Author: editor

  • “Big Brother Vip”/ Jozi e ofendoi me fjalë të rënda, Rozana shpërthen në lot, kërkoi largimin nga shtëpia

    “Big Brother Vip”/ Jozi e ofendoi me fjalë të rënda, Rozana shpërthen në lot, kërkoi largimin nga shtëpia

    Në spektaklin “Big Brother Vip”, gjatë një klipi të transmetuar nga Vëllai i Madh, këngëtarja Rozana Radi, ka shpërthyer në lot pas komenteve denigruese të Jozit të thëna në adresë të saj, duke kërkuar largimin e saj nga shtëpia.

    Jozi: “Kam bërë një bisedë dhe kam kuptuar shumë dallavere nga pjesa e…”.

    Neda: Çfarë do të thotë karrige mbi karrige?

    Jozi: “Do të thotë që ka kaluar shumë vetëm për të përfituar dicka që nuk e meriton”.

    Neda: “Jozi, umë mendoj që legenllëqet që ke thënë ti, Rozana dhe të gjitha vajzat e shtëpisë i dëgjojnë në një nga çdo 4 djem trotuaresh, farash rrugësh dhe lokalesh ku nuk kanë as punë as parime, moral apo edukat”.

    Nëse nga Laerti i pretendova që Rozana të bënte një reagim, nga ty, pres që të të injoroj.

    Rozana: “Ledion, të lutem unë kërkoj të dalë sot. Kërkoj falje…”.

  • Ishte nisur nga Gjermania për në Prishtinë, avioni bën ulje emergjente në Beograd

    Ishte nisur nga Gjermania për në Prishtinë, avioni bën ulje emergjente në Beograd

    Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, reagoi duke thënë se shkak është bërë një problem teknik.

    “Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.
    Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një avion alternativ për transportimin e pasagjerëve.

  • Pritet rritje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të diel

    Pritet rritje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të diel

    Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë, mot të kthjellët dhe të freskët.

    Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.

    Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

    Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

  • Pozitivitet dhe udhëheqje shpirtërore, ja parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Pozitivitet dhe udhëheqje shpirtërore, ja parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Dashi

    Energjia është në kulmin e saj! Hëna në një aspekt të favorshëm përforcon vendosmërinë tuaj. E diela perfekte për të risjellë harmoni. Nëse keni debatuar me dikë, është koha për të bërë paqe. Përdoreni këtë moment pozitiv për t’u afruar me ata që doni. Mos harroni: një Dashi që di të dëgjojë mund të pushtojë botën.

    Demi

    Demi, yjet ju ftojnë të reflektoni. Mund të ndiheni pak si nën mjegull, por mos u shqetësoni: është vetëm një moment reflektimi. Përfitoni nga e diela për t’u çlodhur dhe për të vendosur mendimet tuaja në një rend të nevojshëm. Në dashuri shmangni diskutimet e kota: jini të durueshëm dhe gjithçka do të jetë mirë.

    Binjakët

    Një valë krijimtarie ju pushton, të dashur Binjakë! E diela perfekte për të eksploruar hobi të rinj ose për të kaluar kohë cilësore me miqtë dhe familjen. Shpirti juaj i lirë dhe plot nur do të përhapet mbi ata që ju rrethojnë. Kini kujdes, megjithatë, të mos e teproni me shakatë: jo të gjithë mund t’i marrin ato me të njëjtin entuziazëm si ju.

    Gaforrja

    Gaforre, qielli ju buzëqesh. Më në fund mund të lini pas vetes barrën e javëve të fundit. Kjo e diel duket se është koha për t’u kujdesur për veten dhe për t’u përkëdhelur pak. Në dashuri, dikush mund t’ju befasojë me një gjest të papritur. Nëse jeni beqarë, mos u mbyllni në shtëpi: dashuria është afër!

    Luani

    Luani, ju jeni në qendër të vëmendjes, si gjithmonë. E diela premton të jetë e shkëlqyer, por kujdes mos e teproni. Mos harroni se edhe ju keni nevojë për pushim. Në dashuri, partneri/ja mund të kërkojë më shumë vëmendje: mos i lini pas dore ata që ju duan. Në punë është më mirë që vendimet e rëndësishme t’i shtyni për të hënën.

    Virgjëresha

    E dashur Virgjëreshë, yjet ju këshillojnë të lini pak veten. Mos u shqetësoni për çdo detaj! Është koha për t’u çlodhur dhe për të shijuar ditën. Në familje mund të shfaqen tensione të vogla, por me sensin praktik të lindur do të arrini t’i zgjidhni ato pa probleme. Buzëqeshni më shumë: humori juaj i mirë është ngjitës!

    Peshorja

    Peshorja, e diela juaj është e ngjyrosur me qetësi. Pas një jave të ngarkuar, më në fund mund të shijoni një ditë të qetë. Kushtojini kohë vetes: një shëtitje ose një lexim i mirë do t’ju ndihmojë të rimbushni bateritë tuaja. Në dashuri, yjet premtojnë momente romantike. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur mund t’ju gjallërojë ditën.

    Akrepi

    Akrepi, yjet ju ftojnë të lini mënjanë inatin. E diela është dita e përsosur për të falur dhe për të filluar nga e para. Në vendin e punës, është koha për t’u sqaruar: përgatitni një plan për të ardhmen, por pa u nxituar. Në dashuri, lëre zemrën të flasë. Mos kini frikë të tregoni veten të pambrojtur: kjo do të jetë forca juaj.

    Shigjetari

    Shigjetari, shpirti juaj aventurier ju shtyn të organizoni diçka të veçantë. Një udhëtim jashtë qytetit ose një ditë argëtimi mund të jetë e duhura për ju. Në dashuri, entuziazmi juaj është i papërmbajtshëm, por bëni kujdes të mos jeni shumë ndërhyrës. Lini vend edhe për të tjerët.

    Bricjapi

    Bricjapi, këtë të diel kryefjala është ekuilibri. Yjet ju ftojnë të mos e teproni, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Ngadalësoni dhe shijoni kënaqësitë e vogla të jetës. Në dashuri, bashkëfajësia me partnerin është shumë e lartë. Për beqarët një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Lëreni veten të habiteni!

    Ujori

    Ujori, mendja juaj është një vullkan idesh! Shfrytëzojeni këtë të dielë për të planifikuar projekte të reja ose për t’iu përkushtuar diçkaje që e keni pasion. Në dashuri, megjithatë, është e nevojshme të jesh më i pranishëm: partneri/ja mund të ndihet i/e lënë pas dore. Dëgjoni me kujdes ata që ju rrethojnë dhe mos kini frikë të tregoni ndjenjat tuaja.

    Peshqit

    Peshqit, është dita e përsosur për të ndjekur intuitën tuaj. Yjet ju mbështesin duke ju dhënë një ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Përfitoni nga kjo energji për të forcuar lidhjet emocionale. Në vendin e punës, mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju dekurajojnë: gjithçka do të zgjidhet vetë me kalimin e kohës. Lëreni zemrën tuaj t’ju udhëheqë dhe nuk do të gaboni.

  • Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me MURIN në aeroport, mbi 120 viktima në Korenë e Jugut (Video)

    Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me MURIN në aeroport, mbi 120 viktima në Korenë e Jugut (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po kryente uljen në pistën e aeroportit u rrëzua, ku humbën jetën mbi 120 persona.

    Avioni i operuar nga linja ekonomike Jeju Air, ishte duke u ulur në aeroport kur ndodhi përplasja, thanë zyrtarët lokalë.

    Pamjet e aksidentit tregojnë një avion duke përshpejtuar në pistë derisa kapërcen atë dhe godet një barrierë e më pas shpërthen në flakë.

    Raprtohet përplasja me një shpend se bërë që mjetet e uljes së avionit të mos funksionojnë, duke e detyruar atë të rrëzohet.

    Në avion ndodheshin 181 pasagjerë, teksa vetëm dy prej tyre kanë shpëtuar dhe të tjerë ende nuk janë identifikuar.

  • Pritet rritje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të diel!

    Pritet rritje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të diel!

    Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë, mot të kthjellët dhe të freskët.

    Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta.

    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.

    Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

  • “Loja agravoi shumë shpejt”, Redoni tregon pse la shtëpinë e “Big Brother VIP”: Prezenca e nënës…

    “Loja agravoi shumë shpejt”, Redoni tregon pse la shtëpinë e “Big Brother VIP”: Prezenca e nënës…

    Redoni dhe nëna e tij, Gili, vendosën të largohen nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” të enjten, duke befasuar publikun dhe pjesëmarrësit e tjerë. Gjatë spektaklit të sotëm, ata shpjeguan arsyet që çuan në këtë vendim të papritur.

