Author: editor

  • Lajm i mirë për administratën publike, qeveria merr vendimin

    Lajm i mirë për administratën publike, qeveria merr vendimin

    Këshilli i Ministrave, ka caktuar në mbledhjen e sotme (30 dhjetor) datën 3 janar pushim zyrtar për administratën publike.

    “Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në vendimin e qeverisë, publikuar në Fletore Zyrtare.

    Siç ka ndodhur dhe herë të tjera, dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të 2025.

  • Tronditet futbolli/ Lojtari ndërron jetë në ditëlindje. Mbushte 27 vjeç

    Tronditet futbolli/ Lojtari ndërron jetë në ditëlindje. Mbushte 27 vjeç

    Michael Newberry, ish-futbollisti i Newcastle United, vdiq papritur në ditëlindjen e tij të 27-të.

    Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij Cliftonville, i cili luan në Ligën e Futbollit të Irlandës së Veriut.

    Newbury ka qenë anëtar i Newcastle, klubi i tij i lindjes, që në moshën 11-vjeçare. Tetë vjet më parë, ai mori trofeun për talentet e reja.

    Ai u transferua nga Newcastle te Vikingur në Islandë dhe në vitin 2021 iu bashkua Linfield. Në korrik të këtij viti, pasi fitoi dy tituj me Linfield, ai u transferua në Cliftonville.

  • Mundësi të arta dhe rritje në karrierë, ja cilat janë tre shenjat më me fat për muajin janar 2025

    Mundësi të arta dhe rritje në karrierë, ja cilat janë tre shenjat më me fat për muajin janar 2025

    Muaji janar 2025 do të sjellë mundësi të reja për arritje profesionale, me ndikime planetare që inkurajojnë punën e palodhur dhe përkushtimin.

    Tre shenja të horoskopit, Virgjëresha, Demi dhe Luani, kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga këto mundësi dhe të arrijnë sukses në karrierën e tyre.

    Virgjëresha: Virgjëreshat do të vlerësohen për aftësitë e tyre organizative dhe përkushtimin në punë. Ky muaj do të jetë ideal për ta udhëhequr projekte ose për të mentoruar të tjerët në vendin e punës. Aftësitë e tyre të sakta dhe të besueshme do t’i ndihmojnë të arrijnë arritje profesionale të rëndësishme.

    Demi: Demi ka një qasje praktike që i ndihmon të balancojnë idetë krijuese me aspektet praktike të punës. Kjo shenjë ka të ngjarë të vlerësohet për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj, dhe do të ketë mundësinë për shpërblime financiare apo bonuse të lidhura me performancën e saj.

    Luani: Me Hënën e Plotë në Luan më 25 janar, Luanët do të shfaqin karizmën dhe aftësitë drejtuese që do t’i ndihmojnë të përparojnë në karrierë. Ky muaj mund t’i ofrojë mundësi për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të ndikuar tek të tjerët. Megjithatë, për të pasur sukses të plotë, ata duhet të balancojnë guximin me përulësinë, duke mbajtur marrëdhënie të forta me kolegët dhe eprorët.

  • “S’nxjerr asnjë cent nga rrjetet sociale”, Blendi Fevziu zbulon arsyen pse i përdor (Video)

    “S’nxjerr asnjë cent nga rrjetet sociale”, Blendi Fevziu zbulon arsyen pse i përdor (Video)

    Ideja për t’u bërë të famshëm përmes rrjeteve sociale është tunduese për të rinjtë. Renisa shpjegon gjatë diskutimit në “Gjenerata Alfa” se kur shohin personazhe në rrjetet sociale që falë klikimeve dhe bashkëpunimeve me bizneset sigurojnë të ardhura, të mira materiale dhe dallohen nga të tjerët, ngacmimi ndihet.

    Blendi Fevziu, i cili është i ftuari special i rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan thotë se vetë nuk e ka marrë këtë përfitim në rrjetet sociale. Ai është ndër personazhet më të ndjekur e të klikuar, por nuk gjeneron të ardhura prej tyre sepse qëllimi i tij është të arrijë te audiencat e grupmoshave të ndryshme.

    Blendi Fevziu: Unë kam ndjekës në Instagram, Facebook, TikTok nuk është që ke përfitime materiale. Kjo fjala “bashkëpunim”, s’e di…

    Renisa: Ata flasin më shumë për brezin e tyre.

    Blendi Fevziu: Asnjë cent nuk fiton, zero, nga rrjetet sociale.

    Rejvis: Jo, këtu s’jam fare dakord sepse njoh persona personalisht, okej sepse TikTok dhe Instagram nuk e kanë të autorizuar që një shqiptar me një audiencë specifike të futet në fondin e “creator” dhe të marë një pagesë nga vetë aplikacioni. Ama kur ti krijon një bazë audience, janë vetë bizneset që të kontaktojnë siç ndodh me sponsorat në televizion.

    Blendi Fevziu: Ky është marketing pastaj, por s’ka lidhje. Unë i përdor rrjetet sociale dhe kurrë s’nxjerr asnjë cent nga rrjeti social në vetvete.

    Rejvis: Nga rrjeti në social në vetvete jo, se nuk ke.

    Blendi Fevziu: As nga reklamat se nuk e përdor për reklama rrjetin social. Rrjetin social, unë personalisht…

    Rejvis: S’e kisha për ju personalisht, e kam në tërësi.

    Blendi Fevziu: Jo e kam fjalën si mund ta përdorësh, nuk është gjithmonë klikimi që kthehet në… pse e përdor unë rrjetin social se më pyesin shumë njerëz në qoftë se keni kuriozitet. Televizioni sot kryesisht ka konsumatorë besnikë që rrinë para ekranit mosha pak më të mëdha, 45 vjeç e lart, unë i quaj brezi i telekomandës që mbajnë telekomandën akoma. Unë vetë kërkoj nëpër shtëpi telekomandën, edhe në qoftë se mund ta drejtoj me aplikacionin e telefonit. Goca ime edhe televizorin e sheh o në celular, në kompjuter, në iPad ose në Youtube, më mbrapa, gjithmonë “on demand”, jo ”live”. Unë jam mësuar që në orën 15:30 dua të shoh lajmet, në orën 119:30 dua të shoh lajmet dhe harroj që lajmet mund t’i shoh në çdo orë të ditës sepse televizori mund të kthehet mbrapsht dhe ta shohësh ku e ke. Kjo është një çështje e mënyrës sesi është formuar një brez i caktuar. Unë i përdor rrjetet sociale për të shkuar në radhë të parë te brezi i ri, pra 35 vjeç e poshtë, ndjekësit më të mëdhenj të mitë, mbi 50% janë mosha 24-35 vjeç, brezi i dytë është 35-45 dhe pastaj vjen 18-24. Tani edhe te ky brez, përtej produktit tipik të rrjetit social, Reels etj, ne depërtojmë edhe me televizionin që do të thotë që produkti që prodhohet, kryesisht prodhohet përmes studiove televizive, por ai shpërndahet përmes Reels edhe në rrjete sociale./ Tv Klan

  • “O bisha, o gangster”, plas keq mes G-Banit dhe Bernardit: Puplat të kanë rënë ty…

    “O bisha, o gangster”, plas keq mes G-Banit dhe Bernardit: Puplat të kanë rënë ty…

    Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes G-Banit dhe banorit të ri, Bernard, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. E gjitha nisi nga banja e djemve që ishte pis.

    G-Bani është i bindur se banjën e ka lënë pis një nga djemtë e ri, Gramosi ose Bernardi. Sipas tij, djemtë e tjerë kanë qenë edhe më përpara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Gjatë debatit mes Bernardit dhe G-Banit, ky i fundit iu drejtua atij duke përdorur fjalë si ‘të kanë rënë puplat, bishë, o gangster’.

    Pjesë nga debati:

    G-Bani: Puplat tregoju shokëve të tu, o bisha, o gangster

    Bernardi: Ok

    G-Bani: Puplat shokëve të tu, jo me mua

    Bernardi: E?

    G-Bani: E e u ënjtsh

    Bernadi: Ça the?

    G-Bani: Puplat tregoju shokëve të tu, jo mua. Mos më trego mua puplat

    Bernardi: Fol qartë

    G-Bani: Puplat të kanë rënë ty se duket nga koka. Nëse nuk e ke lënë ti, shumë pastër, burrërore e trimërore, thua nuk e kam lënë unë Arban, unë po të bëj pyetje

    Bernardi: Sa herë ta kam thënë atë gjë

    G-Bani: Sa herë dua unë, do më ndihmosh të gjej kush na ka bërë të keqen

    Bernardi: Unë të ndihmoj ty?

    G-Bani: Se është e keqe e përbashkë. Do ndihmosh komunitetin, nuk je pjesë e komunitetit. Je kundër komunitetit ti?

