Author: editor

  • “TikTok do mbyllet”, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, do na duhen 6-8 javë

    “TikTok do mbyllet”, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, do na duhen 6-8 javë

    Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tërhiqen nga vendimi që është marrë për mbylljen e TikTok në Shqipëri. Në konferencën e fundvitit që po mban me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh:

    “Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”.

    Njoftimi për mbylljen e platformës për një vit u njoftua disa ditë më parë në prezantimin e planit të ri të veprimit të sigurisë në shkolla. Kreu i qeverisë tha se pas një viti, do të shihet se si do të veprohet./abcnews.al

  • “Na ka goditur fort syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Na solli një surprizë të hidhur, shpresoj që në pranverë…

    “Na ka goditur fort syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Na solli një surprizë të hidhur, shpresoj që në pranverë…

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit.

    Shefi i qeverisë tha se gjeologjia e tunelit nuk i ka ndihmuar punimet, por shtoi se në pranverë pritet të kalojnë automjetet e para.

    Rama tha se pavarësisht nga problemet në infrastrukturën e veprës e cila po realizohet me PPP dhe kostove shtesë, qeveria nuk do të paguajë asgjë nga buxheti. Ai theksoi se kostot e punimeve po mbulohen nga kompania e ndërtimit.

    Edi Rama: Një pikë kyçe ku na goditur fort syri i keq, tuneli i Murrizit, gjeologjia. Aty po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji e cila faktikisht solli një surprizë në këtë rast, e hidhur. E gjithë ajo punë kolosale po bëhet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti. Pse? Sepse po bëhet me PPP. Kjo është. Kur PPP bëhet siç duhet, barra ndahet. Atë surprizën gjeologjike e përballon kompania, jo buxheti. Shpresoj shumë që në pranverë, por s’dua të flas shumë, se aty na kanë parë sytë vërtetë vështirësi të mëdha, të hapet edhe ai.

  • Konferenca e fundvitit e kryeministrit Rama përballë gazetarëve, Berisha e ndjek fshehurazi live në ‘Facebook

    Konferenca e fundvitit e kryeministrit Rama përballë gazetarëve, Berisha e ndjek fshehurazi live në ‘Facebook

    Kryeministri, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme konferencën e fundvitit me gazetarët. Kjo konferencë e Ramës mesa duket ka ngjallur interes edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha është “kapur mat” teksa ndjek live në “Facebook” konferencën e Ramës.

    Ai ka hyrë live për të ndjekur në “Facebook” konferencën e fundvitit së bashku dhe me qytetarë të tjerë. Kreu i PD-së ka njoftuar sot se në orën 12:00 do të zhvillojë konferencë me gazetarët në sallën “Azem Hajdari” por ai ka arritur të gjejë kohë nga axhenda e tij për të ndjekur live kundërshtarin e tij politik.

  • “Vend i vogël me peshë modeste, por…”- Samitet e Komunitetit Politik Europian dhe NATO-s në Shqipëri, Rama: Krenar! Jemi një shtet që të gjithë e shohin me sytë e respektit

    “Vend i vogël me peshë modeste, por…”- Samitet e Komunitetit Politik Europian dhe NATO-s në Shqipëri, Rama: Krenar! Jemi një shtet që të gjithë e shohin me sytë e respektit

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është vend i vogël dhe me peshë modeste, por ka arritur të fitojë respekt në arenën ndërkombëtare.

    Kreu i qeverisë, në konferencën e fundvitit me gazetarët, u shpreh se këtë e tregon Samiti i Komunitetit Politik Europian që do zhvillohet vitin e ardhshëm më 16 Maj dhe Samiti i NATO-së që do mbahet në vitin 2027.

    “Dhe arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është shumë e thjeshtë sepse sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime që më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishëm është frymëzimi dhe motivimi për të vazhduar më tutje”, tha kreu i qeverisë.

    Kreu i qeverisë shtoi se ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë “është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare”.

    “Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, theksoi Kryeministri.

    Edi Rama: Deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 miliard euro plus, dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për tu bashkuar me familjen europiane në disa segmente të Evropës së bashkuar. Falë planit të rritjes që nga 21 Nëntor shqiptarët në të gjithë boten që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë komision ekstra. Kursehen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë. Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë shumë domethënëse të hapjes së Kolegjit të Evropës në Tiranë, është filiali i dytë. U hap si një sinjal dhe domethënës për pozicionin e ri të Shqipërisë në hartën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe BE. Janë organizuar një sërë samitesh dhe vitin ardhshëm më 16 Maj presin Samitin e Komunitetit Politik Europian ku do të presim udhëheqësit e Evropës, jashtë kufijve të BE.

