Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia.
Advertisements
Raportohet se avioni po kryente transportin e një pacienti, ndërsa konfirmohet se mes viktimave është një fëmijë.
Advertisements
Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të përfshihen nga flakët.
Siç shihet në pamjet, vendi ku avoni u rrëzua i ngjan një zone të bombarduar, ndërsa numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin.
Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se personat në bord ishin të gjithë nga Meksika.