Author: editor

  • Ky vend ngre alarmin, pritet përkeqësimi i mot të keq përpara natës së ndërrimit të viteve

    Ky vend ngre alarmin, pritet përkeqësimi i mot të keq përpara natës së ndërrimit të viteve

    Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime për kushte të keqija moti në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për ditët e ardhshme, duke përfshirë borë, erë të fortë dhe shi gjatë festimeve të Vitit të Ri.

    Pritet që moti i keq dhe temperaturat e ulta të ndikojnë në shumë pjesë të vendit, duke shkaktuar probleme në rrugë dhe mundësi për vonesa në transport.

    Në disa zona, veçanërisht në veri dhe lindje, pritet që dëbora të bjerë në sasi të mëdha, ndërsa pjesë të tjera të vendit mund të përballen me shira të dendur dhe erëra të forta që mund të arrijnë deri në 80 km/h. Për të mërkurën, parashikohet që reshjet e shiut të jenë më të dendura në Uells, gjë që mund të sjellë përmbytje lokale. Po ashtu, mundësia për borë ka rritur shqetësimet për shkak të ndërprerjes të transportit në Irlandën e Veriut, Skoci dhe veri të Anglisë.

    Parashikuesit e motit kanë njoftuar se deri në 10 cm borë mund të bjerë në disa zona, me reshje më të dendura në kodra dhe mundësi për stuhi bore dhe dridhje të borës.

    Këto paralajmërime të verdha për motin të keq vijnë pas mjegullës së dendur që shkaktoi ndërprerje të qindra fluturimeve në disa nga aeroportet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar gjatë fundjavës.

    Autoritetet paralajmërojnë që festuesit dhe ata që udhëtojnë për Vitin e Ri të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë parashikimet e motit para udhëtimit.

  • Tragjedi në vendin fqinj, çifti bie në greminë, vdes burri! Gruaja në vdekje klinike, humb edhe foshnjën

    Tragjedi në vendin fqinj, çifti bie në greminë, vdes burri! Gruaja në vdekje klinike, humb edhe foshnjën

    Një çift turistësh amerikanë kanë rënë në greminë, në Haradara të Prevelit në Kretë të Greqisë pak ditë më parë.

    Burri humbi jetën i pari pak pasi thirri për ndihmë. Partnerja e tij mori plagë të rënda në kokë dhe gjoks, teksa rezultoi se ishte shtatzënë. Megjithë përpjekjen e mjekëve, 33-vjeçarja u njoftua dje se humbi fëmijën e saj. Teksa edhe vetë ndodhet në gjendje kritike, pasi vlerësohet nga ekipi i bluzave të bardha se ka kaluar në një vdekje klinike.

    Familjarët e turistit amerikan ndërkohë kanë marrë vendimin për dhurimin e organeve. Çifti po bënte ecje në këmbë në zonën e e rrezikshme teksa u rrëzuan fatalisht më 23 dhjetor.

    Turistja po trajtohet në spitalin e Chanias, ndërsa edhe për të familja e ka marrë vendimin për dhurim organesh, nëse nuk ka më gjendje të kthyeshme, pasi mjekët shprehen se ‘i ka vdekur truri’.

    Madje ekipet kirurgjikale kanë mbërritur në ishull për të marrë organet nga Spitali Popullor dhe Onassios, informon media greke.

    Operacioni i shpëtimit zgjati 4 orë, për shkak të terrenit të vështirë, por pavarësisht përpjekjeve të EMAK, forcave të shpëtimit policor dhe zjarrfikësve, duket se numri i viktimave bëhet tre.

  • Dalim pamjet, Xumi dhe Olsi Bylyku dikur shokë, përse banori insiston për lidhje me Eglin?

    Dalim pamjet, Xumi dhe Olsi Bylyku dikur shokë, përse banori insiston për lidhje me Eglin?

