Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga atentati me dy të vdekur në Shkodër. Hamza Lici, i cili ishte një nga viktimat po urdhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash.
Advertisements
Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura Basha ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Advertisements
Raportohet po ashtu se në gjendje të rëndë ndodhet edhe Arlind Bushati që ka marrë një plumb në kokë. 32-vjeçari është djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit.
Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe Licve. Policia ka ngritur dy pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur edhe forcat RENEA dhe FNSH.
Advertisements