    Gili falenderoi produksionin për mundësinë e ofruar dhe për përvojën e paharrueshme në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Ajo shprehu kënaqësinë dhe lumturinë për komentet pozitive që mori gjatë qëndrimit të saj.

    Ndërsa Redoni, pas largimit të tij, falenderoi gjithashtu produksionin dhe i kërkoi ndjesë të gjithëve për largimin e papritur dhe të ftohtë. Ai shpjegoi se mendoi se ishte më mirë të largohej pasi loja po agravonte dhe debatet po merrnin një drejtim të dhunshëm. Për më tepër, prezenca e nënës së tij e bëri atë të reflektonte dhe të kuptonte që shtëpia nuk ishte më vendi i duhur për ta.

    Gili: Falenderoj produksionin që më ka mundësuar një kujtim jetësor, të isha në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Të gjitha komentet ishin superlative, jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur.

    Redoni: Së pari, jam falenderues ndaj produksionit, jam ndjerë si të isha pjesë e familjes. E dyta, i kërkoj ndjesë njerëzve, familjarëve, produksionit dhe banorëve aty brenda që u larguam në mënyrë të ftohtë.

    Mendova se ishte mënyra më e mirë, se po t’i takoja, do vazhdoja të rrija aty brenda. Unë erdha për një lojë të thjeshtë me debate, lojëra, pranë nënës. Por, pashë që loja agravoi shumë shpejt. E pashë që debatet po shkonin drejt dhunës fizike. Fakti që isha me nënën, më bëri të mendoj që nuk është vendi i duhur.

  • Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

    Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

    Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta quhen “numra të engjëjve” dhe janë një fenomen që shumë njerëz e përjetojnë.

    Numrat e engjëjve janë sekuenca numrash që përsëriten, të cilat besohet se mbartin një domethënie të veçantë shpirtërore. Sipas numerologjisë, këta numra janë një mënyrë me të cilën Universi dhe engjëjt përpiqen të komunikojnë me ne, duke na drejtuar dhe dhënë mesazhe për jetën tonë.

    Domethënia e numrave të ndryshëm të engjëjve

    111

    Ky numër shpreh fillime dhe mundësi të reja. Nëse e sheh shpesh, është një sinjal për të menduar për qëllimet e tua dhe për të manifestuar dëshirat e tua.

    222

    Ky numër lidhet me balancën dhe harmoninë. Engjëjt të kujtojnë të kesh besim dhe durim, pasi gjërat po rregullohen ashtu si duhet.

    333

    Ky numër simbolizon mbështetjen dhe udhëheqjen shpirtërore. Nëse e sheh shpesh, engjëjt po të thonë që je në rrugën e duhur dhe ke mbështetjen e tyre.

    444

    Ky numër përfaqëson stabilitetin dhe mbrojtjen. Engjëjt po të inkurajojnë që të vazhdosh përpara, pasi je i mbrojtur dhe i mbështetur.

    555

    Ky numër tregon ndryshime të mëdha që po vijnë. Nëse e sheh shpesh, përgatitu për transformime pozitive në jetën tënde.

    666

    Ky numër të kujton të ruash balancën midis jetës materiale dhe shpirtërore. Engjëjt të inkurajojnë të gjesh një ekuilibër dhe të mos shqetësohesh për gjërat materiale.

    777

    Ky numër është një shenjë e përparimit shpirtëror dhe fatit të mirë. Nëse e sheh shpesh, engjëjt po të thonë që je në një periudhë të fuqishme shpirtërore.

    888

    Ky numër simbolizon bollëkun dhe suksesin financiar. Engjëjt të kujtojnë që puna e fortë po shpërblehet dhe po hyn në një periudhë begatie dhe bollëku.

    999

    Ky numër përfaqëson përfundimet. Nëse e sheh shpesh, është një sinjal që një kapitull në jetën tënde po mbyllet dhe një i ri po fillon.

    Si t’i interpretojmë numrat e engjëjve?

