Author: editor

  • Viti 2025 vjen me lëkundje tërmeti, magnituda dhe epiqendra

    Viti 2025 vjen me lëkundje tërmeti, magnituda dhe epiqendra

    Viti 2025 ka nisur me lëkundje tërmeti në Veri të Shqipërisë.

    Pak pas mesnate, lëkundje tërmeti janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të Kukësit, pranë Prizrenit.

    Epiqendra raportohet ndërmjet kufirit të Shqipërisë me Kosovën.

    Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3,4 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia 5 km.

    Deri tani nuk janë raportuar dëme.

  • “Jemi të tromaksur nga veprimet e tij, halla është…”/ Mbesa e Parashqevi Simakut flet për akuzat ndaj Herion Mustafarajt

    “Jemi të tromaksur nga veprimet e tij, halla është…”/ Mbesa e Parashqevi Simakut flet për akuzat ndaj Herion Mustafarajt

    Mbesa e këngëtares së mirënjohur, Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel.

    Një ditë më parë ajo ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit të njohur, Herion Mustafaraj.

    Për “Shqipëria Live”, ajo tregon përballjen me aktorin, duke thënë se ai u fut pa leje në dhomën e hotelit dhe duke e tromaksur atë dhe vëllain e saj, duke shtuar gjithashtu se i shkaktoi krizë Simakut kur i foli për të birin.
    “Më duket e pabesueshme dhe e palogjikshme, kur halla është e dobët, që dikush të ndërhyjë pa takt, pa qenë i ftuar, pa qenë i thirrur në një tavolinë. Nga ajo që më tha vëllai im, ditën e parë që e kam takuar hallën, kam qenë me zonjën Elvira, që e falënderoj për çdo përkujdesje ndaj hallës. Kam qenë duke ngrënë mëngjesin dhe vëllai im pa që zoti Mustafaraj ishte ulur në tavolinë pa pyetur dhe kishte nisur bisedimin me hallën. Zonja Elvira i kishte thënë që duhej të largohej. Në darkë i kishte rënë derës te dhoma e hallës në hotel, vëllai im e pa te syri magjik dhe nuk e hapi derën. Më duket absurde se si një njeri të futet pa leje…

    Ai punon te ky hotel dhe të gjithë që punojnë aty kanë një ‘badge’ që hap çdo derë. Kishte hapur derën e dhomës dhe vëllai im ishte tromaksur dhe Mustafaraj kishte folur direkt me hallën. Babi im mori në telefon dhe dëgjoi zhurmën. Ai foli me babin dhe i kishte thënë të largohej. Vëllai im kishte marrë z. Ilirjani në telefon, i cili kishte kontaktuar me Mustafarajin.

    Para 2-3 ditësh, takimi i tretë, që kjo shtoi atë pikën që ka bërë situatën kritike, sepse e dimë që halla në këto momente është e dobët, çdo gjë duhet t’ia themi me kujdes dhe çfarë impakti do ketë në jetën e saj. Te bari i hotelit, Mustafaraj i ishte bashkuar tavolinës dhe i kishte thënë: ‘Mos ki merak se do e takosh burrin dhe djalin’. Kjo gjë i solli hallës një krizë. Në këto situata ajo i beson njerëzve. Është e vërtet që halla do e takojë Lukën dhe Robertin në fillim të janarit, kjo falë zotit Ilirjani. Mustafaraj nuk ka asnjë lloj kontakti”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut. /tch/

  • “Dëgjoni zërin e saj nëse doni të …”/ Herion Mustafaraj i përgjigjet akuzave të mbesës së Parashqevi Simakut

    “Dëgjoni zërin e saj nëse doni të …”/ Herion Mustafaraj i përgjigjet akuzave të mbesës së Parashqevi Simakut

    Aktori Herion Mustafaraj i është përgjigjur akuzave të mbesës së Parashqevi Simakut, Ina Simakut, e cila tha se do ta denoncojnë në polici.

    Vajza e vëllait të Parashqevisë, ka pretenduar se aktori i ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku po qëndron halla e saj, ka kërcënuar vëllanë dhe ka bërë veprime dashakeqe. Aktori tha për Top Channel se çdokush që kërkon të vërtetën duhet të dëgjojë zërin e saj.

    “Nuk e njoh zonjën në fjalë. Nuk merrem me llafe pazari. Kush e nxori do mbajë përgjegjësitë e veta pasi të flasë vetë e zonja e punës. Videon time duke kënduar me Parashqevinë e keni. Ajo është përgjigjja më e saktë. Uroj një vit të mbarë e plot mbarësi për gjithë shqiptarët e për shoqen time të mirë Vivian si dhe bekime familjes së saj që e gjeti pas 15 vitesh duke e kërkuar kudo. Falë këmbënguljes së tyre ajo nuk është më mister. Dëgjoni zërin e saj e të askujt tjetër nëse doni të vërtetën. Respekt e dashuri. Respekt për gjithë ata që e duan dhe e respektojnë për atë që ajo ka lënë në zemrat e gjithësecilit nga ne”, tha aktori.

