Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dosjen e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndërsa tregoi edhe për raportin e tyre me biznesmenin Adrian Shatku.
Advertisements
Berisha u shpreh se kurrë nuk do të mbronte një akt korruptiv, por gjithashtu theksoi se nuk do të pranonte as akuza politike për këdo qofshin ato.
Advertisements
“Në këta rast kuptoj që ka një raport Kryemadhi-Shatku Rama dhe del shumë qartë se ‘dhuratëmadhi’ është Rama, ndaj Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit për mua”, tha Berisha.
Sali Berisha: Së pari garantoj cdo shqiptar se kurrë kurrë nuk do të mbroja një akt korruptiv nga cilido që të ishte. Por, kurrë nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilido qofshin ato. Unë do ndalem vetëm në dy kryesore prej tyre. Altin Mercenari shkruan në paçavuren e tij se Monika Kryemadhi dhe Meta kanë favorizuar biznesmenin Shatku në një linjë transmetimi. Por cfarë thotë korrespondenca e Monika Kryemadhit me Shatkun. Zonja Kryemadhi i thotë se ‘unë e takova zotin Rama dhe e pyeta se cfarë po bën me problemin e Shatkut’, Rama u përgjigj: bëjeni urgjent. Dhe Shatku ja kthen, ky është lajmi më i mirë i viti.
Advertisements
Në këta rast kuptoj që ka një raport Kryemadhi-Shatku Rama dhe del shumë qartë se ‘dhuratëmadhi’ është Rama, ndaj Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit për mua.
A mund të pranojë njeri një akuzë të ngritur ndaj Kryemadhit dhe jo ndaj Edi Ramës, dhuratëmadhit.