    Xum Allushi po bëhet gjithnjë e më i përfolur në “Big Brother”, por jo për arsye pozitive. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve dhe fansave e kritikojnë për sjelljen e tij, duke e cilësuar si të pazakontë dhe shqetësuese.

    Ai nisi të fliste me shumë ndjenja për ish-të dashurën e tij, një influencuese TikTok, duke shpërthyer në lot dhe duke përshkruar tradhtinë që kishte përjetuar.

    Pas kësaj, ai e ka fiksuar veten te Egli Tako, duke tentuar të fitojë zemrën e saj, pavarësisht refuzimit të saj të qartë. Fansat janë të shqetësuar dhe mendojnë se Xumi po tregon sjellje të çuditshme, të cilat mund të jenë shenjë e ndonjë problemi më të thellë.

    Nga ana tjetër, Egli ka ndarë mendimet e saj për ndarjen nga Olsi Bylyku, duke theksuar se ka qenë një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të dy. Ajo ka folur me shumë respekt për të dhe ka shpjeguar se kjo ndarje nuk do të ketë pasoja të mëdha, duke mbajtur gjithmonë privatësinë e saj dhe marrëdhënies. Ajo ka falënderuar Olsin për momentet e bukura që kanë kaluar dhe ka vendosur të mos flasë shumë për detajet e ndarjes, duke i mbajtur për vete për shkak të respektit për të kaluarën e tyre.

    Gjithashtu, një foto e fundit e Xumit me Olsin ka nxitur më shumë spekulime, pasi shumë njerëz po pyesin nëse ata janë ende miq, dhe përse Xumi po insiston kaq shumë për t’u afruar me Eglin, duke u dukur se ka kaluar një kufi që nuk është i zakonshëm në marrëdhëniet mes miqsh.

    “Kam patur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndejtur bashkë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije, ndonjë martesë apo ndonjë ceremoni. Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër…Kam zgjedhur të qëndrojë “gojëkyçur” sepse kam respekt. Normalisht që kur ndahesh ka një gjë të keqe patjetër, si ai për mua, si unë për atë. Por unë kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë. Për hir të 5 viteve që kam ngrënë e kam pirë e kam kaluar aq kujtime të bukura, e për hir të gjithë dashurisë!”

  • Ledri Vula hap ‘thesin’, flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Ka gjëra të pashpjegueshme që…

    Ledri Vula hap ‘thesin’, flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Ka gjëra të pashpjegueshme që…

    Këngëtari i dashur për publikun, Ledri Vula, ishte i ftuari i radhës në një studio televizive.

    Ai rrëfeu mes emocionesh, ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem.

    Pjesë nga intervista:

    Si ka qenë eksperienca jote familjare?

    Ledri: Eksperiencë shumë e bukur, deri te lindja e Poit, nëse një ditë është më e veçanta, është lindja e Poit, vitet që kanë fluturuar më shpejt.

    Si mendon pse mund të vijë një ndarje?

    Ledri: Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, ndodhin gjërat, jeta, s’jam as i pari, as i fundit, me rëndësi është si e vazhdon, kemi një raport shumë të mirë, jemi shokë ende me Sarën dhe gjithçka bëjmë për Poin, ajo qysh ka ardhur deri aty as e kemi menduar, as e kemi fol me tregu drejt, por që ka ardhur.

    Si janë marrëdhëniet me vajzën?

    Ledri: Me vajzën marrëdhënie të shkëlqyeshme, jam shumë i lumtur që jam në emision me ty, por mezi po pres me ik se e kam në Tiranë, me ik me e taku. Vij e marr në Tiranë, rri një javë, merremi vesh.

  • 6 tërmete të forta të njëpasnjëshme shkundin këtë vend shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

    6 tërmete të forta të njëpasnjëshme shkundin këtë vend shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

    Greqia është prekur nga një valë lëkundjesh sizmike javën që u mbyll, teksa vetëm mëngjesin e sotëm rajoni jugor i vendit u shkund nga 6 tërmete radhazi, me forcë zbritëse. Nuk u raportua për të lënduar apo dëme materiale.