    Mbesa e ikonës së muzikës, Ina Simaku deklaroi një ditë më parë se do ta denoncojnë në polici për shkak të veprimeve të tij.

    “Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit! Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës! Ka kërcënuar vëllanë tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!

    Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit! Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut një ditë më parë.

    Ajo gjithashtu komentoi situatën edhe në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel këtë të martë.

    “Më duket e pabesueshme dhe e palogjikshme, kur halla është e dobët, që dikush të ndërhyjë pa takt, pa qenë i ftuar, pa qenë i thirrur në një tavolinë. Nga ajo që më tha vëllai im, ditën e parë që e kam takuar hallën, kam qenë me zonjën Elvira, që e falënderoj për çdo përkujdesje ndaj hallës. Kam qenë duke ngrënë mëngjesin dhe vëllai im pa që zoti Mustafaraj ishte ulur në tavolinë pa pyetur dhe kishte nisur bisedimin me hallën.

    Zonja Elvira i kishte thënë që duhej të largohej. Në darkë i kishte rënë derës te dhoma e hallës në hotel, vëllai im e pa te syri magjik dhe nuk e hapi derën. Më duket absurde se si një njeri të futet pa leje…
    Ai punon te ky hotel dhe të gjithë që punojnë aty kanë një ‘badge’ që hap çdo derë. Kishte hapur derën e dhomës dhe vëllai im ishte tromaksur dhe Mustafaraj kishte folur direkt me hallën. Babi im mori në telefon dhe dëgjoi zhurmën. Ai foli me babin dhe i kishte thënë të largohej. Vëllai im kishte marrë z. Ilirjani në telefon, i cili kishte kontaktuar me Mustafarajin.

    Para 2-3 ditësh, takimi i tretë, që kjo shtoi atë pikën që ka bërë situatën kritike, sepse e dimë që halla në këto momente është e dobët, çdo gjë duhet t’ia themi me kujdes dhe çfarë impakti do ketë në jetën e saj. Te bari i hotelit, Mustafaraj i ishte bashkuar tavolinës dhe i kishte thënë: ‘Mos ki merak se do e takosh burrin dhe djalin’. Kjo gjë i solli hallës një krizë. Në këto situata ajo i beson njerëzve. Është e vërtet që halla do e takojë Lukën dhe Robertin në fillim të janarit, kjo falë zotit Ilirjani. Mustafaraj nuk ka asnjë lloj kontakti”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut.

  • Qëlloi 3 herë me armë zjarri shqiptarin, arrestohet 39-vjeçari në Itali! Si nisi sherri mes tyre

    Qëlloi 3 herë me armë zjarri shqiptarin, arrestohet 39-vjeçari në Itali! Si nisi sherri mes tyre

    Një 39-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shqiptari, duke e plagosur rëndë.

    Gjykata e Kozencës caktoi ndaj 39-vjeçarit me iniciale T.P. masën e arrestit me burg, ndërsa në seancën e caktimit të masës së sigurisë autori i dyshuar pranoi përgjegjësitë e tij.

    I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Kozencës, më pas u transferua në spitalin e Catanzaro ku iu nënshtrua një operacioni. Gjendja e pacientit mbetet e rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Karabinierët po hetojnë rastin dhe nga hetimet paraprake, si dhe falë kamerave të vëzhgimit, janë zbardhur detaje mbi ngjarjen.

    Debati i lindur për arsye banale, u agravuar, ndërsa shtetasi shqiptar shfaqet me një shishe në dorë në tentativë për të sulmuar 39-vjeçarin, i cili për t’u mbrojtur e qëlloi 3 herë me armë zjarri.

  • Bestytni/ Mund të largoni fatin e mirë! Gjërat që nuk duhen bërë në natën e Vitit të Ri

    Bestytni/ Mund të largoni fatin e mirë! Gjërat që nuk duhen bërë në natën e Vitit të Ri

    Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t’i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka dhe disa gjëra që nuk duhet t’i bëjmë.

    Të qarit dhe pastrimi i shtëpisë mesa duket janë rreptësisht të ndaluar këtë ditë. Sipas traditave në disa vende, thuhet se shirja e pluhurit ose e papastërtisë fshin edhe fatin e mirë.

    Mos qaj

    Nuk ka rëndësi nëse ndihemi sentimentalë, nëse sapo kemi parë filmin më të trishtuar ndonjëherë, ose nëse nuk kishte absolutisht asgjë nën pemën e Krishtlindjes, të qarat më 1 janar është rreptësisht e ndaluar. Përndryshe, ju rrezikoni ta mbani atë trishtim dhe negativitet gjatë gjithë vitit. Pra, mbani mend: pa lot!

    Mos e pastroni shtëpinë

    Mbajini duart larg pluhurit dhe lavatriçes! Sipas traditës së lashtë kineze, pastrimi i shtëpisë ose larja e rrobave në ditën e Vitit të Ri është e ndaluar. Fshirja e pluhurit ose e papastërtisë besohet se fshin edhe fatin e mirë. Kush është i gatshëm të marrë atë rrezik?

