Qeveria vendosi të mbyllte në vitin 2018 të gjitha kategoritë e basteve sportive, teksa nga 1 Prilli i vitit të kaluar, mori vendimin për t’i “legalizuar” sërish, gjithsesi ky aktivitet vazhdon të ushtrohen ende në të zezë.
Advertisements
Gazetarja Ola Xama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar ditën e sotme mbushjen e Tiranës me dhjetra bare dhe lokale me brandin “CR7” dhe “333”, të cilat në ambientet e tyre kanë një numër të lartë ekranesh, ku ofrojnë shikimin e ndeshjeve sportive.
Advertisements
Xama ngre dyshimet se në lokalet me logon “CR7” dhe “333” ushtrohet aktiviteti i vënies së basteve sportive dhe shtron pyetjen se pse Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) nuk ushtrojnë kontrolle në këto ambiente.
Në lidhje me faktin e brandimit të dhjetra lokaleve me të njëjtata logo, pra “CR7” dhe “333”, gazetarja ngre dhe dyshimet se personat që i menaxhojnë këto ambiente kanë marrë sigurinë se do të marrin licencë për baste sportive
“Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?” – është pyetja që shtron Xama.
Ende nuk dihet se kush i menaxhon këto dhjetra lokale me logot “CR7” dhe “333” dhe se kush qëndron pas tyre.
Edhe pse rikthimi i basteve sportive është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi, ky proces ka ngecur, pasi komisioni për dhënien e licencave nuk është ngritur ende.
Ka një interesim të lartë nga shumë kompani, të cilat duan të sigurojnë një licencë për basteve t sportive, për shkak të të ardhura që sjell ky aktivitet, teksa nuk përjashtohet mundësia që të bien sërish në dorë të krimit, duke përdorur emra të tretë. Duket se lobimi ka filluar prej kohësh tek Qeveria, por duket se ka përplasje dhe mes grupeve të interesit.
Denoncimi i gazetares Ola Xama:
Në fund të vitit 2018 qeveria mori vendimin për mbylljen totale të kategorisë “baste sportive” të lojrave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore për lejimin e tyre në shkurt të vitit 2024.
Me ndryshimet e reja, bastet sportive do të funksionojnë vetëm online dhe licencat në këtë treg do të miratohen nga Komisioni i Licencave që përbëhet nga 7 antarë, 5 përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe 2 të tjerë nga agjenci publike.
Komisioni i Licencave funksionon pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, por që prej miratimit të ligjit, nuk ka asnjë të dhënë nga kjo agjenci nëse komisioni është ngritur, cilët janë anëtarët dhe cilat janë vendimet e marra.
Ajo që dihet me siguri është se deri më sot nuk është dhënë asnjë licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, pasi AMLF sipas ligjit është e detyruar që procesin e konkurrimit ta shpallë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në 2 gazeta ndërkombëtare. Në Buletinin Publik nuk ka asnjë njoftim të tillë.
Pavarësisht kësaj, prej muajsh në Tiranë po shtohen me një intesitet të lartë disa bare me logon “CR7” ose “333”, të cilat kanë brenda ekrane që ofrojnë të shohin ndeshje sportive dhe që po të kërkosh të vendosësh një bast ta ofrojnë menjëherë.
Pyetja që shtrohet është, nëse e ka vrarë mendjen dikush nga Policia e Shtetit apo AMLF që në këto ambiente mund të ushtrohet veprimtari e paligjshme sepse nuk ka asnjë kompani të licensuar në këtë fushë?
Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?