Gjatë kërkimeve gjendet një këpucë, në ndihmë forcat e FSK dhe grupi i shpëtimit nga Bulqiza. Prej pesë ditësh vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili mbeti i bllokuar nën një masiv dheu dhe balte në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafën e Burrelit, kërkimet vazhdojnë ende pa rezultat.
Advertisements
Arditi, i cili po punonte me një eskavator, e zuri poshtë një rrëshqitje e madhe dheu që e mbuloi bashkë me mjetin me të cilin punonte dhe e mori përpara materiali i rërës dhe ujit i kësaj fabrike.
Advertisements
Babai i tij, Nerim Beshiri, vazhdon të bëjë apel për gjetjen e trupit të djalit institucioneve shtetërore.
“Shteti të më ndihmojë. E kërkojmë djalin prej 5 ditësh, janë gjetur sende metalike dhe një këpucë. Nuk ka aparatura që gjejnë trupin e njeriut, shteti të kërkojë ndihmë nga fqinjët. Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu.
Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s’erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme,” -tha babai për Report Tv.