Author: editor

  • ‘Do ta denoncojmë’, mbesa e Parashqevi Simakut hedh akuza të forta ndaj aktorit të njohur:I hyri në dhomën e hotelit…

    ‘Do ta denoncojmë’, mbesa e Parashqevi Simakut hedh akuza të forta ndaj aktorit të njohur:I hyri në dhomën e hotelit…

    Ina Simaku, mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj.

    Ajo ka pretenduar se Mustafaraj ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku qëndron halla e saj, Parashqevi Simaku, dhe ka bërë veprime kërcënuese ndaj vëllait të saj. Simaku ka shtuar se aktori punon në atë hotel dhe se ka përfshirë edhe kërcënime ndaj familjarëve të saj.

    Ina Simaku ka deklaruar se, për shkak të veprimeve të Mustafarajt, familja është shumë e shqetësuar dhe do ta denoncojnë në polici. Ajo ka nënvizuar se ikona e muzikës shqiptare është duke kaluar një krizë emocionale për shkak të këtyre ngjarjeve dhe ka kërkuar mbrojtje nga shteti shqiptar dhe konsullata shqiptare në New York.

    Po ashtu, Ina Simaku ka bërë të ditur se familja ka besuar situatën e ndjeshme në duar të Elton Ilirjanit, i cili po punon për organizimin e takimit të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën, pas 15 vitesh.

    “Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit!

    Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!

    Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!

    Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!

    Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.

  • 2025-sa sjell ndryshime të forta/ Meri rendit shenjat e horoskopit, zbuloni “të përkëdhelurën” e fatit

    2025-sa sjell ndryshime të forta/ Meri rendit shenjat e horoskopit, zbuloni “të përkëdhelurën” e fatit

    Viti 2025 do të sjellë ndryshime të forta për shenjat e zodiakut. Do të jetë një vit frymëzues për sipërmarrje të reja, mendim, veprim dhe largimin e atyre që nuk na shërbejnë më. Fati dhe qëndrimi me këmbë në tokë janë dy pikat më të rëndësishme për vitin që vjen.

    Si do të gjenden shenjat midis këtyre dy shtyllave, e shpjegon Meri Shehu. Astrologia bën renditjen e saj tradicionale në programin “Rudina” për të na zbuluar se cila do të jetë shenja më me fat e 2025-ës.

    12. Bricjapi

    Pas një periudhë shumë të gjatë me Plutonin në shenjën e tyre, çlirohen dhe ai shkon në Ujor duke u dhënë një ndryshim për mirë në çështjet ekonomike. Në periudhën mars, maj e deri në vjeshtë, Saturni dhe Neptuni në Dash i fusin në sfida të mëdha, sidomos në karrierë e familje ku do të përpiqen patjetër të implikohen, të çajnë një rrugë të vështirë, të merren me gjëra që nuk janë marrë deri tani, të kontrollojnë shëndetin fizik e mendor sepse pas një periudhe shumë të gjatë të Plutonit që i ka ndryshuar, disa menduan që u bënë më të pasur, disa më të varfër, por sido që të jetë, shumë Bricjapë kanë ndryshuar për 20 vjet brenda tyre dhe tashmë do ta kuptojnë. I pret një sfidë në karrierë, familje që do ta shohin mirë në mars-tetor. Me largimin e Uranit nga Demi dhe futjen e përkohshme nga qershori në Binjak, Bricjapët do të merren shumë me punën. Do të ndryshojnë punë, do të marrin punë të reja, do të ndryshojnë punën ekzistuese, por këto gjëra do të ndodhin shpejt dhe ndoshta s’do ta kapin ritmin. Me rikthimin e Uranit në Dem mund të shohin çfarë kanë bërë të re dhe pse do të rikthehen te e vjetra, kështu që fundi i vitit nuk do të jetë kaq komod.

