“Automjeti ka dalë në aksin Shkozet-Sektori Rinia”/ Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari: Trupi i të ndjerit u zhvendos natën, ja detaji që na çoi te zbardhja e ngjarjes

by editor

Gazetari Elkier Bushkolaj është shprehur se lëvizja e makinës ishte çelësi që Policia të zbardhte vrasjen e 50-vjeçarit në fshatin Shënavlash të Durrësit nga fëmijët e tij.

Komentet Bushkola i bëri në një program televiziv, ku tha se kamerat e sigurisë zbuluan se makinën e drejtonte djali i familjes Meta, Amarildo dhe jo Pëllumbi, i denoncuar i zhdukur.

Advertisements

Ai shtoi gjithashtu se vrasja e 50-vjeçarit është bërë rreth orës 16:00 dhe zhvendosja e trupit të tij është bërë gjatë natës.

“Kontradikta kanë qenë edhe dëshmitë e fëmijëve. Në sallën e gjyqit vajza mori sërish përsipër autorsinë. Fejesa ka qenë e vetmja gjë koherente. Çështja më e rëndësishme në gjithë këtë histori që zbardhi gjithë ngjarjen, është pikërisht makina. Unë e njoh zonën, ka qenë e vështirë të kishte kamera sigurie. Por ka qenë një kamera sigurie.

Advertisements

Pasi automjeti ka dalë në aksin Shkozet-Sektori Rinia, aty kemi plotë biznese me kamera sigurie, të cilat kanë kapur momentin që makina drejtohej nga djali Amarildo. Ne nuk ndajmë dot tani se kush është personi që ka kryer vrasjen.

Fëmijët e kanë përjashtuar nënën, por ajo është në akuzë nga Policia. Problemi më i rëndëishëm ka qenë zhvendosja e trupit. Vrasja ka ndodhur rreth orës 16:00. Zhvendosja e trupit është bërë gjatë natës. Largimi i automjetit është bërë mëngjesin e ditës së nesërme. Ka qenë kjo zhvendosje e mjetit që ka çuar në zbardhjen e ngjarjes”, tha Bushkola.

Advertisements

You may also like