Një e re braziliane u qëllua dhe u vra nga i dashuri i saj, i cili më pas i tha policisë se vajza u qëllua për vdekje nga një burrë me motor.
Advertisements
Pamjet dramatike tregojnë 27-vjeçarin Diego Fonseca duke qëndruar pranë një dritareje dhe duke i drejtuar armën 23-vjeçares Ielly Alves në një shtëpi në qytetin Jataí të shtunën. Në video dëgjohet Alves duke qeshur dhe duke i thënë Fonseca-s: “Bëje! Wow, kjo është shumë e lezetshme.”
Advertisements
Fonceca tërhoqi këmbëzën dhe vajza u rrëzua menjëherë në dysheme. Më pas ai e dërgoi në spital ku ndërroi jetë. Autoritetet u thirrën në spitalin mjekësor dhe folën me Fonseca, i cili pretendoi se vajza u qëllua nga një person me motoçikletë.
Më pas ofiecerët kanë parë celularin e Alves ku kanë parë videon.
Fonseca u arrestua me akuzën e vrasjes. Arma e tij u gjet afër vendit ku ai kishte parkuar makinën e tij jashtë spitalit. Ai kishte precedentë penalë për grabitje dhe sulm ndaj ish-të dashurës së tij.