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Një raport sentimental duket i shëndetshëm.

    Bricjapi

    Nëse një marrëdhënie e re që ka nisur së fundmi është duke ecur mirë përpiquni ta ruani dhe ta forconi atë. Kjo vlen si në aspektin profesional edhe sentimental Në çështjet financiare mund të merrni lajme pozitive.

    Ujori

    Sot mund të shënohet fillimi i diçkaje të re për ju. Vazhdoni të bëni atë që jeni duke bërë, dhe mos harxhoni shumë energji duke kërkuar diçka të re. Në çështjet e aspektit profesional, përpiquni të jepni maksimumin edhe nëse mendoni se nuk po merrni vlerësimin e duhur.

    Peshqit

    Energjia juaj është e lartë sot, por pak eksplorim do ta bëjë atë edhe më të fortë! Provoni të bëni diçka të re sot. Mos u izoloni në gjëra monotone. Një lidhje sentimentale mund t’jua bëjë ditën më të bukur.

  • Të lindurit e parë për vitin 2025 janë dy djem binjakë, Rama: Lajmësit e një viti me bereqet!

    Të lindurit e parë për vitin 2025 janë dy djem binjakë, Rama: Lajmësit e një viti me bereqet!

    Dy djem binjakë kanë ardhur në jetë menjëherë pas ndërrimit të viteve, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

    Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama së bashku me mesazhin e urimit dhe foton e vogëlushëve.

    “ÇFARË VITI FILLOI

    Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë

    Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00

    GËZUAR”, shkruan Rama në rrjetet sociale.