Author: editor

  • “Mos të shoh më!”/ Vullneti refuzon të shikojë videon, por Xheneta pranon!

    “Mos të shoh më!”/ Vullneti refuzon të shikojë videon, por Xheneta pranon!

    Vullnet Krasniqi vendosi të mos e shikonte videon e deklaratës së Stresit në Big Talk, e cila ishte bërë kundër tij, duke refuzuar kështu të dëgjonte kritikat që lidhen me orientimin e tij seksual. Megjithatë, Xheneta, një tjetër banore e shtëpisë, zgjodhi ta shikonte videon, duke bërë që të humbnin 10 mijë euro nga çmimi i madh.

    Ky veprim e nervozi shumë Vullnetin, i cili iu kthye ashpër Xhenetës dhe i tha: “Me mua e ke kryer, as s’dua të di kurrgjë për ty e as për ekzistencën tënde. Mos më fol! Xhenetë, mos më fol më! Nuk dua të të dëgjoj”. Kjo situatë tensionoi më tej marrëdhëniet mes tyre në shtëpi.
    Vullneti kishte refuzuar të dëgjonte deklaratën e Stresit, i cili shpërtheu kundër komunitetit LGBT, duke i drejtuar fjalë të ashpra ndaj tij, pasi ai e ka pranuar hapur orientimin e tij seksual.

  • I shpallur në kërkim, Arben Ahmetaj shikohet në mes të Zvicrës

    I shpallur në kërkim, Arben Ahmetaj shikohet në mes të Zvicrës

    Një tjetër foto e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetajt është publikuar së fundmi.

    Ish-zv.kryeministri, i cili prej më shumë se një viti tanimë ndodhet në arrati, shihet në shoqërinë e dy personave në një lokal, që mendohet të jetë në Zvicër, aty ku dhe politikani shqiptar është “strehuar” prej korrikut të vitit 2023.

    Në foton e publikuar Ahmetaj shfaqet duke konsumuar kafe dhe puro, teksa është duke biseduar me disa persona identiteti i të cilëve nuk kuptohet qartë në foto.

    Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.

    Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ish-zv.kryeministri ka refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht.

    Ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

  • Kapet me armë zjarri me vete një 15-vjeçar në Tiranë

    Kapet me armë zjarri me vete një 15-vjeçar në Tiranë

    Qarkullonte me armë zjarri, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 15-vjeçari.

    Sekuestrohet arma e zjarrit dhe një dorezë metalike.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur 15 vjeç, banues në Tiranë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

  • Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët

    Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar se brenda ditës së sotme, të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.

    Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër Drejtori i Policise lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .

    “Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”, thuhet në urdhrin e lëshuar nga Proda për Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH.

    Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm, po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ, i cili dalë në sistem ditën e premte.

  • “Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

    “Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

    Çifti Briseida dhe Jori nuk arritën që të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ata qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother Vip, mirëpo me votat e publikut nuk arritën që të futen te shtëpia e madhe ku janë të gjithë personazhet e njohur.

    Por, sipas çiftit ky vendim është marrë nga produksioni dhe jo nga publiku. Madje, madje Briseida dhe Jori i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë, pasi në fund të çdo televotimi shpëton apo eleminohet ai që produksioni dëshiron.

    “Jemi të gëzuar që shkuam. Me pak fjalë nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihje në TV. Është një turp i madh sepse nuk ishin votat e publikut që vendosnin. Pra mos votoni, mos harxhoni lekët kot. Është kshu hajde fli gjumë, kur të thërret produksioni të mëson çfarë do thuash, dil aty çfarë do produksioni dhe kaq fitove. Shumë padrejtësira, pa fund megjithatë populli është shumë i zgjuar, e kupton jam e sigurt edhe ne donim ta kishim këtë eksperiencë ja arritëm. Aty brenda ishte inskenim, na përgatisnin, të bënim sikur ishim budallenj”, thanë Briseida dhe Jori, teksa më tej falenderuan të gjithë ata që i mbështetën në këtë eksperiencë që zgjati shumë pak.

  • Vrau shokun 13-vjeçar duke e goditur me lopatë, adoleshenti në Kinë dënohet me burgim të përjetshëm

    Vrau shokun 13-vjeçar duke e goditur me lopatë, adoleshenti në Kinë dënohet me burgim të përjetshëm

    Kina dënoi sot me burgim të përjetshëm një adoleshent për vrasjen e një shoku të klasës, një rast që tronditi vendin dhe hapi debatin për krimin e të rinjve.