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • E prisnin të gjithë, si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok! Prenotimi i pushimeve me postë dhe fati që sillte vizitori i parë

    E prisnin të gjithë, si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok! Prenotimi i pushimeve me postë dhe fati që sillte vizitori i parë

    Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës, dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha.

    Një kthim pas në kohë na sjell ndërmend mënyrën tradicionale të festimit në çdo shtëpi shqiptare.

    Ritualet e vogla, festat nëpër lokale dhe hotelet më të famshme të kohës. Menyja, muzika dhe çmimet. Ku festonin banorët e ish-Bllokut.

    PUNË, DEZHURN E FUTBOLL

    2Shiritat shumëngjyrëshe prej letre, lodrat prej kauçuku, aroma e drurit të djegur që dilte nga tubi i sobave, përzier me atë të gjelit të detit të sapopjekur, janë kujtimet që na çojnë pas në kohë, në festimet e Vitit të Ri gjatë viteve të diktaturës.

    Sot, mund të duket një festë rutinë. Mund të festosh kur të duash e çfarë të duash, por asokohe, kjo ishte e vetmja festë që nuk lidhej me partinë dhe arsyet pse ishte e shumëpritur, ishin të shumta.

    Ndalimi i fesë në Shqipëri i kufizoi festat e fundvitit thjesht dhe vetëm te nata e ndërrimit të viteve, apo Viti i Ri.

    Krishtlindja nuk festohej më, kështu që gjithë vëmendja ishte përqendruar në datën 31 dhjetor. Barra më e rëndë u binte amvisave, të cilave, përveçse u duhej të punonin edhe në datën 31, duhet t’i hynin gatimit për në darkë.

    Dhe për to dukej se nuk kishte festë, vetëm një turravrap nëpër kuzhinë. Në ditët e fundit të vitit, një pritje e madhe organizohej në Pallatin e Brigadave nga Enver Hoxha me pionierët e dalluar, ndërsa Dita e Krishtlindjes, nuk festohej më pas ’67-ës, kur feja u ndalua. Familjet e besimeve katolike dhe ortodokse e festonin në fshehtësi, pa zhurmë e bujë, vetëm në rrethe të ngushta midis tyre.

    Ndërkohë, ishte punuar një të diel më parë, që kjo të zëvendësonte datën 2 janar, që ishte pushim dhe më 3, të gjithë i riktheheshin punës. Jepeshin shpërblime të vogla financiare për të dalluarit, ndërsa natën e Vitit të Ri, si dhe datat 1 e 2 janar në ndërmarrje, dikastere bëhej dezhurn çdo dy orë nga punonjës, që alternoheshin sipas një grafiku të bërë nga drejtoria. Nuk bënin dezhurn gratë e vajzat.

    E veçanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në fushën e Pallatit të Pionierëve të tejmbushur nga njerëzit. U kthye në një traditë tërheqëse, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të tre klubeve të kryeqytetit.

    Madje, takimi ndiqej edhe nga jashtë rrethimit përtej Lanës, pasi nuk kishte hapësirë për të qenë brenda territorit të vogël. Gjatë ditës së 31 dhjetorit, qyteti gumëzhinte dhe dyqanet kishin aktivitet deri në çastin e fundit dhe njerëzit që vraponin për të marrë gjërat që i mungonin.

    E gjithë kjo deri në orët e para të mbrëmjes, pastaj të gjithë në shtëpi dhe qyteti pushtohej nga një heshtje totale, dhe vetëm ndriçimi ishte ai që i jepte jetë, pasi gjithçka dukej si në gjumë. Për t’u gjallëruar sërish pas orës 12 të natës, kur mbushej me të rinj që mblidheshin në qendër të tij.

    TVSH DHE “KONCERTI I MADH” PËR TË GJITHË

    Televizorët e markave “Butrinti”, “Iliria” apo “Dajti” kanë qenë të vetmet mjete komunikuese që i ka shoqëruar shqiptarët natën e Vitit të Ri, si dhe ato në vazhdim. Të ulur në tavolina, dhe në pritje të orës 12 të natës, të gjithë ndiqnin “Koncertin e madh të Vitit të Ri” një program me këngë, valle e humor nga e gjithë Shqipëria që kishte përgatitur Televizioni Shqiptar, i cili fillonte pas Revistës Televizive të orës 20:00 dhe emisionit “Koha sot e nesër” nga i paharruari Petrit Leka e vazhdonte deri në orën 2 pas mesnate, për të vijuar me natën finale të Festivalit të Këngës në RTVSH – ritransmetim (ata që kishin kanoçet e famshme ndiqnin programet e kanaleve të huaja).