    11. Shigjetari

    Kanë një vit që kanë pasur peripeci, por do të ndikohen shumë nga eklipset në mars dhe në shtator. Eklipset përkojnë edhe me ndryshimin e pozicionit të Uranit që kalon në Binjak. Kjo i bën të duan marrëdhënie, bashkëpunime më të lira dhe mund të provojnë të dalin nga martesa problematike, në bashkëpunimet që janë lodhur në këtë periudhë ose të fillojnë bashkëpunime të reja. Periudha qershor-nëntor do të jetë kur ata nuk do të kapen fare nga dëshira për të ndryshuar ose për të bërë një ndarje në jetën personale. Futja e Saturnit dhe Neptunit në Dash do të thotë që do të përqendrohen në një talent, prdukt ose vepër që duan ta arrijnë me sukses, në një marrëdhënie erotike që mund t’i lodhë ose t’i fiksojë. Kjo do të jetë tendenca, por edhe ndryshimi i punëve ose rikthimi në detaje punësh në fund të vitit të atyre që mendojnë se nuk i kanë realizuar pas nëntorit, mund t’i çorientojë pak në fund të 2025-ës.

    10. Dashi

    Kalimi nga Saturni në shenjën e Peshqve, në shtëpinë e 12-të për ta që ka pasur një rëndesë të fortë psikologjike dhe sikur kanë kaluar një vullkan personal dhe tani, është viti kriter i së vërtetës. Tani vjen rrahja me çekan për të marrë formë, sa do të jenë të aftë psikologjikisht të kalojnë në një fazë të re sepse Saturni vë kushte më të fuqishme dhe i bën të formojnë një karakter më dominant, më të fortë ose një rrugë të re. Saturni s’është planet duarhapur kështu që mund të kufizohen në jetën personale, në lëvizje, në energji dhe duhet të kenë kujdes nga ana shëndetësore sepse lodhja e viteve të mëparshme, stresi mund të duket sikur ka mbërritur ku nuk mban më. Është një nga shenjat që do të sprovohet në periudhën mars-shtator. Një lajm i mirë është që çlirohen paksa ekonomikisht nga qershori deri në nëntor, ikën Urani nga Demi dhe kalon në Binjak. Do të komunikojnë shumë mirë me të tjerët. Çështjet familjare me Jupiterin në Gaforre do të marrin përparësi, sidomos për prona, shtëpi, bashkëjetesë por edhe një martesë e gjatë mund të shfaqet në horizont.

    9. Demi

    Kanë pasur Uranin në shenjën e tyre dhe kanë 7 vite që çdo gjë që bëjnë, përmbyset, e ribëjnë. Nga qershori në nëntor, me kalimin e Uranit në Binjak do të stabilizohen në çështjet ekonomike, do të çlirohen nga ankthi e stresi i ndryshimeve. Rreziku vjen nga Saturni në Dash në shtëpinë e 12-të që do të sprovohen psikologjikisht si dhe me prapaskenat në punë. Do të kenë probleme shëndetësore që nuk  duhen anashkaluar, por edhe me punën. Periudha fund marsi e deri në nëntor do të duhet që të kujdesen shumë për gjërat që nuk i shohin, nuk i dinë, por i ndiejnë.  Ekonomikisht qetësohen disi, si edhe në jetën personale nga qershori e deri më 7 nëntor.

    8. Luani

    Do të jenë në një vit aneks për gjërat e bukura që do të ndodhin në vitin 2026 kur Jupiteri të hyjë në shenjën e tyre. Largimi i Uranit nga Demi i çliron nga detyrimet e mëdha sidomos në karrierë, familje,  problematika dhe një destabiliteti në famën e emrin e tyre. Kalimi i Uranit në Binjak u jep qëllime të  reja, mundësi të reja dhe komunikime më të zgjuara e komplekse, por edhe flirte. Mund të kenë shumë udhëtime, vendimmarrje për të bashkëpunuar me jashtë, për të studiuar, për të marrë një rrugë të re, për të emigruar, një organizim më i mirë i jetës, do të kenë martesa të fuqishme e të bujshme nga fundi i marsit e deri në vjeshtë me çështjet ekonomike do të kemi pak problematika në periudhën mars e shtator, kur të jenë eklipset e fuqishme ndaj duhet të kenë kujdes, mos të shpenzojnë më shumë sesa duhet dhe të mos investojnë në gjëra që s’janë të sigurt.