    Dhe arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është shumë e thjeshtë sepse sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime që më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishëm është frymëzimi dhe motivimi për të vazhduar më tutje. Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

    Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë.

  • Aksident në aksin Librazhd – Përrenjas, përmbyset automjeti, përfundojnë në spital dy persona

    Aksident në aksin Librazhd – Përrenjas, përmbyset automjeti, përfundojnë në spital dy persona

    Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 11.00 të kësaj të hëne në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas.

    Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës” , 3 km larg qytetit të Librazhdit.

    Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.

    Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.Paraprakisht nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.

  • “Mos të shoh më!”/ Vullneti refuzon të shikojë videon, por Xheneta pranon!

    “Mos të shoh më!”/ Vullneti refuzon të shikojë videon, por Xheneta pranon!

    Vullnet Krasniqi vendosi të mos e shikonte videon e deklaratës së Stresit në Big Talk, e cila ishte bërë kundër tij, duke refuzuar kështu të dëgjonte kritikat që lidhen me orientimin e tij seksual. Megjithatë, Xheneta, një tjetër banore e shtëpisë, zgjodhi ta shikonte videon, duke bërë që të humbnin 10 mijë euro nga çmimi i madh.

    Ky veprim e nervozi shumë Vullnetin, i cili iu kthye ashpër Xhenetës dhe i tha: “Me mua e ke kryer, as s’dua të di kurrgjë për ty e as për ekzistencën tënde. Mos më fol! Xhenetë, mos më fol më! Nuk dua të të dëgjoj”. Kjo situatë tensionoi më tej marrëdhëniet mes tyre në shtëpi.
    Vullneti kishte refuzuar të dëgjonte deklaratën e Stresit, i cili shpërtheu kundër komunitetit LGBT, duke i drejtuar fjalë të ashpra ndaj tij, pasi ai e ka pranuar hapur orientimin e tij seksual.

  • I shpallur në kërkim, Arben Ahmetaj shikohet në mes të Zvicrës

    I shpallur në kërkim, Arben Ahmetaj shikohet në mes të Zvicrës

    Një tjetër foto e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetajt është publikuar së fundmi.

    Ish-zv.kryeministri, i cili prej më shumë se një viti tanimë ndodhet në arrati, shihet në shoqërinë e dy personave në një lokal, që mendohet të jetë në Zvicër, aty ku dhe politikani shqiptar është “strehuar” prej korrikut të vitit 2023.

    Në foton e publikuar Ahmetaj shfaqet duke konsumuar kafe dhe puro, teksa është duke biseduar me disa persona identiteti i të cilëve nuk kuptohet qartë në foto.

    Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.

    Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ish-zv.kryeministri ka refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht.

    Ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

  • Kapet me armë zjarri me vete një 15-vjeçar në Tiranë

    Kapet me armë zjarri me vete një 15-vjeçar në Tiranë

    Qarkullonte me armë zjarri, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 15-vjeçari.

    Sekuestrohet arma e zjarrit dhe një dorezë metalike.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur 15 vjeç, banues në Tiranë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

  • Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët

    Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar se brenda ditës së sotme, të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.

    Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër Drejtori i Policise lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .

    “Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”, thuhet në urdhrin e lëshuar nga Proda për Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH.

    Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm, po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ, i cili dalë në sistem ditën e premte.

  • “Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

    “Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

    Çifti Briseida dhe Jori nuk arritën që të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ata qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother Vip, mirëpo me votat e publikut nuk arritën që të futen te shtëpia e madhe ku janë të gjithë personazhet e njohur.

    Por, sipas çiftit ky vendim është marrë nga produksioni dhe jo nga publiku. Madje, madje Briseida dhe Jori i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë, pasi në fund të çdo televotimi shpëton apo eleminohet ai që produksioni dëshiron.

    “Jemi të gëzuar që shkuam. Me pak fjalë nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihje në TV. Është një turp i madh sepse nuk ishin votat e publikut që vendosnin. Pra mos votoni, mos harxhoni lekët kot. Është kshu hajde fli gjumë, kur të thërret produksioni të mëson çfarë do thuash, dil aty çfarë do produksioni dhe kaq fitove. Shumë padrejtësira, pa fund megjithatë populli është shumë i zgjuar, e kupton jam e sigurt edhe ne donim ta kishim këtë eksperiencë ja arritëm. Aty brenda ishte inskenim, na përgatisnin, të bënim sikur ishim budallenj”, thanë Briseida dhe Jori, teksa më tej falenderuan të gjithë ata që i mbështetën në këtë eksperiencë që zgjati shumë pak.