    Tërmeti i parë ra në Kretë. Banorët e Karpathos dhe Atikës janë tronditur dhe përfshirë nga paniku, teksa më shumë u ndjenë në ishullin e Dodekanezit.

    Siç njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 02:15 të mëngjesit të sotëm (29 Dhjetor), në zonën detare 28 kilometra në jug të Karpathos, ose rreth 435 kilometra në juglindje të kryeqytetit.

    Ai u pasua në orën 10:02 në zonën më të gjerë të Karpathos, konkretisht 89.5 km në jugperëndim të ishullit nga një tërmet i ri pak më i fortë, me intensitet 4.4 të shkallës Rihter, sipas Rrjetit të Unifikuar Kombëtar Sizmologjik.

    Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 24 km lindje-verilindje të Zakros në Kretë dhe 89.5 km në jugperëndim të Karpathos, ndërsa thellësia fokale e tërmetit llogaritet në 10 km, raportoi media greke.

    Rreth 40 minuta më vonë, në zonë ka ndodhur edhe një pasgoditje me intensitet 3 të shkallës Rihter, gjithashtu me thellësi fokale 10 km.

    Megjithatë edhe në Athinë pati një lëkundje me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, pas lëkundjeve të ngjashme të javëve të mëparshme, me qendër sërish në Chalandri. Lëkundjet u regjistruan në orën 03:22 me thellësi fokale 5.7 km. Lëkundje të reja, më të vogla pasuan në të njëjtën zonë, me intensitet 2.1 Rihter në orën 04:47 dhe 2.2 Rihter në orën 08:54, dhe në fakt me një thellësi fokale prej vetëm 2 km e fundit.

    Edhe pse lëkundjet në Atikë nuk ishin të përmasave të konsiderueshme, ato mjaftuan për të shqetësuar banorët në lagjet me popullsi të dendur, që u tronditën më shumë për shkak të natyrës sipërfaqësore të këtyre mikrolëkundjeve. Tre tërmete të tjerë u regjistruan këtë javë në Atika dhe Patra, madje njëri edhe në Qipro.

  • Ndryshime të mëdha për 2025, parashikimi vjetor i horoskopit nga Jorgo Pulla: Kujdes ekonomia dhe…

    Ndryshime të mëdha për 2025, parashikimi vjetor i horoskopit nga Jorgo Pulla: Kujdes ekonomia dhe…

    I ftuar në një studio televzive, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim vjetor për të gjitha shenjat e zodiakut, për vitin 2025.

    ”Ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe do të ketë një ndikim shumë të madh në të gjithë shenjat, ndikim i cili do të vijojë deri në vitin 2027” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se viti 2025 sa i takon mundësive do të jetë viti i Virgjëreshës dhe i Peshqve. ”Këto dy shenja kanë vuajtur shumë, ndaj ky do të jetë viti i tyre i revanshit” shtoi Jorgo.

    Për Peshqit është mundësia më e mirë që të ndreqin shumë çështje të së shkuarës dhe të marrin më të mirat e këtij viti.”Sa i takon të gjitha shenjave, mund të themi se 2025 do të jetë një vit disi i shtrënguar financiarisht.

    Duhet të kemi vëmendje në ekonomi, por dhe në dashuri! Kujdes, kujdes, do të kemi shumë thashetheme, por jo gjithçka duhet të merret për bazë” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet më specifikisht për çdo shenjë të zodiakut për vitin 2025?