    7. Peshqit

    Largohet përkohësisht Saturni nga shenja e tyre por edhe Neptuni duke i çliruar. Peshqit kanë qenë të burgosur në mendimet e tyre, projektet e pasiguritë. Kështu marrin një ajër të mirë dhe e gjithë historia e tyre shkon te çështjet ekonomike, një organizim, një ndryshim, fitime e humbje të papara. Saturni u tregon ku janë pikat e tyre të dobëta dhe a do të mbytet anija e tyre. Kujdes duhet të kenë me dy eklipset në mars e shtator në diagonalen Virgjëreshë-Peshq, sidomos për marrëdhëniet me të tjerët,  bashkëpunime e martesa. Urani që shkon në Binjak u jep një aftësi për të ndryshuar mënyrën e jetesës, bashkëpunimeve, bashkëjetesa, por kjo do të jetë një periudhë 4-5 mujore që ata do të vendosin ku do të jetojnë, hapje a zgjerim të një prone e situate të mirë. Peshqit do të jenë një nga shenjat me fat në dashuri sepse Jupiteri në Gaforre futet në shtëpinë e pestë të dashurisë së tyre nga qershori e tutje dhe detyrimisht i pret një moment më erotik, më i çliruar sesa në vitin 2024. Kur të rikthehet Saturni në Peshk do të vijnë edhe disa problematika që i kishin harruar, por do të kërkojnë dhe luten për muajt e verës sidomos nga maji e deri në tetor.

    6. Virgjëresha

    E fillojnë vitin mirë sepse kanë një planet mbrojtës në shtëpinë e 10-të të tyre që është Jupiteri në Binjak dhe vazhdojnë ta kenë, por do ta ndiejnë mirësinë nga shkurti e  deri në qershor ku mund të pretendojnë për një  punë më të rëndësishme, për takime më të rëndësishme, por edhe me kalimin  e Jupiterit në Gaforre marrin afeksion, mbështetje, miqësi, erotizëm. Periudhë me ndryshime ku mund të bëjnë edhe ato që mendojnë se s’mund t’i bënin, sidomos në karrierë, është periudha qershor-nëntor kur Urani kalon nga Demi në Binjak dhe marrin hov, dëshirë për komunikim e ndryshim. Do t’i mbani fort sepse edhe ata më skeptikët do të duan të udhëtojnë, transferohen e të bëjnë ndryshime të papara. Ajo çfarë do të  kenë kujdes janë çështjet ekonomike. Nuk shquhet si një vit shumë i mirë ekonomik, por as i vështirë sepse do të arrijnë të likuidojnë ato pagesa që mund t’i kenë shumë vjet pa bërë. Ajo që do të kenë kujdes është që u jepet rasti të rinovojnë marrëdhëniet në çift për ata që mund të kenë problematika ose të bëjnë një marrëdhënie të re me largimin e Uranit nga shenja e Demit dhe Saturnit nga Peshqit përballë shenjës së tyre. E kanë ndier peshën e tij, kanë pasur vështirësi këto dy vitet e fundit sidomos në marrëdhënie bashkëpunuese ose në çift. Kjo do t’i çlirojë nga disa detyrime, martesa të vështira ose janë më mendjehapur për të vendosur çfarë do të bëjnë në të ardhmen.

    5. Akrepi

    Do të merren shumë me punën me Saturnin dhe Neptunin në Dash, lodhje më e madhe por edhe stabilitet për një punë më të qëndrueshme. Kanë pasur bashkpunime të hallakatura, Urani në Dem përballë shenjës së tyre u ka dhënë shumë punë, por aspak qëndrueshmëri. Edhe në marrëdhëniet personale nuk kanë qenë të qetë, gjithmonë nuk ka shkuar deri në fund. Në periudhën qershor-nëntor, largimi i Uranit nga Demi i stabilizon nga teendenca e ndryshimeve të papritura. Urani në Binjak dhe Jupiteri aty i bën të merren shumë me çështjet ekonomike, do të jetë një vit esencial ekonomik, shumë i rëndësishëm por mund t’i fusë edhe në një marrëdhënie të fuqishme erotike ose pune. Kjo do t’i bëjë të shpenzojnë energji dhe duhet të kenë më shumë kujdes në çështjet shëndetësore. Nëse zënë një punë nga mars-prilli e deri në vjeshtë, do të ecë mirë edhe pse është e vështirë. Me rikthimin e Saturnit në Peshk, do të ndiejnë përsëri peshën e një pengese ose kurthi në marrëdhënie erotike. Jupiteri në Gaforre është aleat i fuqishëm dhe komunikimet, udhëtimet,njohjet, martesat, shanset e dyta mund të vijnë.

