Bajrat e donin të vdekur, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës

by editor

Është arrestuar në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim ndrëkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës, në maj të vitit 2021.

Lici ka rënë në pranga nga një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Policia turke ndoqi një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar sipas dosjes Metamorfoza. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.

Në tetor të vitit 2022, në media u bë publike se lajmi se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi dhe se autoritet turke kishin sinjalizuar ato shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Por një gjë e tillë u mohua nga Ibrahim Lici, ku theksoi në një reagim se ishte i lirë.

Advertisements

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

You may also like