    Interpretimi i numrave të engjëjve kërkon që të jesh i hapur dhe i vëmendshëm ndaj mesazheve që Universi po përpiqet të të dërgojë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të mbash një ditar ku të shënosh kur dhe si i sheh këto numra dhe çfarë po ndodh në jetën tënde në atë moment. Kjo do të të ndihmojë të kuptosh më mirë se çfarë mesazhi po të dërgojnë engjëjt dhe si mund ta përdorësh atë informacion për të përmirësuar jetën tënde.

    Nëse shikon shpesh të njëjtët numra, mos i injoro. Ndërmerr hapa për të kuptuar mesazhin që fshihet pas tyre dhe përdor këtë udhëzues për të kuptuar më mirë rrugën tënde shpirtërore.

  • ‘Të dua shumë, mezi pres të shoh sytë e tu’, deklarata dashurie mes Eglit dhe Redonit

    ‘Të dua shumë, mezi pres të shoh sytë e tu’, deklarata dashurie mes Eglit dhe Redonit

    Gili dhe Redoni, nënë e bir, i dhanë fund aventurës së tyre në “Big Brother Vip Albania 4” dy ditë më parë.

    Gjatë mbrëmjes së sotme, Redoni arriti të komunikonte nga studio me Eglin, një nga banoret më të afërta me të.

    Redoni e siguroi Eglin se ishte shëndoshë e mirë dhe tha se fitorja e tij në këtë eksperiencë ishte kuptimi i vlerave të saj.

    Ai e uroi që të fitojë “Big Brother”, duke theksuar se vlerat e saj nuk kishin nevojë për strategji apo lidhje për t’u treguar.

    Egli shprehu se në fillim e kishte pritur keq largimin, por tani e kuptonte se ishte për të mirën e tij. Ajo tha se mezi priste ta takonte jashtë dhe përmbylli me një shprehje dashurie: “Të dua shumë.”

    Redoni iu përgjigj duke shtuar: “Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë,” duke theksuar lidhjen e tyre të fortë, që do të vazhdojë edhe pas spektaklit.

    Pjesë nga biseda:

    Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit. Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.

    Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.

    Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.

    Egli: Të dua.

  • “Ku shkon me atë emër, do të…”- Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfehet “Big Basta”: Ishim shumë miq, e tmerrshme kur e mora vesh

    “Ku shkon me atë emër, do të…”- Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfehet “Big Basta”: Ishim shumë miq, e tmerrshme kur e mora vesh

    Reperi, Gerald Xhari, i njohur ndryshe si “Big Basta”, ka treguar për herë të parë në një intervistë emocionuese se si lindi emri i tij artistik dhe ndikim i madh që ka pasur i ndjeri Dr. Flori në jetën e tij.

    Big Basta

    Sipas Big Bastës, ky emër nuk ishte zgjedhja e tij fillestare, por ishte Dr. Flori ai që e këshilloi për të bërë këtë ndryshim.

    Në një rrëfim të sinqertë, Big Basta shpjegoi se fillimisht kishte një emër tjetër për karrierën e tij muzikore, po Dr. Flori, të cilin e konsideronte si një nga mentorët më të rëndësishëm të tij, i tha se me atë emër do ta tallnin.

    “Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’”, kujtoi Big Basta në ‘S’e luan Topi’.

    Dr. Flori

    Për reperin, Dr. Flori ka qenë një mentor po edhe një mik i ngushtë.

    “Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor,” tha ai. “Karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me mesazhe të forta dhe me tematika që kishin vlera.”

    Një moment tragjik për Big Bastën ka qenë vdekja e Dr. Flori-t, një humbje që duket se e goditi në jetën e tij, duke e shtyrë të merrte edhe vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

    “Një nga arsyet pse kur lindi djali, vendosa ta provoja edhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr. Flori,” tregoi ai.

    Gerald Xhari ose Big Basta: Dr. Flori i e vendosi ermin tim “Big Basta”. Një nga reperët e mi të preferuar përveç Tupac, ka qenë edhe “Ol’ Dirty Bastard”, ka shkruar histori, ka qenë pjesë një bande. Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’.

    Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor, karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me tematika me mesazhe. Tragjike ka qenë vdekja tij. Ishte e tmerrshme kur e mora vesh.

    Një nga arsyet pse kur lindi djali vendosa ta provoja dhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr.Flori, sepse të jetosh në një vend si Shqipëria dhe të shikosh që një artis shumë i madh të na lërë për x gjë… Ishte e tmerrshme. Kisha frikë për të ardhmen e djalit.