    Dashi

    Dashi i 10-të ditëshit të parë ka një vit zgjimi, ku priten të bëhen vlerësimet e punës së tyre dhe do të kenë mundësi për ndryshime të rëndësishme në fushën e karrierës. Eshtë një moment i mirë stabilizues, pasi llogaritë e hapura nga e shkuara do të mbyllen përgjatë këtij viti. Eklipsi diellor u jep mundësi të zgjidhin gjithashtu një çështje ligjore. Gabimet e së shkuarës duket se do të ndreqen në këtë periudhë. Në fushën e dashurisë, 10-të ditëshi i parë duhet të ketë kujdes nga thashethemet. Ndërsa 10-të ditëshi i dytë, do të ketë një vit të qetë dhe të qëndrueshëm duke arritur majat. Do të mbyllen të gjitha problematikat në fushën e karrierës. Priten takime me persona të së shkuarës që mund të jenë shumë frytdhënëse. Mos u nxitoni në marrje vendimesh, pasi shpesh mund të gaboni! Të gjithë ata që janë në 10-të ditëshin e tretë, e mirëpresin vitin 2025, sepse kanë ende ndryshime që i presin. Viti do të nisë me disa konflikte të brendshme, por ky 10-të ditësh do të dalë shumë i fituar. Kanë një mundësi të artë në menaxhimin e financave dhe duket se janë në rrugën e duhur. Ndërsa në dashuri do të zbuloni shpirtin binjak, pa të cilin duket se nuk bëni dot.

    Demi

    10-të ditëshi i parë i Demit do të ketë një vit me transformim rrënjësor. Do të ketë rindërtime dhe themele të forta për të ardhmen për Demin. Po përgatiteni për gjëra të rëndësishme dhe të forta! Një padrejtësi që ju është bërë, tani në vitin 2025 do të ndreqet dhe do të fitoni të drejtën tuaj. Për të gjitha sakrificat që keni bërë, do të vlerësoheni pikërisht tani. Do të jetë një vit me favorizime dhe kontrata të reja, favorizime në punë, në dashuri dhe karrierë, si dhe udhëtime të largëta apo plotësime dokumentacioni. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një lidhje problematike që keni patur, duket se zgjidhet pikërisht tani. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë, do të ketë çështje të mëdha që kanë lidhje me rinovim kontratash, apo me blerjen e një mjeti apo pasurie të paluajtshme. Keni mundësi për të vënë pikat mbi “i” për stabilizimin dhe konkretizimin e një lidhje afatgjatë në martesë. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, kanë një mundësi shumë të mirë për punën e tyre nga Janari deri në fund të Marsit. Do të bëni një shitje apo blerje për investim, e cila do jetë me shumë leverdi. Evitoni të dëgjoni çfarë thotë bota, por dëgjoni çfarë thoni ju brenda vetes tuaj!

    Binjakët

    10-të ditëshi i parë i Binjakëve do të ketë një vit ndryshimesh të guximshme. Një vit shumë i rëndësishëm për punën dhe karrierën pritet të jetë 2025. Do të keni mundësinë për të zgjidhur shumë çështje problematike. Në lidhje me financat është shumë e rëndësishme periudha 10-24 Korrik dhe 13-24 Shtator, koha më ideale për Binjakët. Në anën shpirtërore, të palidhurit kanë mundësitë më të mira. Të gjithë ata që i takojnë 10-të ditëshit të dytë të Binjakëve, edhe pse kanë patur një vit disi të vështirë, i kanë dhënë provat që ia dalin më së miri. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, do kenë shumë mundësi, por duhet të kenë kujdes në çështjet e dashurisë. Gjithashtu duhet të kenë kujdes në lidhje me shpenzimet e tepërta. Në fushën shpirtërore, lidhjet afatgjata janë pikërisht të favorizuara në këtë periudhë.

    Gaforret

    10-të ditëshi i parë i Gaforres do të ketë një vit kyç. Duhet të lënë pas kujtimet e së shkuarës dhe të vazhdojnë përpara. Mbyllet për ju një cikël i vjetër problematik! Në anën e dashurisë, do të jetë një vit mjaft i mirë për ju. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Gaforres, do të ketë një stabilizim ekonomie apo udhëtime në vende të largëta. Koha më e mirë në dashuri falë ndikimeve planetare është Janari dhe Marsi. Në fushën shpirtërore, një lidhje me probleme që kanë patur duket se tani favorizohet. Për 10-të ditëshin e tretë, viti 2025 do ju gjejë të kënaqur, do të jetë një vit i mbarë për ju, sikurse çështjet e vështira do të zgjidhen njëherë e mirë. Një ndarje që keni patur duket se rifillon dhe normalizohet, ndërsa viti karakterizohet nga pozitiviteti për këtë shenjë.

