Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, pas dy vitesh ndodh e papritura (Video)

by editor

Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vajze 6 vjeç, që në 2021 u rrëmbye nga babai i saj, edhe pse në kundërshtim me vendimet e gjykatës.

Advertisements

Vjollca Zyka u drejtua tek “Stop” me shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tha, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën u vendos së bashku me dy djemtë dhe burrin në Itali.

Advertisements

Nga kjo martesë, vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015, erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda. Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish-burri me djemtë u kthyen në Shqipëri. Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç.

Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021. Gjatë takimit me djemtë, ata dhe i ati, rrëmbejnë vajzën dhe largohen.

Advertisements

Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, por vajza nuk u gjet. “Stop” ra në gjurmët e zotërisë në zonën e plazhit në Durrës dhe mësoi se për ta fshehur që mos ta gjenin i ati edhe e kishte qethur atë.

Më bashkëpunimin e Drejtorisë Vendore te Policisë Durrës u bë e mundur, që të vëzhgohej dhe të shoqërohej Robert Gjinika dhe djali i tij 25 vjeçar, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, kanë marrë vajzën e vogël, duke e fshehur nga e ëma.

Pas takimit të parë të vështirë dhe me bashkëpunimin e punonjësve të policisë së Drejtorisë së Durrësit, “Stop” bëri të mundur që vajza e vogël të kthehej tek e ëma.

Edhe njëherë babai u përpoq që të pengojë ekzekutimin e vendimit të gjykatës duke bërë akoma më të vështirë dhe plot tension situatën. U desh ndërhyrja e policisë që ai të shoqërohej në komisariat.

Misioni për të bashkuar nënën me të bijën ishte shumë i qartë për “Stop” dhe ia dolën. Ky ishte momenti i shumëpritur ku të dyja, nënë e bijë, u larguan nga zyra përmbarimit.

“Ne jemi shumë mirë edhe vajza është këtu me mua, po pret të flasë”, tregoi mamaja Saimira Zyka.

“Faleminderit Viola”, tha vajza.

“Ju falenderoj me gjithë zemër. Nuk e di, jam në borxh për gjithë jetën me ju. Shumë, shumë, shumë faleminderit me gjithë zemër”, tha mamaja./tvklan.al

You may also like