“BBV im është histori dashuriçkash”- U përfolën se kanë qenë të lidhur, Sara dhe këngëtari sqarojnë marrëdhënien e tyre

by editor

Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari, Silvi Forte kanë sqaruar marrëdhënien jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, teksa kanë mohuar se ka pasur romancë mes tyre.

Advertisements

Sara i ka kërkuar Silvit t’i tregonte se përse është përfolur si ish-i i saj, por ky i fundit u shpreh se nuk e dinte arsyen, pavarësisht se në një intervistë ka pohuar se ka pasur një flirt mes tyre.

Advertisements

Dy banorët kanë sqaruar se kanë qenë në një event së bashku dhe në atë periudhë të dy kanë qenë të lidhur.

Pjesë nga diskutimi:

Silvi: Kur më pyetën, thashë kam takuar këto të dyja. Se di si është ngatërruar pasi kanë kaluar shumë ditë

Sara: Të dy kemi një pyetje, pse është përdorur emri im kur ti ke thënë që na ke takuar të dyjave? Mua si gocë më shqetëson fakti që pse je diskutuar si ish-i im?

Silvi: Kjo më intereson edhe mua

Sara: Sikur BBV im është histori dashuriçkash, kur në fakt nuk ishte në dorën time as që të takoja Bardhin këtu dhe as që në BBV të futej ish-i im.

Silvi: Nëse do të ishte një person që do të kisha lidhje më përpara, s’do isha futur fare. Për atë gocën tjetër, thashë një ndër arsyet pse më pëlqen të futem është se edhe ajo, e kam takuar jashtë.

Kur më kanë pyetur në fund më thanë “si vazhdoi, i thashë kemi foto nga eventet.

Sara: Unë ty të kam takuar aty për herë të parë dhe të fundit, ndaj më bëri përshtypje

Silvi: Kemi qenë shumë larg

Sara: Kemi qenë një tavolinë për 15 minuta bashkë. Më mërzit sepse atë periudhë kam qenë e lidhur dhe kemi ardhur të tre tek ai eventi

Silvi: Edhe unë. Kam thënë për Erjolën, që kur e kam takuar pas 1 viti, përsëri isha i lidhur dhe nuk mund të fillonte dot asgjë. Dua ta sqaroj më shumë për pjesën e Bardhit

Sara: Pjesa e përqafimit ka qenë kur pashë që të ra loti nga sytë. Ndjesë që ta kujtova, por i dua këto sqarime në sytë e Bardhit sepse nuk dua të ketë asnjë keqkuptim

You may also like