    Nuk kishte fjalim përshëndetës nga udhëheqësi i shtetit në mesnatë. Të nesërmen, hapej kanali italian “Rai 1” vetëm për të ndjekur në orën 12 paradite Koncertin e Vjenës dhe në mbrëmje, sërish me TVSH-në në programin thuajse identik, si ai i një nate më parë, gjithçka brenda kornizës së lejuar. Jo në pak raste rrezikonte edhe ikja e dritave nga ngarkesa e madhe elektrike. Nata e fundvitit festohej në reparte ushtarake, konvikte etj. Natyrisht me televizor, radio, apo ndonjë magnetofon. Edhe në spitale, shtëpitë e fëmijëve jetimë, natyrisht me thjeshtësinë dhe modestinë e kohës që kishin këto institucione.

    MENYJA E NJËJTË PËR TË GJITHË

    Nata e Vitit të Ri ka qenë thuajse e njëjtë për të gjithë. Një pulë, ose gjel deti të marrë një muaj më parë e të ushqyer me ullinj në banjën e pallatit, apo oborrin e shtëpisë, majonezë dhe bakllava ose kadaif. Raki, nëse gjeje të Skraparit apo Përmeti, ishte kënaqësi, dhe verë të markës “Riesling”, “Tokai”, apo “Shesh i zi” ose “i bardhë”, “Merlot”, “Kallmet” të cilësisë së dytë që kushtonte 42 lekë, pasi kjo ishte më e lehtë për t’u gjetur. Cilësia e parë, si ajo “Pino Nero”, kishte tjetër destinacion.

    Birra ishte me shishe e Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë. Shumë të ngarkuar me punë ishin furrat. Çoje tavën dhe merrje një letër me numrin, që korrespondonte me një llamarinë metalike që furrtari e ngulte mbi pulë. Njerëzit merrnin bukë rezervë, pasi dyqani mbyllej për dy ditë. Përgatitja për natën e Vitit të Ri ishte tejet lodhëse për gratë, që gatuanin pa pushim gjatë gjithë ditës në kushtet e hapësirat e ngushta dhe aspak komode të apartamenteve të ngritura gjatë socializmit. Të privilegjuara ishin familjet që kishin siguruar limonë apo portokalle nga bregdeti, si diçka të rrallë për kohën. Në shumë raste kishte grupe të rinj, miq e shokë, që mblidheshin atë natë në shtëpinë e dikujt, për të dalë në shesh pas orës 12-të pas mesnate.

    NJË FESTË NDRYSHE NË TIRANË

    Tirana u ka dhënë gjithmonë tjetër ritëm pragfestave, sidomos momenteve para ndryshimit të viteve. Nata mes dy vitesh, për ata që e kujtojnë, sidomos mesvitet ’60-’70, ka qenë e veçantë. Pak çaste para se dy akrepat e sahatit të madh të bashkoheshin, qindra të rinj e të reja i gjeje në sheshin para Pallatit të Madh të Kulturës (ndërtuar në vitin 1964), duke festuar, imituar dhe kënduar këngë të njohura, kryesisht të huaja. Gjithçka spontane jo e organizuar, por e sajuar nga disa pasionantë, që banonin kryesisht në qendër të Tiranës, pasi zonat e tjera ishin pak larg dhe vështirë të vije kur mjetet e transportit në ato orë nuk kishte. Dikush vinte me pajton i veshur me kostum të zi, borsalina apo cilindra në kokë, duke imituar aktorët Zhan Mare apo Alen Delon, duke hipur te kolonat e duke uruar në frëngjisht Vitin e Ri, dikush tjetër këndonte këngë të famshme të kohës, ato të Xhoni Hollideit etj.

    MODA E LOKALEVE

    Në shtëpi apo në lokal, kjo ka qenë dilema e shqiptarëve për natën e ndërrimit të moteve. Preferenca për ta kaluar natën e Vitit të Ri në një vend publik me shoqëri, orkestër, muzikë e vallëzim, ka filluar para viteve ’50, për të vijuar në ato ’60, e më tej, sidomos në vitet ’80. Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë, ka qenë ndryshe. Kryesisht festohej në Kursalin e famshëm në qendër, sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga” (Drini sot), të cilat, natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre, por edhe me shumë të huaj, marinarë, studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim.

    Po kështu, festohej edhe në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në selinë ngjitur me Teatrin Popullor, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Rrugën e Kavajës, ku argëtoheshin oficerët madhorë me familjet e tyre, pastaj në atë që është sot. Por edhe tek “Internacional”, apo “Donika”. Shumë i veçantë ka qenë “Vollga” apo “Adriatiku” në Durrës, ku vërshonin jo vetëm durrsakët, por edhe të huajt, kapitenë e marinarët e anijeve që i kishte zënë Viti i Ri në portin e Durrësit. Në Shkodër janë shfrytëzuar lokalet e njohura si “Kafja e Madhe”, “Turizmi i vjetër”, “Kafe Moska” apo “Adriatik”. Po kështu, edhe në qytete të tjera janë përdorur lokalet që kishin orkestër, që mund të gatuhej e me salla të mëdha.