    Luani

    10-të ditëshi i parë i shenjës së Luanit, nëse do të nisë një punë të re ka momentin më të mirë gjatë vitit 2025. Sa i takon një blerje të re apo çështjeve ekonomike, duket se muajt e verës janë shumë të favorshme. Në fushën shpirtërore, mund të veçojmë Janarin, Marsin, Qershorin dhe Nëntorin, muaj shumë të favorshëm për dashurinë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Luanit, do të kenë shumë mundësi që kanë të bëjnë me çështjet ekonomiko-financiare dhe me karrierën. Ndërsa kujdes, politikanët specifikisht do të kenë shumë probleme. Do jetë një mundësi e mirë për të nisur gjëra të reja, ndërsa në çështjet e dashurisë duket se ky do të jetë vit i lumtur për ju që prisni një pasardhës. Për 10-të ditëshin e tretë, do të jetë një vit pak i turbullt, pasi duhet të mbyllin disa çështje të së shkuarës. Koha më e mirë në ekononi dhe për blerje është Maj-Shtator 2025. Moto juaj do të jetë: Eci avash, sepse nxitoj.

    Virgjëresha

    10-të ditëshi i parë për Virgjëreshat do të ketë prioritet për vitin 2025 punën dhe financat. Një shanc të dhënë mos e neglizhoni, sepse nuk do e keni më! Në fushën e dashurisë duhet të keni kujdes, sepse problematikat që mund të keni do i zgjidhni pikërisht në 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të kësaj shenje, do të ketë dukshëm një përmirësim në ekonomi, dashuri dhe familje.Vazhdimësia duket e mbarë. Për 10-të ditëshin e tretë mund të themi se kanë patur një problem shëndetësor, por vjen momenti tani që do të marrin vetëm lajme të mira. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me marrëdhënie serioze, nga muaji Mars deri në Qershor duket se do të kenë kohën më të mirë dhe ideale për vendime të rëndësishme.

    Peshorja

    Sa i takon 10-të ditëshit të parë të Peshores, 2025 do të jetë një vit me surpriza. Duhet të keni kujdes në Janar, Shkurt, Mars, Shtator dhe Tetor, muaj plot ndikime të forta planetare. Në dashuri është koha dhe momenti më perfekt. Kur flasim për 10-të ditëshin e dytë të Peshores, mund të themi se do të ketë shumë mundësi, besim dhe optimizëm për vitin 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, një pengesë që keni patur tani do të zgjidhet përfundimisht. Në dashuri duhet të tregoni pak kujdes, sidomos përgjatë muajve të verës.

    Akrepi

    10-të ditëshi i parë i shenjës së Akrepit edhe pse ka patur shumë probleme nga e shkuara, nuk duhet të shqetësohen më, pasi vjen momenti që gjithçka të zgjidhet më së miri. Në fushën ekonomike duket se do të ketë stabilizim për këtë shenjë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë në Janar, Shkurt dhe Mars. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Akrepit, do të jetë një vit i kënaqshëm, ku do të keni një moment të rëndësishëm në firmosje kontratash dhe në fushën shpirtërore. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, në dashuri jeni ju pa janë të tjerët dhe do të arrini majat në atë që kërkoni dhe dëshironi.

    Shigjetarët

    10-të ditëshi i parë i Shigjetarëve, nuk duhet të marrë si të mirëqenë fjalët e mëdha dhe pritshmëritë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Shigjetarit, është mundësia për t’u çliruar nga ngarkesa që keni patur mbi shpinë. Ndërsa për 10-të ditëshin e tretë, është një vit që ju jep rëndësi dhe mundësi në ekonomi dhe stabilizim. Në fillim të muajit Janar prisni një lidhje afatgjatë në fushën e dashurisë.

