Ish-presidenti Bamir Topi është i gatshëm të dëshmojë për 21 janarin, por thotë se nuk është thirrur nga SPAK. Topi komentoi mbi 21 janarin ndërsa për pak ditë shënohen 14 vite nga ngjarja e rëndë, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve në 2011. “Jo, deri tani. Një ngjarje, cilado qoftë, interpretohet nga disa këndvështrime rreth të vërtetës. Mund të interpretohet tridimensionalisht”, u shpreh Topi dje në Report Tv. Ish-presidenti ndalet edhe në librin e tij autobiografik “Nocturn”, në të cilin ka shkruar edhe për 21 janarin, të cilin e konsideron një ngjarje që mbetet një pikë qendrore gjatë presidencës së tij.
Advertisements
Sipas, Topit politika nuk ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e kësaj ngjarjeje. E madje akuzon edhe kryeministrin Rama për mosveprim. Unë kam thënë të vërtetat e mia. Për 21 janarin ka edhe aktorë të tjerë, aktorë të terrenit, grupimet politikë, institucionet, ata që kanë operuar në terren, duke nisur me mediat, por edhe me njerëzit e ligjit. Nuk e kam trajtuar specifikisht 21 janarin, por është pjesë e udhëtimit tim presidencial, ku patjetër ngjarja e 21 janarit është ngjarje qendrore. Libri i takon 2018 dhe nuk është shkruar menjëherë kur kam lënë presidencën. Duhet të kemi respekt për institucionin, është në juridiksionin e tyre që të mendojnë edhe metodikën e gjitha me radhë.
Advertisements
Di të them që u bënë 14 vite që unë flas për 21 janarin. Politika duhej të ishte kujtuar për ti bërë gjyqin pol 21 janarin, se nëse drejtësia ka në dorë çështjen, unë nuk komentoj vendimet e drejtësisë, por dua të them që politika s’ka qenë e motivuar për ta bërë gjyqin e 21 janarit”, tha Topi. Topi përmendi si rast unik mbylljen e komisionit hetimor për 21 janarin pa një raport, duke e cilësuar këtë si një mungesë përgjegjësie nga politika. Sipas tij, Rama pasi fitoi zgjedhjet në 2013 duhej të ishte vënë në lëvizje dhe të hapte me procedurë punën e komisionit hetimor.
“Ai komision hetimor është rast unik, i vetmi komision që e ka mbyllur detyrën e vet pa një raport. Këtu mund të akuzohen politikisht dhe ata që e kanë arkivuar pa një raport, mund të ishte edhe me dy raporte. Politika e ka lënë gjyqin e 21 janarit stand by. Politikisht do bëj me faj së pari kryeministrin aktual i cili e shfrytëzon ritualin e 21 janarit çdo vit, demonstrata e heshtur e janarit, i takonte atij të rihapte me procedurë punën e komisionit hetimor të 21 janarit kur mori detyrën”, thekson Topi.