    Bernardi: Nuk jam polic i banjës, ti këtë punë kishe mbrëmë, këtë bëj sot

    G-Bani: Policëve dhe banjës iu marrsh të keqen

    Bernadi: Ku ta di unë se nuk e ke lënë ti

  • Redoni i dha sinjal se po e pret jashtë Eglin, Olsi bën këtë veprim (Foto)

    Redoni i dha sinjal se po e pret jashtë Eglin, Olsi bën këtë veprim (Foto)

    Egli Tako, që nga momenti i saj i parë në ‘Big Brother VIP Albania’, është bërë një nga banoret më të diskutuar në mediat sociale, ndonëse një raport i veçantë me Redonin e ka rritur ndjeshëm popullaritetin e saj.

    Në mbrëmjen e kaluar, Egli ka qenë në qendër të vëmendjes me dinamika të forta që ka krijuar brenda shtëpisë, duke ngjallur përplasje dhe debate midis banorëve.

    Kjo dinamikë ka bërë që ajo të jetë temë diskutimi jo vetëm mes fansave të emisjonit, por edhe në mediat e tjera, ku komenti mbi marrëdhëniet në shtëpi ka marrë shumë hapësirë.

    Përveç marrëdhënies së saj me Redonin, një ngjarje tjetër e papritur ndodhi kur Olsi, një tjetër banor i njohur, publikoi një video në rrjetet sociale.

    Në videon e tij, Olsi shpreh mendimet e tij për Edi Ramën dhe politikën aktuale, duke shkaktuar reagime të shumta midis ndjekësve. Ky veprim i tij zgjoi interes dhe shumë njerëz filluan të spekulojnë për lidhjen e mundshme midis tij dhe Egli Tako.

    Polarisht, Egli dhe Redoni janë bërë simbolë të një dashurie të reletarive që ngjallin shumë debate. Publiku ndonjëherë ka reaguar në mënyrë ekstremale për zgjedhjet e tyre dhe dinamika e moralisë sociale për lidhjet që krijohen brenda formateve të tilla ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave. Shumë fansa e shohin raportin e tyre si një lidhje të sinqertë, ndërsa të tjerë e shohin si një strategji për të rritur pamjen e tyre në media.

    Diskutimi i marrëdhënies në televizion dhe në mediat sociale ka sjellë gjithashtu një vëmendje të madhe mbi natyrën e marrëdhënieve ndërpersonale, sidomos kur këto marrëdhënie zhvillohen nën një kontrol të vazhdueshëm të kamerave. Çfarë ndodh kur jeta private bëhet një spektakël publik? A ndikon kjo në shëndetin mendor të personave të involvuar? Këto janë pyetje që shumë njerëz po i bëjnë.

    Addi të gjitha këtyre, videt e Olsit për Edi Ramën kanë hapur një debat të ri mbi etikat e postimeve në rrjetet sociale. A është një akt i guximshëm apo një strategji për të fituar ndjekës? Dhe çfarë do të thotë kjo për imazhin e tij si aktor dhe si individ? Publiku mund të ndjejë një disonancë mes artit dhe politikës, veçanërisht në kohë krizash.

    Është e qartë se Egli Tako do të vazhdojë të mbetet në rrethin e vëmendjes publike, dhe se marrëdhënia e saj me Redonin është një temë që do të diskutohet për një kohë të gjatë. Ndërsa fansat e saj mbështesin çdo hap të saj dhe spekulojnë për çfarë do të ndodhë në vazhdim, vetë ajo duket se është e përqendruar në karrierën e saj me një qasje energjike dhe pozitive.

    Tani për tani, Egli dhe Redoni vazhdojnë të jenë një çështje e nxehtë e bisedave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën shqiptare, duke i bërë njerëzit të spekulojnë dhe të ndahen në mendime për këtë marrëdhënie të diskutuar. Çfarë do të ndodhi më tej? Vetëm koha do ta tregojë.

    Shiko fotot:

  • Ronela Hajati flet për këngët provokuese: Mami s’më ka folur me gojë për 6 muaj kur…

    Ronela Hajati flet për këngët provokuese: Mami s’më ka folur me gojë për 6 muaj kur…

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka folur në podkastin e Ilnisa Agollit për këngët provokuese që ajo bën dhe mënyrën se si familja e saj reagon kur dëgjon tekstet provokuese.

    Ronela tha se ndonëse ajo publikon shumë këngë me tekste të mira, vëmendja e publikut shkon gjithmonë te një këngë provokuese që ajo lançon.

    Këngëtarja tha se kur ajo publikoi këngën “Mos ma lësho” nëna e saj nuk i foli për 6 muaj.