    Bricjapi

    Për këtë shenjë fillon një vit mjaft i rëndësishëm për të tre 10-të ditëshet si në fushën ekonomike -financiare, në punë dhe dashuri. Koha me ndikime më favorite planetare për Bricjapin do të jetë Janari, Marsi, Maji, Qershori, Korriku dhe Nëntor- Dhjetor, mund të arrijnë majat në fushën ekonomike dhe në stabilizimin financiar. Pak kujdes duhet të bëjë 10-të ditëshi i tretë që të mos nxitohen në firmosje kontratash, ndërsa muaji Mars e tutje për të tre 10-të ditëshat do të ketë ndikime fantastike.

    Ujori

    Ndikimet që kanë të bëjnë me 10-të ditëshin e parë do japin mundësinë për të zgjidhur problematika të ndryshme nga e shkuara. Favorite do të jetë për Ujorin fusha e punës dhe karrierës. Pak vëmendje 10-të ditëshi i dytë i Ujorit, duhet të ketë kujdes me problemet ligjore në muajt Maj dhe Shtator. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, ka një ndikim fantastik sidomos në fushën e dashurisë.

    Peshqit

    2025 për Peshqit është një vit i qetë. Falë disa trekëndëshave të rëndësishëm planetar mund të themi se ky do të jetë një vit i rëndësishëm për Peshqit. Do të zbulohen disa intriga pas shpinës së tyre, por Peshqit dinë të falin. Tre muajt e parë të vitit do të jenë perfekte në marrje vendimesh dhe në zbulime të reja në fushën e biznesit. Muajt Shtator, Tetor dhe Nëntor do të jenë A-ja dhe Zh-ja për 10-të ditëshin e tretë për vazhdimësinë dhe vitet që do të vijnë.

  • Incident në avionin e linjës Oslo-Amsterdam, pasagjerja shqiptare: Shikuam që po dilte tym, u frikësuam

    Incident në avionin e linjës Oslo-Amsterdam, pasagjerja shqiptare: Shikuam që po dilte tym, u frikësuam

    Një ngjarje e cila ka shkaktuar panik dhe shok tek disa pasagjerë në avionin e linjës Oslo-Amsterdam duket se fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime në njerëz duke u paraprirë kështu një ngjarje e rëndë.

    Pjesë e bordit të aeroplanit ishte dhe shqiptarja Ornela Ademi, këshilluese shkencore në Agjencinë Europiane të Barnave e cila ka folur në një intervistë televizive, mbi përjetimet që shkaktoi tek ajo dhe gjithë pasagjerët lëkundjet e shumta të aeroplanit deri në uljen emergjente të tij.

    “Në të gjithë që ishim në aeroplan gëzojmë shëndet të plotë por njerëzit kanë mbetur të frikësuar dhe kanë përjetuar panik teksa është ulur aeroplani pasi tronditjet janë ndjerë shumë.

    Nisja ishte nga Oslo teksa gjatë fluturimit jemi njoftuar për një ulje emergjente për shkak të disa problemeve hidraulike dhe rrotat e aeroplanit kishin një difekt. Në atë moment shikuam që po del tym nga aeroplani.

    Gjatë uljes emergjente, piloti humbi kontrollin dhe përfunduam jashtë pistë së aeroportit më të afërt në Oslo.
    Ambulancat dhe zjarrfikësja po na prisnin aty në rast se do ndodhte diçka për të na ndihmuar, gjë që fatmirësisht nuk ndodhi përveçse panikut dhe shokut”, tha Ademi.

    Ndër të tjera, Ornela shprehet pas ngjarjes të gjithë njerëzit që ishin në bord, janë akomoduar në një hotel në Oslo, duke uruar që nisja për në Amsterdam, të vijojë normalisht dhe pa probleme.

