Basha: Korrupsioni i qeverisë që ka çuar zyrtarë në burg tregon që Rama ose është në krye të tij, ose nuk bën as për…

by editor

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një emision televizive u shpreh dje se kryeministri Edi Rama ka bërë betejë për të mbrojtur të korruptuarit e tij. Basha tha se lista e gjatë e bashkëpunëtorëve të tij që janë në burg apo janë nën hetim nga SPAK, duke filluar që nga ministra, deputetë, kryebashkiakë, zëvendësministri, drejtorë të përgjithshëm, të gjithë të emëruar prej tij, tregon se ose është në krye të këtij sistemi të korruptuarish, ose është i pazot, saqë nuk bën as për rojtar vreshti. “Nuk është hera e parë që zoti Rama dhe nuk është i vetmi politikan që vë bast tek kujtesa e shkurtër e publikut. Domethënë ngjarje pas ngjarje, skandali mbulon skandalin.

Advertisements

Por nuk është kështu siç thotë ai. Jo vetëm ka qëndruar por dhe ka bërë betejë për të mbrojtur të korruptuarit e tij. Sot po t’i numërosh të gjithë ata që kanë përfunduar në qeli apo janë nën hetim nga SPAK, bëhet një listë kaq e gjatë saqë një fëmijë shkolle, një 12 vjeçar mund të ngre pyetjen. Ore ky Edi Rama, ose është shoku i këtyre që hanë kumbulla dhe dardha pas shpine, pra të hajdutëve të fondeve, të tenderave publik, i aferave korruptive, i atyre që kanë vjedhur shëndetësinë, i inceneratorëve, ose ky ka ndarë me këta. Se s’ka mundësi, nuk është një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë herë, dhjetë herë, 20 herë, ministra deputetë, kryebashkiakë, zëvendësministri, drejtor të përgjithshëm, të gjithë të emëruar nga Edi Rama, të gjithë të kapur në flagrancë me vjedhje.

Advertisements

You may also like