Santiana ka treguar mbrëmë në prime se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ka qenë vetëm 2 vjeçe.
Advertisements
Santiana mes tjerash rrëfeu edhe për të atin, të cilin tha se e ka parë për herë të parë në moshën 18 vjeçare. Asokohe ajo duhet të bënte një ooperacion në gji, por i ati nuk e ka ndihmuar. Madje ai as nuk e ka besuar që ajo ishte sëmurë.
Advertisements
“Kur i kam pasur 18 vjet, e kam pasur një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që u patën ngritur të gjithë. Unë kam shkuar në postë, e kam thirr babanë tim, e kam bërë atë gabim, por më tha që jam duke gënjyer. Nuk më besoi që më duheshin vërtet, kur e mora ata përgjigje mu prenë këmbët krejt”, u shpreh ajo.
“Njerëzit e tjerë ishin në gjendje e babai im jo, prej atij momenti nuk kam as përse të kem kontakt me të. Kur janë ndarë, babai ka dashur të më marrë prej nënës. E di sa më kanë ruajtur familja ime dhe jam e vetëdijshme që s’mundet të më marrë më askush”, tha Santiana.