    Ronela Hajati: E di ca do ha unë pas kësaj interviste apo jo? Mua ajo s’më ka folur me gojë për një këngë që unë kam bërë “Mos ma lësho”. Ajo me të drejtë se mos ma lësho, çdo lëshonte në fund të fundit. Nuk më foli për 6 muaj. Por unë me thënë të drejtën i bëj gjërat me mendim, siç bëj gjëra shumë provokuese bëj dhe këngë që kanë tekste shumë të mira. Dhe deri diku të vjen inat se unë bëj 6 këngë me tekst shumë të mira dhe një provokuese dhe vetën aty kapen njerëzit.

  • Përplasja fatale e avionit në Korenë e Jugut, Jeju Air në 48 orë para ngjarjes kishte kryer …

    Përplasja fatale e avionit në Korenë e Jugut, Jeju Air në 48 orë para ngjarjes kishte kryer …

    Detaje të reja janë zbuluar nga rrëzimi të Jeju Air në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona, ndërsa vetëm dy arritën të shpëtoheshin.

    Sipas mediave të huaja, thuhet se Jeju Air ka qenë i mbingarkuar për shkak të nevojave të krijuara nga sezoni i festave dhe se ka kryer 13 fluturime brenda 48 orëve para aksidentit.

    Gjatë këtyre dy ditëve, avioni udhëtoi midis tre aeroporteve në Korenë e Jugut dhe pesë aeroporteve në pesë vende të tjera: Kinë, Japoni, Tajlandë, Malajzi dhe Tajvan.

    Orët mesatare mujore të funksionimit të Jeju Air u gjetën gjithashtu të jenë dukshëm më të larta midis linjave të tjera ajrore vendase.

    Sipas raportit tremujor të Jeju Air, koha mesatare mujore e transportit për avion pasagjerësh në tremujorin e tretë të këtij viti ishte 418 orë, më e gjata në mesin e gjashtë linjave ajrore vendase.

    Koha mesatare mujore e tranzitit të Jin Air, një tjetër transportues koreano-jugor, në tremujorin e tretë të këtij viti ishte 371 orë, dhe koha mesatare mujore e tranzitit të T’ëay Air ishte 386 orë.

    Megjithatë, Jeju Air vuri në dukje se përplasja fatale herët të dielën nuk ishte rezultat i neglizhencës së mirëmbajtjes.

  • Tronditëse! Qytetari nxjerr gurë të mëdhenj nga gusha e gjelit të detit: Ia kanë dhënë me forcë për të shtuar në peshë

    Tronditëse! Qytetari nxjerr gurë të mëdhenj nga gusha e gjelit të detit: Ia kanë dhënë me forcë për të shtuar në peshë

    Një denoncim i pazakontë është bërë nga një qytetar nga Berati, i cili thotë se ka gjetur disa gurë brenda gjelit të detit pasi e ka therrur.

    Gazmend Shehu, i cili është sportist i njohur në qytet, thotë se asnjë gjel deti nuk do të guxonte t’i kapërcente gurët aq të mëdhenj. Sipas tij, kjo është bërë nga fermerët e papërgjegjshëm, me synimin për të fituar në peshë.

    Denoncimi i tij:

    I shihni këta gurë? Material stabilizant për shtrimin e rrugëve. U gjendën ne stomakun e gjelit të detit që thera dje. Nga ky shkak nuk u gjend as tëmthi i gjelit i cili kishte plasur nga lemeria . Thonë që pula ha gur, sepse i duhet per te formuar levozhgën gëlqerore të vezës, por jo kaposhi. Asnjë shpend nuk do guxonte ti gëlltiste këta shkëmbinj me dëshirë, ia kanë futur me detyrim bashkë me ushqimin për të shtuar peshën për të fituar 3-4 mijë lekë më shumë. Kjo është ndërgjegja e “ fermerit” të babëzitur shqiptar që aspiron Europën.

  • Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë

    Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se çdo punonjës i Policisë së Shtetit në rol zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh, si pjesë e shpërblimeve për festat e fundvitit. Ky vendim ka për qëllim të vlerësojë kontributin e Policisë në sigurimin e një sezoni turistik të qetë dhe në garantimin e sigurisë.

    Ministri Hoxha theksoi se investimet në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë do të vazhdojnë për të përmirësuar standardet e shërbimit ndaj qytetarëve, duke shtuar se ky shpërblim është një nxitje për të përballuar sfidat e ardhshme, si organizimi i zgjedhjeve të lira dhe lufta kundër krimit të organizuar.

    Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2024 dhe vjen si pjesë e vizionit “SHQIPËRIA 2030”, që ka në fokus zhvillimin e sigurisë dhe standardeve të shërbimit publik.

    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë:

    Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

    Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit. Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA 2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.

    Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

    Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë. Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

    Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend.