Beleri letër ambasadave të BE dhe SHBA: Jam viktimë e policisë, e përdorur nga Rama

by editor

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri i është drejtuar me një letër publike ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe përfaqësuesit të Shtetve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. Në letrën e tij, Beleri shprehet se ka provat që tregojnë se ai ka qenë “viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura ofenduese dhe fyese të Kryeministrit ndaj meje”.

Advertisements

Ai ngre akuza ndaj Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës për falsifikim dokumentesh dhe thotë se dosja e tij është sajuar nga policë e zyrtarë me urdhër të kryeministrit.

Advertisements

Duke e konsideruar arrestin e tij “politik”, Beleri kërkon t’ju tërheqë vëmendjen BE-së dhe SHBA-vë, të cilat u investuan për institucionet e reja të drejtësisë se “nuk mund të jetë kjo drejtësia e një vendi që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian”.

Ai thekson se drejtësia e re “po shtrembërohet për interesat politike të një njeriu, që për të mbajtur pushtetin sakrifikon parimet e shenjta të Demokracisë, Zgjedhjet e Lira”.

You may also like