Autori i sulmit në Magdeburg të Gjermanisë është arrestuar vetëm pak minuta pasi me një makinë tip “BMW” mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve.
Advertisements
Pamjet që po qarkullojnë tregojnë momentin kur 50-vjeçari nga Arabia Saudite, ndalon makinën, ngre duart sipër dhe dorëzohet para forcave speciale gjermane duke u shtrirë në tokë, pa reaguar më pas kur i vendosen prangat.
Advertisements
WELT duke cituar burime sigurie pretendon se agresori është nga Arabia Saudite dhe punonte si mjek në Gjermani, ndërsa makinën e kishte marrë me qira pak para sulmit.
Ndërkohë, bilanci i sulmit është rënduar pasi BILD raporton se për të paktën 11 të vdekur dhe 80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.