Banesat e tyre preken nga projekti Thumanë-Kashar, 6 familje hipin në tarracat e shtëpive, kërcënojnë të vetëflijohen

Gjashtë familje janë ngritur në protesta kundër vendimit për shembjen e shtëpive të tyre që preken nga projekti Thumanë-Kashar.

Advertisements

Raportohet se 6 familjet, që kanë në përbërje 32 anëtarë në total, nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Advertisements

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme, raporton gazetari Osman Stafa.

Ata kanë kërcënuar se do të’ vendosin flakën vetes me benzinë nëse nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Ndërkohë IKMT ka mbërritur pranë banesave të tyre dhe është në pritje.
Vijon…