    15-KATËSHI DHE RIKTHIMI NË LOKAL ME MUZIKË E VALLËZIM TË KUFIZUAR

    Ndonëse pati një frenim ky lloj argëtimi publik, sidomos në mesvitet ’70-’80, si pasojë e situatave të tensionuara politiko-ekonomike dhe jetës sociale të kufizuar, rikthimi te nata dëfryese e fundvitit në restorant erdhi natyrshëm nga dëshira për diçka më ndryshe nga ai i qëndrimit, gatimit në shtëpi ditën dhe natën e 31 dhjetorit. Ky ishte motivi që i shtyu shqiptarët të fillojnë të organizohen sërish në lokale në natën e fundit të vitit. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete te tjera……

    Por që të kaloje këtë natë në një lokal, konsiderohej një privilegj i madh, pasi jo të gjithë i kishin mundësitë.. Për të siguruar një tavolinë për natën e Vitit të Ri, duhej të bëjë një prenotim familjar që në ditët e para të muajit dhjetor pranë administratës së hotelit. Frekuentohej kryesisht 15-katëshi, i sapondërtuar dhe i përuruar në vitin 1979. Të gjithë vraponin fillimisht aty. Nëse nuk arrije të prenotoje, duhej nxituar te lokalet e tjera si “Vollga” (Drini), “Arbana”, “Arbëria”, apo “Rinia”, ku nata e Vitit të Ri shoqërohej me muzikë të lehtë, vallëzim dhe argëtim brenda limiteve të kohës. Orkestra (kryesisht ishte ajo e tavernës së 15- katëshit, apo të tjera të përbëra me instrumente të njohura të kryeqytetit), e dinte mirë repertorin dhe nuk kalonte asnjë cak, gjithmonë në sintoni me çfarë lejohej në programin e kontrolluar më parë, por asnjëherë muzikë e këngë kushtuar Partisë. Tre kërcime, një pauzë, sërish tre kërcime… e kështu vijohej.

    ÇMIMET

    Mbrëmja festive fillonte në orën 21:00. Çmimi varionte nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë çifti te 15-katëshi, për të zbritur në 450 lekë te të tjerat me një meny me të zakonshmet, antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pafundësi, nuk kishte këngëtarë, por mund të këndonin këngëtarë që ishin në lokal me familjet e tyre. Në orën 00:00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarrët. Më pas, organizoheshin edhe lojëra-lotari me prezantues aktorë të njohur si Vilson Gjoncaj, me të cilat fituesit merrnin një dhuratë nga organizatorët. Qëndrimi në restorant vazhdonte thuajse deri në orët e para të mëngjesit, pasi nuk kishte kufi apo limit kohe. Edhe në Shkodër te “Hotel Rozafa”, apo në plazh si tek “Adriatiku”, ashtu edhe te “Kruja”, “Butrinti”, ndodhte e njëjta gjë.

    PRENOTIMI I PUSHIMEVE NË POSTË ORËN 12:00

    Viti i Ri fillonte me vrapin në mesnatë për në Postën Qendrore, jo për të bërë një urim, por për të nisur telegramin urgjent për në hotelet e preferuara të plazhit, siç ishin “Kruja”, “Butrinti”, apo ato në Sarandë, Pogradec. Ky veprim ndër vite ishte kthyer në ankth për tiranasit dhe sapo akrepat kalonin 12 e një minutë, një pjesëtar i familjes, përfshirë edhe ata që ishin në lokal, duhet të sakrifikonte dhe me shpejtësi nisej për në postë, ku ndërkohë ishte drejtuar një fluks i madh njerëzish. Të gjithë për të bërë telegramin e famshëm dhe marrjen e mandatit që i siguronte një prenotim prej dhjetë ditësh në një nga dhoma e këtyre turizmeve.

    VIZITAT DHE FATI QË SILLTE VIZITORI I PARË

    Kush i ka jetuar ato kohë, pa dyshim që i kujton vizitat sfilitëse familjare që fillonin në mesditën e datës 1, për të vazhduar për disa ditë. Shumë rëndësi kishte njeriu u parë që futej në shtëpi. Ishte ai që do të “përcaktonte” fatin e atij viti. Shkohej te të afërm, komshi, miq… më këmbë ose me autobusët e rrallë të linjës së tejmbushur, pasi taksitë që kanë funksionuar deri në vitet ’70, nuk ishin më. Ka qenë një traditë që praktikoje në vite në gjithë Shqipërinë dhe që u shuan me ndërrimin e sistemeve.

    “HOTEL DAJTI”, BALLO E MUZIKË PERËNDIMORE

    Për shumë dekada “Hotel Dajti” ka shërbyer si i vetmi hotel qeveritar e diplomatik në Shqipëri. Por, edhe për të sistemuar personalitet e shquar botërorë të ardhur në Tiranë, skuadra të njohura perëndimore si RF Gjermane, Ajax, artistë të njohur etj., etj. Menjëherë pas lufte, ai është shfrytëzuar si rezidencë pune, banimi, madje aty janë martuar edhe Enver Hoxha e disa qeveritarë të lartë të kohës. Ai, bashkë me Pallatin e Brigadave janë përdorur për të festuar gjithçka, por veçanërisht mbrëmjen e madhe të fundvitit.