    4. Ujori

    Kanë mirëpritur Plutonin në shenjën e tyre, e kishin në shtëpinë e 12-të dhe shumë Ujorë kanë kaluar 10-15 vjet me fobi e pasiguri, tani duan pushtet. Do ta marrin, Jupiteri në Gaforre i lidh më shumë me punën nga qershori  e tutje. Shumë Ujorë që nuk kanë qenë të kënaqur me punën, duan një punë të re, kushte, ekonomi do ta kenë këtë mundësi. Urani, planeti i tyre që hyn në Binjak nga qershori në nëntor,  u jep një mënyrë të re komunikimi, dashuri, pasione, talente, art e shumë gjëra që ata që s’janë të lidhur mund të flirtojnë shumë. Kur të rikthehet Urani në Dem në nëntor, do ta rishikojnë bazën, ndryshimet në shtëpi e karrierë. Do të rikthehen disa tendenca që i kanë kaluar, por rinovimi s’është i plotë. Do të jetë shenja më me pushtet e 2025.

    3. Binjakët

    Jupiteri është në shenjën e tyre, e nisin vitin me të, është i kundërt dhe do u japë gjërat që ua ka ngadalësuar. Do të kenë tendenca të vështira në komunikimin e përditshëm, çështje ekonomike deri në pranverë. Pas kësaj, futja e Saturnit në Dash ujep një aleat shumë të fuqishëm, i bën luftarakë, të ndërmarrin rreziqe, të bëhen aventurierë të fuqishëm për të arrirë diçka dhe destabiliteti në karrierë do të largohet pas 30 marsit dhe do ta ndiejnë veten më të lirë e të avancuar. Hyn Urani në shenjën e tyre në qershor që do të reflektojë në mënyrën e komunikimit. Modernizimi, futja e së resë, projekte të reja, të ndryshueshme e të papara do u ndryshojë jetën në mënryë thelbësore. Do të udhëtojnë, do të ikin jashtë dhe çështja ekonomike ngelet guri i provës këtë vit sepse Jupiteri në Gaforre do të synojë që t’i rregullojë, pavarësisht ulje-ngritjeve që do të kenë në tre muajt e parë.

    2. Gaforrja

    Mund të ishin në vendin e parë sepse Jupiteri kalon në shenjën e tyre,  por në fillim të vitit Marsi kthehet i kundërt dhe ua ndërlikon jetën. Futja e Strunit dhe Neptunit në Dash kompikon çështjen e karrierës nga 30 marsi deri në vjeshtë dhe do të ndiejnë një presion, tronditje, vështirësi që s’e kishin menduar e pritur. Do të hasin sfida që kanë të bëjnë me realitetin, me eprorët, me punët, shtetin etj. Do të preken drejpërdrejt dhe s’ndihen shumë komodë. Janë në vendin e dytë sepse planeti i fatit futet në qershor në shenjën e tyre, u ndryshon jetën, ndodhin gjëra që janë duke i planifikuar dhe hapin një rrugë të re për të menduar e projektuar. Futja e Uranit në Dem është një çmenduri e vogël e brendshme psikologjike sepse i gjen të papërgatitur dhe nëse e shfrytëzojnë për art, po, por nëse i kap në tela jo të lidhur mirë, mund  të shfaqen problematika.

    1.Peshorja

    Gaforrja është në shtëpinë e 10-të në kornizë dhe me futjen e Jupiterit u del fati përpara. Nuk do ta kuptojnë që fati u vjen papritur dhe duhet ta marrin. Neptuni e Saturni në Dash do të thotë që shumë Peshore që nuk janë martuar ose s’kanë bërë një marrëveshje të fortë do të detyrohen të martohen ose të bëjnë marrëveshje që do të zgjasin shumë vite por që e kufizojnë disi jetën e tyre të deritanishme. Kthimi i Uranit në Binjak u jep tendenca me komunikimin jashtë, flirte, hapësira të reja, fusha studimore dhe me ngjarje të reja e të papritura. Çështjet e punës së përditshme që i kanë lodhur rikthehen pas nëntorit. Janë në vendin e parë sepse Jupiteri u sjell një fat që s’e kanë menduar fare që pavarësisht kushtëzimeve, u ndriçon ylli.

  • 27-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë zjarri

    27-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë zjarri

    Një 27-vjeçar është paraqitur në spitalin e Tropojës me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

    Policia thotë se 27-vjeçari ka deklaruar se është vetëplagosur.

    “Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në Margegaj.

    Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

  • Shqiptarët vijojnë të thyejnë rekorde, kryesojnë numrin e të burgosurve në Britani

    Shqiptarët vijojnë të thyejnë rekorde, kryesojnë numrin e të burgosurve në Britani

    Shqiptarët vazhdojnë të kryesojnë numrin e të burgosurve në Britani, me 1,272 persona, më shumë se çdo kombësi tjetër.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, në fund të marsit 2024, në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ishin 10,422 shtetas të huaj, të cilët përbëjnë rreth 12% të të gjithë të burgosurve. Secili nga këta të burgosur i kushton shtetit britanik 47,000 £ në vit për akomodimin, ushqimin dhe rehabilitimin e tij.

    Në vitin 2024, vetëm 73 të burgosur të huaj janë kthyer në vendet e origjinës për të vuajtur dënimet e tyre, një rritje nga 33 që ishin në vitin 2023. Kjo tregon se shkalla e largimit të të burgosurve të huaj është rritur me 21% që nga korriku i vitit 2023 krahasuar me vitin paraardhës.

    Pas shqiptarëve, polakët janë kombësia e dytë më e përfaqësuar në burgje me 906 persona, ndërsa rumunët e treta me 750 të burgosur.

  • 14-vjeçari vrau 9 shokë dhe rojen e sigurisë në Serbi, gjykata dënon me 14.5 vite babain dhe tre vite nënën

    14-vjeçari vrau 9 shokë dhe rojen e sigurisë në Serbi, gjykata dënon me 14.5 vite babain dhe tre vite nënën

    Gjykata e Beogradit ka ndënuar me 14 vite e 6 muaj burg babain dhe me tre vejt nënën e 14-vjeçarit i cili një vit më parë vrau nëntë nxënës të një shkolle fillore dhe rojen e sigurisë.

    Për shkak se 14-vjeçari konsiderohet i papërgjegjshëm penalisht, janë prindërit e ti të cilët do të vuajnë dënimin.

    14 vjeçari në atë kohë, hyri në shkollën e tij më 3 maj 2023 i armatosur me një pistoletë që ia kishte marrë babait të tij përpara se të vriste 10 persona.

    “I pandehuri (babai i autorit) Vladimir Ketsmanovich dënohet me 14 vjet e gjashtë muaj burg për kryerjen e këtyre veprave penale: dëmtim i rëndë i sigurisë publike dhe neglizhencë dhe keqtrajtim të të miturit. E akuzuara (nëna) Miliana Kecsmanoviç dënohet me tre vjet burg për pakujdesi dhe keqtrajtim ndaj të miturit”, njoftoi gjykata.

    Vendimi i shkallës së parë u bë publik edhe pse gjykimi i cili zgjati 11 muaj u mbajt me dyer të mbyllura me urdhër të gjykatës.

    Prokurori i kishte kërkuar gjykatës vendosjen e masës maksimale të dënimit me ligj për babain. Ai kishte kërkuar 12 vjet burg për Vladimir Ketsmanoviç për “vepër të rëndë penale kundër sigurisë publike” dhe tre vjet për veprën “neglizhim dhe keqtrajtim të të miturit”.

    Tragjedia në Beograd shkaktoi asokohe protesta antiqeveritare me dhjetëra mijëra njerëz që dolën në rrugë duke kërkuar shkarkimin e zyrtarëve për t’i dhënë fund glorifikimit të dhunës dhe kulturës mafioze në rrjete sociale.

  • Donald Trump në Shqipëri? Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s!

    Donald Trump në Shqipëri? Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s!

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë 2027.

    Kryedemokati u shpreh se Samitin e NATO-së do të organizojë vetë ai, dhe jo kryeministri Rama.

    “Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, u shpreh kreu i PD-së.

    Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • “Vitin 2025 duhet ta marrim seriozisht”, Meri Shehu këshillon durim në tre muajt e parë

    “Vitin 2025 duhet ta marrim seriozisht”, Meri Shehu këshillon durim në tre muajt e parë

    Viti 2024 ka qenë plot sfida, por pa vuajtje të forta psikologjike, sipas Meri Shehut. Në programin “Rudina” në Tv Klan ajo shpjegon se kjo ndodhi falë favorizimit nga komunikimi. “Viti tjetër është më i fortë, më dominant, më sfidues dhe ka gjëra akoma më të rëndësishme për të folur, duhet ta marrim më seriozisht”, këshillon astrologia më e famshme në Shqipëri.