  • “A t’i them fjalët e fundit?”, mesazhet e fundit të pasagjerit në avionin nga rrëzimi i të cilit mbijetuan vetëm dy persona

    “A t’i them fjalët e fundit?”, mesazhet e fundit të pasagjerit në avionin nga rrëzimi i të cilit mbijetuan vetëm dy persona

    Pak çaste përpara se avioni i Jeju Air të rrëzohej, një pasagjer në bord i dërgoi mesazh shokut të tyre duke thënë se një zog e goditi avionin, sipas mesazheve të shpërndara gjerësisht në mediat e Koresë së Jugut, raporton CNN.

    “Prisni një minutë… ne nuk mund të aterojmë sepse një zog (ose zogj) kapen në krahun tonë”, tha pasagjeri në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale të dielën në një platformë koreane të mesazheve, KakaoTalk.

    “Që kur?” pyeti tjetri.

    “Tani… A duhet t’i lë fjalët e mia të fundit?” u përgjigj pasagjeri, përpara se kontakti të humbiste.

    Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se një lloj mosfunksionimi i mjeteve të uljes ishte i mundshëm dhe piloti bëri gjithashtu një telefonatë menjëherë pasi kulla e kontrollit paralajmëroi për zogjtë në zonë, por hetimi zyrtar i përplasjes mund të zgjasë me vite.

    Ekspertët u kanë kërkuar zyrtarëve vendas, të cilët po përballen me kërkesa për përgjigje nga familjarët e të vrarëve në fatkeqësinë e aviacionit, të mos spekulojnë për shkakun e rrëzimit të avionit derisa të ketë më shumë informacione.

    Vetëm dy nga 181 pasagjerë në bord i mbijetuan rrëzimit të avionit të Koresë së Jugut.

    Nga të vdekurit, 84 janë meshkuj dhe 85 femra, ndërsa gjinia e 10 personave nuk është konfirmuar.

  • Zbuloni se çfarë ka rezervuar moti në natën e ndërrimit të viteve

    Zbuloni se çfarë ka rezervuar moti në natën e ndërrimit të viteve

    Nga dita e nesërme deri ditën e enjte, moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në Veri dhe Lindje përgjatë relieveve malore.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në Veriperëndim të vendit.

    Era do të fryjë e lehtë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

    Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseverrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

    Pra, nata e ndërrimit të viteve do të jetë me një mot pa reshje, por të kthjellët dhe të ftohtë.

  • Nuk ndalen aksidentet ajrore, motori i avionit merr flakë, bën ulje emergjente (Video)

    Nuk ndalen aksidentet ajrore, motori i avionit merr flakë, bën ulje emergjente (Video)

    Një fluturim i Air Canada u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar “Halifax” në Kanada. Ulja u krye pasi avioni pati një problem të shtunën mbrëma.

    Air Canada Flight 2259 u nis nga St. John’s dhe hasi një probleme gjatë uljes në orën 09:30 duke shkaktuar rrëshqitje të avionit dhe ndezjen e motorit.

    Sipas dëshmisë së një pasagjeri, njëra nga rrotat e avionit nuk u hap siç duhet gjatë uljes.

    “Aeroplani filloi të ulej në një kënd rreth 20 gradë në të majtë dhe, siç ndodhi, ne dëgjuam një tingull mjaft të fortë – gati duke u tingëlluar si një përplasje ndërsa krahu i avionit filloi të rrëshqiste përgjatë trotuarit, së bashku me çfarë mendoj se ishte motori,” tha pasagjeri.

    Pas uljes, pasagjerët u hoqën nga avioni dhe më pas u dërguan në një dhomë për t’u kontrolluar nga ekipet e shpëtimit. Nuk raportohet për viktima. Si masë paraprake, fluturimet në aeroportin Halifax u pezulluan përkohësisht pas incidentit, ndërsa një pistë u rihap të dielën herët në mëngjes.