    Duke qenë në qendër, “Dajti” ishte tejet i preferuar, pasi struktura e brendshme e tij me sallat gjigante luksoze, me hapësirë e lartësi e funksion të shkëlqyer (taverna poshtë, shumë e preferuar, nuk shërbente vetëm për natën e Vitit të Ri për shkak të përmasave të vogla), krijonte një mundësi të madhe dëfrimi për specialistët e huaj, fillimisht ata jugosllavë, ato të vendeve lindore të pranishëm në Shqipëri për ndërtimin veprave të 5-vjeçarëve, diplomatë, por edhe për shqiptarë.

    Deri para prishjes me Lindjen, rreth viteve 61′ aty shkonin njerëz me para që e njihnin jetën nga prindërit e tyre, të cilët ishin shkolluar në perëndim, familje mjekësh, intelektualësh, sportistë të njohur, fëmijët e udhëheqësve të lartë, artistë etj. Mblidheshin në sallën e madhe e në hollin-sallon modern, që garantonte mbi 250 persona gjatë natës së Vitit të Ri. Aty gatuhej shumë mirë dhe ushqimi ishte cilësor.

    ZONJA KARMON, GRUAJA MODERNE E BALLOVE

    Ka qenë shumë elegante, e njohur jo vetëm si gruaja e Paskal Karmon, sekretarit të Parë të Ambasadës Franceze, por për veshjen moderne prej lëkure që përdorte. Po kështu, edhe vajzat e ambasadorit polak, që mbrëmjen e Vitit të Ri, shfaqeshin me minifunde klasike, duke qenë në qendër të vëmendjes. Protagoniste ishin gjithashtu edhe gratë, vajzat e zyrtarëve të ambasadave perëndimore, që u jepnin jetë ballove argëtuese që vazhdonte pas mesnate. Ky frekuentim i “Dajtit” vazhdoi për inerci pas viteve ’60, edhe për disa vite të tjera, thuajse deri në fillim të viteve ’70. Hyrja, frekuentimi në përgjithësi dhe në veçanti i natës së Vitit të Ri, ishte vetëm për të huaj dhe një elitë të kufizuar personash e familje të zgjedhuara. Ndryshimi ishte i dukshëm, jo muzikë moderne, por shqiptare dhe të huaj, kryesisht me këngët të kohës. Tashmë ka filluar survejimi i të huajve dhe shqiptarëve që preferonin “Hotel Dajtin”.

    VITI I RI NË BLLOK

    Viti i Ri në Bllok ka qenë i veçantë, kjo e lidhur edhe me kohën. Fillimisht, në periudhën pas lufte, e në vijim të viteve ’50 e ’60, festa e Vitit të Ri organizohej familjarisht nga të gjithë anëtarët e byrosë që mblidheshin në Odën e Pallatin e Brigadave, kështu quhej mjedisi në të cilin kalonin natën e ndryshimit.

    Me kalimin e viteve, familjet filluan të preferojnë Shtëpinë Qendrore, ndërsa fëmijët të veçuar e festonin te “Vila 2” (sot pranë RTVSH-së), por edhe në shtëpinë e Enver Hoxhës, kur ai nuk ishte aty.

    Pas viteve ’70, saktësisht pas 1973, kur filluan goditjet e grupeve në art, ushtri, ekonomi, u prishën miqësitë, lidhjet dhe preferencat, secila familje mblidhej në shtëpi, brenda Bllokut të kufizuar e ruajtur me ushtarë, pa shumë zhurmë kalonte Vitin e Ri.

    Edhe për faktin se fëmijët e tyre të rritur ishin martuar e kishin fëmijë të vegjël, çka e kushtëzonte daljen, apo lëvizjen në mjedise publike.

    Të nesërmen vijonin vizitat tradicionale. Një ndryshim në mentalitet u pa në fund të ’70, kur fëmijët e pak zyrtarëve të lartë filluan të shkojnë te “Hotel Dajti”, të ndaluar për shqiptarët, apo të dalin edhe jashtë shtetit për festat e fundvitit, diçka që nuk ishte bërë asnjëherë më parë.

    Nga Uvil Zajmi

  • “Tentuan të më rrëmbenin”, Xum Allushi TREGON historinë e TRISHTË: Nga një makinë zbritën 3 burra, njëri më kapi nga krahu ndërsa tjetri…

    “Tentuan të më rrëmbenin”, Xum Allushi TREGON historinë e TRISHTË: Nga një makinë zbritën 3 burra, njëri më kapi nga krahu ndërsa tjetri…

    Të mbledhur të gjithë rreth tavolinës së dhomës së ndenjës, një prej banorëve të Big Brother Vip Albania, ka rrëfyer historinë e tij të fëmijërisë.

    Komediani, Xum Allushi, është shprehur se kur ka qenë i vogël në fillore, është përballur me një situatë të frikshme, ku ai mund të rrëmbehej nga disa persona të panjohur përballë shkollës së tij.

    Sipas Xumit, teksa ka dalë nga ora e mësimit, jashtë oborrit të shkollës ka qenë duke konsumuar një mollë, e një makinë i ka ndaluar të këmbët.

    Nga automjeti, sipas Xumit, kanë zbritur 3 burra, të cilët fillimisht e pyetën se çfarë po bëntë dhe kë po priste. Komediani i është përgjigjur se ishte në pritje e të ëmës, e cila do të vinte për ta marrë pak më vonë.

    “Dal nga oborri i shkollës edhe po e shijoja, po rrija, po qëndroja aty. Atë moment, afrohet një makinë gri dhe nga makina zbresin 3 çuna, po në atë kohë më dukeshin si 3 burra të mëdhenj e më pyesin se çfarë po bëja dhe kë po prisja. Me naivitetin e një fëmijë përgjigjem që po pres mamin.”, tha ai për banorët e tjerë.

    Në ato momente, Allushi tregon se një prej tyre e ka kapur nga krahu ndërsa tjetri nga buza. Në këto çaste i bie molla nga dora komedianit, duke bërë që burrat të hutohen.

    “Njëri prej tyre shprehu “dëshirën e mirë” që hajde bëj xhiro me makinë deri sa të vijë mami, edhe tjetri më kap nga krahu e tjetri më bllokon pak cepin e buzës dhe më tërheqin drejt makinës.”, tregoi ai.

    Komediani shprehet se në ato momente u paraqit prindi i një prej shokëve të tij të klasës, e Xumi për të shpëtuar i ka thirrur asaj mami, duke bërë që 3 burrat të largohen me shpejtësi me makinë.

    “Në ato momente më bie molla nga dora edhe një prej tyre hutohet. Ishte pikërisht ky moment që Zoti bën disa mrekullira. Hutohet dhe i ikën pak dora nga goja dhe pikërisht në ato momente vjen një nga prindërit e një prej fëmijëve të tjerë të klasës time. Pikërisht në ato momente e shikoj atë prindin dhe i thërras ‘mami’”, shton më tej komediani.

    Më pas, rasti sipas tij është denoncuar, por e ëma e komedianit, për shkak të gjithë kësaj ngjarje, ka kaluar një paralizë faciale, gjë që kaloi me kalimin e viteve.

  • Viti i Ri, nga puthja në mesnatë, te njeriu i parë që duhet t’u hyjë në shtëpi, “sekrete” që nuk i dinit

    Viti i Ri, nga puthja në mesnatë, te njeriu i parë që duhet t’u hyjë në shtëpi, “sekrete” që nuk i dinit

    Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

    Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

    Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

    Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara deri tani, është vërtetuar se festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër dhe për ta kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re plot shpresa të mira për të ardhmen.

    Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

    Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik .

    Vitin e Ri Lunar, sot më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam, si dhe në disa shtete të tjera të Lindjes, dhe atë paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar, të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian.

    Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale, e cila shënohet me pompozitet të madh. Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme plot me specialitete të rralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të motmoteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budistë anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

    Edhe populli hebre Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe sipas mësimeve religjioze, konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar – solar.

    Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të motmoteve, kanë vërtet një tryezë të pasur, por në dallim me popujt e tjerë, ajo është e shtruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

    Në viset e ngrohta të gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar në viset veriore, por kjo, aspak nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.

    Në shumë vende dhe shtete të botës është tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, para çastit të ndërrimit të mot moteve masivisht dalin në qendër të qytetit.

    Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New York, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj .

    Viteve të fundit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të “baba-dimrit” si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë.

    -Ritet, besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri

    Natën e ndërrimit të mot moteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, popuj të ndryshëm të Botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe bestytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme…etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

    Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve, të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues. Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumëllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm, sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.

    Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijët më fatlumë në botë.
    Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen.

    Njeriu i parë, i cili do t’u hyjë në shtëpi pasmesnate, besohet se ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.

    Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t’u sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

    Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri t’i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t’u sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

    Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’iu përcjellë më shumë begati dhe pasuri

  • Dolën në kërkim të krijesës mitike “Bigfoot”, dy burra gjenden të vdekur në Uashington (Video)

    Dolën në kërkim të krijesës mitike “Bigfoot”, dy burra gjenden të vdekur në Uashington (Video)

    Dy burra u gjetën të vdekur në një pyll të largët në shtetin e Uashingtonit. Raportohet se dy viktimat kishin dalë në kërkim të këmbëmadhit i njohur si “Bigfoot”. Dy burrat nga Portland, u gjetën të vdekur pas një kërkimi treditor.

    Një anëtar i familjes raportoi se ata nuk ishte kthyer nga një udhëtim në pyllin kombëtar Gifford Pinchot për të kërkuar prova të krijesës mitike. Kërkimi përfshiu mbi 60 vullnetarë që kërkonin me aeroplanë dhe qen në terrene të pyllëzuara dhe kushte moti të ftohtë, tha në një njoftim për shtyp zyra e sherifit të qarkut Skamania.

    “Të dyja vdekjet duket se janë për shkak të ekspozimit, bazuar në kushtet e motit dhe gatishmërinë e keqe”, thuhet në deklaratë.

