Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda oborrit të banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës më 15 Mars, ekzaktësisht brenda serës.
Advertisements
Siç thotë dhe babai i tij Ganiu në një intervistë ekskluzive për gazetarin Spartak Koka, njëri prej autorëve ka kërcënuar me armë nusen dhe dy fëmijët e Gentjanit.
Advertisements
Ai shpjegon dhe momentin kur ka parë makinën e autorëve. E për këta të fundit, kërkon të dijë motivin që i shtyu të kryejnë një atentat të tillë ndaj të birit.
Gani Bejtja: Le të vijë të ma thotë se e kam bërë se djali jot më ka bërë këtë, ta di edhe unë. I jap dorën. Nëse të ka vra, të ka pre, a ça të ka bërë, të vijë të ma thotë. Ia kam bërë për këtë punë, i pi kafen, por jo kështu. Se di nga ka ardhur…