Ditën e sotme, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën e 41 tek Bashkia e Tiranës, kundër Erion Veliajt, hodhi akuza ndaj Altin Dumanit dhe Erion Veliajt, që të gjejnë inceneratorin e Tiranës.
Advertisements
“Kushdo që ka menduar se PD do të ndalet, përgjigjen e ka marrë sërish sot. Kush mendon se ndalemi ne? Ne nuk pushuam 333 ditë në protestë dhe do të pushojmë para kësaj proteste.
Advertisements
Do të jemi këtu, njëlloj si Sali Berisha është sot mes nesh, njëlloj siç do të fitojmë zgjedhjet në 11 maj.
Dhe po, ky është viti jonë, ky është viti i shqiptarëve. Do të jemi këtu, deri sa keqbërësi, hajduti Erion Veliaj të shkojë para ligjit.
Viti që lamë pas prodhoi një fenomen të çuditshëm, që quhet Nesti Angoni apo Nesti Rama. Çfarë prodhoi Nesti Angoni.
Pikësëpari nxorri zbuluar Erion Veliajn dhe Altin Dumanin.
1 orë pasi doli nga SPAK, Erion Veliaj në mbledhje të këshillit bashkiak deklaroi se, kishte hyrë në regjistrin e gjendjes civile, pra kishte bërë një vepër penale dhe ishte siguruar se Nesti Angoni nuk ekziston.
Si ka mundësi që ti për 1 orë ti gjen se, Nesti Angoni nuk ekziston dhe ke 7 vite që nuk gjen inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Si ka mundësi Altin Dumani merr para sysh dëshminë e Nesti Angonit dhe nuk gjen dot inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston prej 7 vitesh.
Janë dhënë 132 mln euro Altin Dumani, Dritan Prençi. Sot paguajmë 80 mijë euro për një incenerator që nuk ekziston. Ose nëse nuk e gjeni dot, çoni Erion Veliajn tek shokët”, tha Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë.