Batuta e Ramës nga bashkia e Tiranës: Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu

by editor

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës.

Advertisements

Ceremonia e organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj u zhvillua në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, ish-presidentët Bamir Topi e Alfred Moisiu, diplomatë dhe përfaqësues të qeverisë.

Advertisements

Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi me një batutë. “Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu sot,” tha Rama, ndërsa vlerësoi kreun e BDI si lider falë të cilit shqiptarët sot në Maqedoninë e Veriut jetojnë më mirë.

You may also like