Babai abuzoi se*sualisht me të miturën në Kurbin, fqinjët dëgjuan të bërtiturat…

by editor

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Laçit ku sipas policisë dyshohet se babai dhunonte e abuzonte seksualisht me vajzën e tij.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se e mitura ditët e fundit kishte munguar në shkollë dhe se mësuesit e kishin referuar rastin në zyrën arsimore të Kurbinit.

Advertisements

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 53 vjeçari G. Z ishte i divorcuar dhe se vajza jetonte me të atin në të njëjtën banesë. Kanë qenë fqinjët që kanë referuar rastin në polici pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës e fjalorin banal. Moment kur dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga i ati.

Gjatë ditës së sotme e mitura ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtjeje si shkak i dhunës së ushtruar nga babai 53 vjeçar. Ky i fundit ka mohuar akuzat për abuzim seksual, e po ashtu dhe e bija.Megjithatë pritet që të dalin rezultatet e analizave të së miturës për ta vërtetuar një gjë të tillë. Ajo është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka shenja dhune në disa pjesë të trupit.

Advertisements

You may also like