Bardhi: Ligji për planifikimin e territorit fuqizon Ramën dhe favorizon persona si Xhaçka

by editor

Gazment Bardhi ka komentuar ligjin për planifikimin e territorit në Komisionin e Ligjeve.

Advertisements

Nënkryetari i Rithemelimit u shpreh se opozita është kundër këtij ligji, pasi zgjeron edhe më shumë kompetencat e kryeministrit Rama, dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori.

Advertisements

Për këtë Bardhi ka dhënë shembullin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

“Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që do të rregullojë një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë dy standarte” shpjegoi Bardhi.

Advertisements

You may also like