    Zyra e sherifit gjeti një makinë që i përkiste viktimave pranë qytetit Willard, thuhet në deklaratë dhe kërkimi u ripërqëndrua në atë zonë. U përdorën gjithashtu dronë dhe një ekip helikopterësh të Rojës Bregdetare u thirr për të ndihmuar në kërkim. Zyrtarët nuk kanë dhënë emrat e dy viktimave, të moshës 37 dhe 59 vjeç.

    Kushtet e motit në malet e Kaskadës kishin qenë të ftohta ditët para dhe gjatë kërkimit, të cilat përfshinin borë, shi të acartë dhe temperatura nën zero. Ekipet e shpëtimit gjithashtu duhej të luftonin nivelet e larta të ujit në lumenj dhe pemët e rrëzuara.

  • Besëtytni apo një dozë fati shtesë!? Ritualet që shqiptarët bëjnë natën e ndërrimit të viteve

    Besëtytni apo një dozë fati shtesë!? Ritualet që shqiptarët bëjnë natën e ndërrimit të viteve

    Disa mund t’i quajnë bestytni, por ne i quajmë një dozë shtesë fati për vitin e ardhshëm. Kudo që të jeni natën e 31 dhjetorit, festimet për vitin e ri mund të duken pak më ndryshe.

    Në disa kultura, fillimi i vitit me ushqime për fat të mirë është zakon. Të tjerë besojnë se ndjekja e besëtytnive të Vitit të Ri, qoftë të veshësh një ngjyrë të caktuar të të brendshmeve apo të dekorosh shtëpinë në një mënyrë unike, do të ndihmojë të sjellësh shëndet, pasuri dhe lumturi në muajt e ardhshëm.

    Dhe ndërsa nuk mund të jemi të sigurt se ndonjë traditë e Vitit të Ri do ta bëjë vitin e ardhshëm një vit më të mirë, sigurisht që nuk është ide e keqe të provoni një ose dy për të parë nëse funksionojnë. Në fund të fundit, një pjesë e madhe e fillimit të 2024-ës me këmbën e djathtë ka të bëjë me të qenit në një hapësirë ​​pozitive në prag të Vitit të Ri, dhe këto patjetër do t’ju çojnë atje. Dhe nëse ka ndonjë gjë, të paktën do të keni mësuar një fakt interesant të Vitit të Ri.

    Ndryshimi i vitit është një kohë ku shumë njerëz kryejnë mjaft rite duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat për gjatë vitit të ri. Këto rite janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në vitin e ri.

    Disa nga ritualet e përbashkëta që bëjnë edhe shqiptarët në ditën e parë të Vitit të Ri janë:

    Hyrja në derën e shtëpisë patjetër me këmbën e djathtë, që të sjellë mbarësi dhe jo me të majtën se ajo të sjellë ters.

    1.Personi që do të hyjë në derën e shtëpisë për të parën herë në Vitin e Ri, duhet të jetë një njeri i mirë edhe me dhurata në dorë.

    2.Të hysh vetë i pari në shtëpi që të mos e marrë një tjetër fatin e shtëpisë.

    3.Viti i Ri duhet që ta gjejë patjetër shtëpinë të pastruar edhe të rregullt.

    4.Duhet të sigurohesh që Viti i Ri të të gjejë pa borxhe, se të shkon gjithë viti me borxhe.

    5.Në portofol të kesh monedha, që të kesh lek përgjatë vitit të ri.

    6.Të thuash një dëshirë në orën 00:00.

    7.Të japësh patjetër një puthje dashurie në çastin e ndryshimit të vitit.

    8.Të kujdesesh të sillesh sa më mirë, me fjalë të zgjedhura, që viti i ri të jetë pa sherre dhe konflikte.

    9.Të gatuash ushqime që shtohen kur gatuhen, si thjerrëza, fasule të zeza, që sjellin shtimin e pasurisë, dhe të ketë në tryezë fruta fatsjellëse si shega, etj.

    10.Të gatuhen ushqime fatsjellëse, si bakllavaja, gjeli i detit, byreku me lekë, etj.

    11.Tavolina nuk duhet të ngrihet kur mbaron, por të lihet e shtruar.

    13.Të përdorësh ngjyra të veçanta fatsjellëse, sidomos të kuqen.

    14.Të hash 12 kokrra rrushi, nga një për secilin muaj. Sigurohuni të zgjidhni kokrrat më të mira.

    15.Të hapni një kokërr shegë në mesnatë, tregohuni të kujdesshëm që të zgjidhni më të mirën.

    Pavarësisht se njerëzit, pa u menduar dhe me fanatizëm, i bëjnë këto rite, kjo gjë nuk i shenjtëron ato, as nuk i bënë fatsjellëse, të gjitha këto janë shpikje njerëzore të kthyera në besëtytni. Besëtytnia tregon një supersticion të mirëfilltë, sepse një qenie e arsyeshme, siç është njeriu, beson në gjëra të paarsyeshme, si objekt apo edhe veprime; sikur këto ndikojnë në veprimtarinë dhe jetën e tij.