“Bankomati i bashkisë jashtë shërbimit”, Çollaku tall “vipat” që mbështesin Veliajn pas arrestimit:Kush do t’i paguajë?

Gazetari Basir Çollaku ka ironizuar të gjithë artistët, këngëtarët, sportistët deri tek moderatorët të cilët me pafytyrësi më të madhe kanë lëshuar “lumë” statusesh në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Advertisements

Jo pak herë kryebashkiaku socialist është akuzuar se me paratë e taksave të qytetarëve paguan këta “vipa” të cilët do t’i shërbenin në një ditë të vështirë si këto të fundit ku Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK.

Advertisements

Çollaku ironizon se me burgosjen e Veliajt bankomati i këtyre “vipave” është jashtë shërbimit, prandaj së fundi po lëpihen dhe zvarriten njësoj si “kërmilli” në shërbim të kryebashkiakut socialist të akuzuar nga SPAK për vepra të rënda penale duke nisur nga “korrupsioni” deri tek “pastrim parash”.
“Njoftim për disa artistë: bankomati i bashkisë Tiranë është përkohësisht jashtë shërbimit. Ju lutem provojeni më vonë!..”, shkruan me ironi Basir Çollaku.