    Muaji dhjetor mbyllet me planetë në prapavijë e ashtu nis edhe viti 2025. Katër planetë të rëndësishëm bëjnë lëvizje që do të ndikojnë fort te shenjat, por nëse përballojmë me sukses tre muajt e parë, gjithçka do të shkojë mirë.

    Meri Shehu: Dhjetori filloi me dy planetë të kundërt, me Mërkurin dhe Marsin. Marsi i kundërt vazhdon të jetë akoma. Do ta mbyllim këtë vit me Marsin e kundërt në Luan, ai do të kthehet në janar e shkurt në retrogradë në Gaforre, por një Mars në Gaforre retrogradë nuk është planeti më i këndshëm për një shenjë që lidhet me familjen, miqësinë, nostalgjinë, gjërat e afërta dhe njerëzit e dashur, gjithmonë fut pak më shumë energji sesa duhet dhe kur është i kundërt, akoma më vështirë. Po të kalojmë me sukses tre muajt e parë të vitit do të anashkalojmë përballje, sfida delikate. Kemi tre planetë të rëndësishëm që do të ndryshojnë pozicion. Është Neptuni në Peshk, do të kalojë në Dash, Saturni që është në Peshk do të kalojë në Dash në periudhën maj-tetor dhe rikthehet edhe njëherë në vjeshtë përsëri në Peshk, por ky kalim 4-5 mujor do të bëjë diferencën për këtë vit. Në këtë periudhë, në qershor e deri në fund të nëntorit, Urani pas 7 vjetësh lë shenjën e Demit dhe futet për 5-6 muaj në shenjën e Binjakëve dhe do të jetë një ndryshim shumë i madh që prek të gjitha shenjat. Jupiteri në fund të qershorit kalon nga Binjakët në Gaforre. Katër planetë të rëndësishëm që ndyrshojnë shenjë, do ta bëjnë vitin 2025, do të bëjnë një kthesë të madhe nga ato çfarë kemi dëgjuar deri tani dhe shpjeguar.

    Astrologia thekson se edhe periudhat e eklipseve do të kenë peshën e tyre në ngjarjet që do të pasojnë.

    Meri Shehu: Kemi periudha të eklipseve që ndodhin në maj dhe në shtator, eklipset ndodhin në diagonalen Virgjëreshë-Peshq kështu që do të jenë shumë të forta për t’u përballur. Kemi Marsin që e fillojmë direkt janarin me Marsin e kundërt në Luan dhe do të lodhë pak pjesën e familjeve, të luftërave, sfida sepse Gaforrja nuk prek vetëm vendin tonë si ambiente familjare, por edhe ndërkombëtare që mund të ndikojnë edhe në jetën tonë sepse çdo gjë që ndodh jashtë, edhe ne ndikohemi shumë./tvklan.al

  • “Jam skifter, nuk jam…”/ G-Bani debaton ashpër me Gramosin: Je pis, bëni luftë ‘fekalesh’

    “Jam skifter, nuk jam…”/ G-Bani debaton ashpër me Gramosin: Je pis, bëni luftë ‘fekalesh’

    G-Bani e ka nisur ditën e sotme me debate të forta me dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4”, Bernardin dhe Gramosin

    G-Bani e ka nisur ditën e sotme me debate të forta me dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4”, Bernardin dhe Gramosin. Gjithçka ka nisur kur këngëtari është zgjuar nga gjumi dhe ka gjetur banjën e djemve pis.

    Sipas tij, janë njëri nga dy djemtë e rinj që e kanë lënë banjën ashtu, pasi sipas tij, djemtë e tjerë nuk e kanë lënë më para ashtu.

    G-Bani i pyeti të dy nëse kishin bërë një veprim të tillë dhe që të dy e mohuan. Por ai është i bindur se e kanë bërë ata e si pasojë nisi dhe debatet me ta.Pjesë nga debati me Gramosin:

    Gramosi: Dyshimet e mia janë se mundesh me qenë ti

    G-Bani: I ke dyshimet ti?

    Gramosi: Absolut

    G-Bani: Ku i ke dyshimet ti?