    Tre të dyshuar, të gjithë nën moshën 14 vjeç në kohën e krimit, u akuzuan në prill se kishin ngacmuar shokun e tyre të klasës, një djalë 13-vjeçar të quajtur Wang, për një periudhë të gjatë përpara se ta vrisnin me lopatë dhe ta groposnin trupin e tij në një serrë e braktisur.

    Detajet të krimit dhe veçanërisht organizimi metodik i tij nga adoleshentët bënë bujë dhe hapi debatin për reagimin gjyqësor ndaj krimit të të rinjve.

    Një nga adoleshentët, i quajtur Zhang , u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm, njoftoi sot një gjykatë në provincën Hebei të Kinës veriore.

    Bashkëpunëtori i tij, i quajtur Lee, u dënua me 12 vjet burg.

    Adoleshenti i tretë u shpall i pafajshëm penalisht sepse u konsiderua se kishte pasur një përfshirje të kufizuar në vrasje, por u dënua me një reformator .

    Sipas ligjit kinez, vrasja dënohet me burgim ose me vdekje.

    Organizata joqeveritare Amnesty International e konsideron të “sigurt” se Kina është vendi që ekzekuton më shumë të dënuar çdo vit, më shumë se Irani dhe Arabia Saudite.

  • Pas vdekjes tragjike të Liam Payne, fejohet ish-e dashura e tij! Momenti kur i tha “Po” propozimit magjik

    Pas vdekjes tragjike të Liam Payne, fejohet ish-e dashura e tij! Momenti kur i tha “Po” propozimit magjik

    Sophia Smith, ish-e dashura e yllit të “One Direction”, Liam Payne, ka njoftuar se është fejuar. 30-vjeçarja ndau momentin e veçantë kur i fejuari i saj, James Bridgwood, i propozoi gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

    Ajo shpërndau një video ku James e pyet për martesë në një dhomë të mbushur me petale trëndafili dhe një shishe shampanjë, teksa ata po kalonin kohë së bashku me vajzën e tyre, Angelina Grace, e lindur në prill 2023

    “Po një milion herë. 25.12.24”, ka shkruar ajo në përshkrim krahas një ‘emoji’ të zemrës.
    Sophia dhe Liam kishin një lidhje të njohur që zgjati nga 2013 deri në tetorin e vitit 2015. Përpara se të nisnin marrëdhënien, Liam e kishte lutur disa herë Sophia-n për të dalë me të.

    Pas ndarjes me të, Liam Payne u pa shumë i lënduar. Gjatë një interviste ai tha se “ndonjëhërë edhe pse zemra nuk e pranon, duhet t’i lësh disa njerëz të shkojnë”.

  • Dalin pamjet, Xumi dhe Olsi Bylyku dikur shokë, përse banori insiston për lidhje dashurie me Eglin?

    Dalin pamjet, Xumi dhe Olsi Bylyku dikur shokë, përse banori insiston për lidhje dashurie me Eglin?

    Xum Allushi është në qendër të vëmendjes në “Big Brother”, por JO për arsye pozitive.

    Kritikat për sjelljen e tij po rriten nga banorët dhe fansat, të cilët e quajnë atë gjithnjë e më të çuditshëm dhe shqetësues.

    Xumi ka shfaqur një emocion të thellë për ish-të dashurën e tij, një influencuese të njohur në TikTok. Ai nuk ka ngurruar të ndajë me publikun dhimbjen e tradhtisë që ka përjetuar, duke u kthyer në lot gjatë rrëfimit të tij. Pas këtyre momenteve prekëse, ai duket se ka vënë sytë te Egli Tako, duke u përpjekur të fitojë zemrën e saj, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme nga ana e saj. Kjo sjellje ka ngjallur shqetësim tek ndjekësit, që mendojnë se ndoshta Xumi po tregon shenja të problemeve emocionale më të thella.

    Ndërkohë, Egli ka komentuar situatën e saj pas ndarjes nga Olsi Bylyku. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si të vështirë, por të nevojshëm për të dy. Gjatë një interviste, Egli ka shprehur mirënjohje për Olsin, duke theksuar se ajo do t’i mbajë gjithmonë në kujtesë momentet e bukura që kanë kaluar së bashku. E gjitha kjo është bërë me shumë respekt, duke e mbajtur privatësinë e tyre në fokus, pasi ajo beson se disa gjëra duhet të mbeten përveç syve të publikut.

