Bashkëshortja e Kaney West nuk ndal PROVOKIMET, pothuajse lakuriq në daljen e saj të re! (Video)

by editor

Përveçse është bashkëshortja e Kanye West, Bianca Sensori ka bërë bujë edhe për paraqitjet e saj pothuajse nudo.

Advertisements

Në më të fundit, arkitektja 27-vjeçare është parë me reperin në Miami.

Italiania provokoi sërish teksa zgjodhi të vishte një trupore trasparente në nuancën e tokës, e cila është e tejdukshme, duke i zbuluar gjoksin.

Advertisements

“Gruaja” e Kanye West e lindur në një familje kriminele, zbulohet e shkuara e ‘errët’ e prejardhjes së arkitektes!

Përpara West, Sensory ecën duke mbajtur një arush pelushi të madh të bardhë, ndërsa të gjithë bëjnë video të saj. West po e ndiqte i veshur me të bardha, me pjesën më të madhe të fytyrës të mbuluar.

Advertisements

Në natën e tyre jashtë, Sensory thjesht veshi një bikini me shkëlqim dhe një kapele të ngjashme në kokë. Ajo sërish mban në duar një arush pelushi.

Çifti duken të dashuruar, duke mohuar zërat se janë në prag të ndarjes, siç raportohet së fundmi. Pavarësisht kësaj, bashkëshortja e Kanye West nuk është një nga fytyrat më të dashura të show biz-it të huaj, pasi prania e saj në publik shpesh është komentuar si “vulgare” dhe “e pahijshme”.

You may also like