Bardhi kërkoi të sqarohet, Sara i përgjigjet ashpër: Vazhdo vetëm pa të dashur, pa shok! Modelja debat me Ilnisën për dasmën: Je gati të veshësh fustan për vëmendje

by editor

Tashmë është bërë traditë që në çdo edicion të “BBV” banorët të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare.

Dasma tradicionale shqiptare në “Big Brother VIP”, ka sjellë debate të shumta mes banorëve pasi çifti Meriton-Ilnisa, të cilët do të jenë nusja dhe dhëndri, nuk i kanë ftuar të gjithë.

Advertisements

Një debat me tone të larta ka ndodhur mes Sara Gjordenit dhe Ilnisës, ku Sara u shpreh se “ajo do të vishet nuset vetëm për të marrë vëmendje”.

Sara: Ajo do të vishet nuset vetëm për të marrë vëmendje vet. E ke nga që do të puthësh Meritonin? Ti Meritonin e puth çdo natë.

Advertisements

Ilnisa: Unë puthem për natë? Ku je ti ku puthem unë? Unë e përqafoj çdo natë, nuk kam parë gjë.

Sara: Nuk besoj se po e bën ngaqë do ta puthësh, se besoj.

Advertisements

lnisa: Nuk të jap llogari ty se çfarë bëj me jetën time, ti nuk beson as veten kur flet, as të tjerët nuk të besojnë.

Nga ana tjetër, ftesa e dasmës ka krisur dhe marrëdhënien e Sarës me Bardhin, pasi çifti nuk i ftoj të dy në ceremoni, por vetëm Bardhin. Bardhi ka pranuar të shkoj vetëm, gjë e cila ka mërzitur shumë Sarën.

Gjatë një bisede me njëri-tjetrin, Sara i është drejtuar Bardhit duke i thënë “vazhdo vetëm tani, pa të dashur e pa shokë, meqë kë ardhur me vetëm.”

Pjesë nga biseda:

Sara: Me kë je këtu?

Bardhi: Vetëm.

Sara: Vazhdo vetëm.

Bardhi: Nuk thash të mbajmë anë.

Sara: A unë nuk kam nevojë për ty, sepse sot më dëmtove.

Bardhi: Edhe unë u theva, jo veç ti.

Sara: Me një veprim që bëre vet.

Bardhi: Po!

Sara: Çfarë faji pata unë?

Bardhi: Kuptova diçka

Sara: Çfarë?

Bardhi: Që e kuptuan të gjithë.

Sara: Bravo, vazhdo vetëm tani, pa të dashur e pa shokë, meqë kë ardhur me vetëm.

You may also like