    Egli ka theksuar gjithashtu rëndësinë e respektimit të saj dhe të kaluarës së saj, duke bërë të qartë se dëshira e saj është të ruajë dinjitetin në këtë periudhë të vështirë. Ajo shprehet se ndarja nuk do të sjellë pasoja të mëdha, përkundrazi, është një mundësi për të dy për të rifituar veten e tyre dhe për të ndjekur ëndrrat personale.

    Po ashtu, një foto e fundit e Xumit me Olsin ka hapur një valë spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre. Publiku është kurioz të dijë nëse ata janë ende miq dhe pse Xumi po insiston për t’u afruar me Eglin, sinqerisht duke kaluar kufij të zakonshëm miqësie. Kjo e bën situatën më delikate, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.

    Xumi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede se ai ka pasur shumë besim gjatë kohës që kanë kaluar së bashku, duke falenderuar Eglin për momentet pozitive. Ai shprehet se është i lumtur që mes tyre nuk kishte ndodhur ndonjë angazhim të rëndësishëm si martesa apo fëmijët, duke e parë këtë si një mundësi për vetë-reflektim. Ai thekson se e shikon privatësinë e tij si një element të shenjtë të jetës së tij.

    “Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër. Kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë,” shprehet ai në një moment reflektimi mbi marrëdhëniet e tij.

    Si konkluzion, situata e ndërlikuar e Xumit dhe Eglit tregon se marrëdhëniet e moderuara në një mjedis si “Big Brother” janë tërësisht të komplikuara. Me tensionet e emocioneve dhe historitë përkatëse, ky cikël i ri dinamike mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet, dhe si do të reagojnë banorët e tjerë në këtë atmosferë përplot dramatik. Fansat do të vazhdojnë të ndjekin çdo hap dhe reagim, në pritje të zhvillimeve të reja që do të pasojnë.

  • “Fast and furious”/ Me 181 km/h në aksin Durrës-Tiranë, Rrugorja ndëshkon shoferët

    “Fast and furious”/ Me 181 km/h në aksin Durrës-Tiranë, Rrugorja ndëshkon shoferët

    Dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë dhe zbritje deri në 8 pikë nga leja e drejtimit, pasi kanë qarkulluar me shpejtësi tej normave në aksin Durrës-Tiranë.

    Në këtë aks, shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 90 km/h, por dy drejtuesit janë konstatuar duke lëvizur gati me dyfishin e kësaj shpejtësie të lejuar.

    Njëri prej tyre, po udhëtonte në këtë aks me 171 km/h dhe tjetri me 181 km/h.

    Policia Rrugore, u bën apel drejtuesve të mjeteve që t’i thonë ‘Stop shpejtësisë’ dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

    “Mos udhëtoni më shpejt se jeta! 171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.

    Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

    Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

    Stop shpejtësisë! Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës! Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton Policia Rrugore.

    Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.

  • “Ia kam premtuar nënës”, Laerti zbulon arsyen e hyrjes së tij në Big Brother: Banka po na merr shtëpinë, do bëj të pamundurën që të…

    “Ia kam premtuar nënës”, Laerti zbulon arsyen e hyrjes së tij në Big Brother: Banka po na merr shtëpinë, do bëj të pamundurën që të…

    Banori i Big Brother Vip Albania 4, Laert Vasili, ka zbuluar sot gjatë një bisede arsyen se përse zgjodhi të bëhej pjesë e formatit televiziv.

    Aktori tha se arsyeja që ai hyri në BBVA ka të bëjë me një premtim që i ka bërë nënës së tij, për të shpëtuar shtëpinë.

    Ai tha se shtëpinë e tyre po e merr banka, për shkak të disa borxheve dhe problemeve financiare dhe se ai do të bëjë të pamundurën që të shpëtojë shtëpinë nga banka.

    Laerti: Mua nuk më ka dhënë njeri të kem kultin e drejtësisë. Këtu në shtëpinë e vëllait të madh nuk mund të kesh të dashur, pasi të kesh të dashur duhet të kesh marrëdhënie fizike. Nëse këtu ke marrëdhënie fizike fluturon jashtë, unë nuk kam ardhur këtu për të fluturuar jashtë. Këtu kam ardhur për të përmbushur premtimin që i kam bërë mamasë sime, të bëjë të pamundurën të shpëtoj shtëpinë që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor.