Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku babai 74-vjeçar ka vrarë me thikë të birin.
Advertisements
Dyshohet se autori dhe viktima ishin të dehur dhe konflikti verbal ka nisur për motive të dobëta.
Advertisements
Më pas 74-vjeçari ka marrë thikën dhe ka qëlluar të birin i cili edhe pse është transferuar menjëherë në spital, nuk ka shpëtuar.
Grupi hetimor ndodhet brenda banesës ku ndodhi krimi, janë marrë në pyetje familjarë dhe fqinjë ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas burimeve mësohet se familjarët dhe fqinjët kanë deklaruar se më parë nuk ka pasur konflikt mes babait dhe djalit dhe ngjarja me sa duket ka ndodhur për një ngjarje të çastit.
Ende nuk ka të dhëna nëse në momentin e ngjarjes ka pasur të pranishëm familjarë të tjerë. Ngjarja është raportuar nga familjarë të familjes Gjoni dhe më pas edhe nga spitali.