Avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës, shkon në GJKKO për të mbrojtur Berishën

by editor

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO, kanë mbërritur avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Advertisements

Mes avokatëve, është edhe Sokol Mëngjesi, i cili i është rikthyer jetës së tij profesionale, pasi u dhunua brutalisht mëngjesin e 29 majit 2024 në zonën e ish-bllokut.

Advertisements

Gjyqtarja Flojera Davidhi, do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.

Një muaj më parë, SPAK i komunikoi Sali Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Jamarbër Malltezit, atë të korrupsionit e pastrimit të parave në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani.

Advertisements

SPAK është duke vijuar hetimet sa i takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij.

Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë, pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

You may also like