Babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, nisin hetimet, deputeti i PS merret në pyetje

by editor

Nga prokuroria ende nuk janë nxjerrë motivet që sollën shpërthimin tragjik në Lushnje ku humbën jetën babë e bir gjatë orarit të punës, 7 të tjerë u plagosën gjithashtu u rrezikua jeta e dhjetërave personave të tjerë.

Advertisements

Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në ambientet e një magazine në Lushnjë ka sjellë nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Fierit. Hetimet janë duke u kryer në tri drejtime të ndryshme, si “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Shkeljes së kondicioneve Urbanistike” pasi subjekti kishte dalë nga konturet e lejes së ndërtimit të miratuar nga Bashkia Lushnjë dhe “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia”.

Advertisements

Për këtë ngjarje pritet të merren në pyetje personat që mbetën të plagosur, mes tyre dhe deputeti i PS-së në Lushnjë, Bujar Çela.

Shpërthimi ndodhi po në biznesin e këtij të fundit duke lënë pas një bilanc tragjik me dy të vdekur dhe shtatë të plagosur. Dy viktimat ishin babë e bir, Roland dhe Eldion Hoxha, të cilët humbën jetën tragjikisht nga shpërthimi i një bombole oksigjeni teksa po punonin me vinçin e tyre.

You may also like