Babai i Naim Murselit tregon takimin me të birin në burg: Ja çfarë më tha për vrasjen e Liridonës

by editor

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor

Advertisements

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë ku ai ndodhet pas arrestimit.

Advertisements

Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte, ndërsa shton se se djali i tij i kishte thënë se nuk ka gisht në vrasjen e Liridonës.

“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Në pranga për ngjarjen kanë rënë Naim Murseli, personi që dyshohet se ka paguar për vrasjen, Granit Plava, vrasësi i dyshuar i Liridonës, Kushtrim Kokalla si organizator i dyshuar i planit të vrasjes dhe personi i fundit i arrestuar pasditen e djeshme, Tomë Dedaj, i cili dyshohet se i ka shitur armën e krimit Naim Murselit.

You may also like