    Gramosi: I kam dyshimet

    G-Bani: Ti nuk paske Zot, të kishe Zot do interesoheshe kush e ka bërë. Ti qenke i pa fe, të kishe fe do të interesonte me e pa kush e ka bërë dëmin, nuk të interesonte me bërë lojë me emrin e Zotit

    Gramosi: Zot kam dhe Zotit ja kam frikën. Me Zotin nuk jam duke bërë lojë, ama diçka duhet me e pas parasysh…

    G-Bani: Ti je pis, tije pisanjoz, hipokrit, bën lojë me Zotin. Kur ke të drejtë jam me ty, kur nuk ke të drejtë nuk jam me ty.

    Gramosi: Ama diçka duhet me pas parasysh se ai që ka bërë këtë, të shkosh ti thuash ‘mbaje pastër’

    G-Bani: Kujt me i thënë?

    Gramosi: Gjeje o vëlla kush e ka bërë

    G-Bani: Aaa ta gjej unë

    Gramosi: Po ti je çuar duke kërkuar me e gjet, unë nuk jam çuar. Unë ta lehtësova punën, unë nuk e kam bërë

    G-Bani: Pse betohesh në Zot edhe kthehesh e ngre dyshime të kota, pse përmend emrin e Zotit

    Gramosi: O shqip, unë për ta lehtësuar jetën…

    G-Bani: Nuk jam shqipe, jam skifter

    Gramosi: Gjerman nuk je

    G-Bani: Jam skifter

    Gramosi: Shqipe, skifter, si të duash ti

    G-Bani: Je fekale, je fekale, kush bë luftë fekale këtu është fekale, vetëm mos e marrsha vesh kush e ka bërë, ta marr t’ia çoj në pjatë

    Gramosi: Fekale e ke gojën ti

  • “Adoptova vajzën e ish-gruas”, banori i “BBV 4” zbulon pse mori këtë vendim

    “Adoptova vajzën e ish-gruas”, banori i “BBV 4” zbulon pse mori këtë vendim

    Bernard Hulme, një emigrant shqiptar i cili prej vitesh jeton në Londër, së fundmi është bërë pjesë e “Big Brother VIP 4”.

    Mëngjesin e sotëm ai ka treguar pak për familjen e tij teksa ka shtuar se njërën nga vajzat nuk e ka biologjike por të adoptuar. Bernardi rrëfeu se vajza e tij e madhe ishte e ish-gruas së tij, dhe kur e ka takuar për herë të parë ka qenë vetëm 3 vjeç.

    “Vajza ime e madhe nuk është vajza ime biologjike, është vajza e ish-gruas time, se jam i divorcuar dhe nuk kishte rrugë tjetër”, tha Bernardi ndërsa shtoi se vogëlushja e asaj kohe ia kishte “vjedhur zemrën” që në momentin e parë që e kishte takuar.

    “Ma vodhi zemrën, shpirtin, të gjitha, ishte 3 vjeç e gjysmë kur e kam takuar”, tha ai.

    Ndër të tjera banori tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.

    “1 vit pasi lindi vajza tjetër bëm dokumentat se doja që kjo të ishte një gjë natyrale”, tha Bernardi.

  • Hetimi i aksidentit të rrëzimit të avionit vazhdon, familjet e viktimave kërkojnë më shumë mbështetje

    Hetimi i aksidentit të rrëzimit të avionit vazhdon, familjet e viktimave kërkojnë më shumë mbështetje

    Që pas rrëzimit të avionit të Jeju Air, në Aeroportin Ndërkombëtar të Muan, qindra anëtarë të familjeve të viktimave kanë “pushtuar” aeroportin.

    Familjet e viktimave janë duke pritur për trupat e të dashurve të tyre dhe kanë shprehur zhgënjimin për mungesën e përditësimeve në kohë nga Jeju Air dhe zyrtarët e qeverisë.

    Të 175 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit u vranë në përplasje, dy personel të fluturimit mbijetuan dhe mbeten në spital.

    Një periudhë prej shtatë ditësh zie është shpallur nga presidenti në detyrë i vendit Choi Sang-mok, pasi janë vendosur lule në vendngjarje.

    Hetuesit po shikojnë regjistrimet e kutisë së zezë të avionit, por dekodimi i tyre mund të vonohet për shkak të dëmtimit, ndërsa kërkimet për shkakun e rrëzimit vazhdojnë.

    Përveç kësaj, një “inspektim gjithëpërfshirës” i të gjithë avionëve Boeing 737-800 është duke u zhvilluar dhe një ekip nga SHBA do t’i bashkohet autoritetit të aviacionit të Koresë së Jugut në hetimin e tij.