Automjeti përplas një këmbësore, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar në fshatin Pojan në Maliq. Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rreth orës 11:40 ku një mjeti tip “Ford” ka përplasur një këmbësore.

Advertisements

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes. 68-vjeçarja e plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Maliq/Informacion paraprak. Rreth orës 11:40, në fshatin Pojan, dyshohet se shtetasi K. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasen S. K., 68 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja S. K. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit.