Bën për të qeshur italianët, habit shqiptari: Gjeta të fejuarën në shtrat me tjetrin dhe fillova komedinë

by editor

Komediani shqiptar Xhuliano Dule i cili jeton në Romë ka qenë në një lidhur Skype me emisionin “Wake Up”, në Top Channel.

Advertisements

Ai ka emigruar që në fëmijëri me famijen e tij në Itali dhe ka zhvilluar një karrierë jo vetëm si ekonomist, i cili punon në një bankë, por edhe si një komedian. I pyetur se si e ka zbuluar talentin që ai ka si komedian, Xhuliano shprehet se e ka pasur gjithmonë ëndërr komedinë, por nuk e ka marrë kurrë kurajon për ta provuar, derisa gjeti të fejuarën e tij me një person tjetër në shtrat. Ky ka qenë momenti kur komediani vendosi të bënte diçka ndryshe në jetën e tij dhe të realizonte ëndrrën që kishte.

Advertisements

Blendi Salaj: Si e ke kuptuar që ke një dhunti për t’i bërë njerëzit për të qeshur, për të transmetuar komedi?

Xhuliano Dule: E kam pasur gjithmonë si pasion, por s’kam pasur asnjëherë kurajon ta provoja. Para se të fillonte Covid, ishte në një moment shumë të ulët të jetës sime sepse isha ndarë nga e fejuara ime, e gjeta në krevat me një tjetër tek shtëpia ime. Ika se isha tepër atje (qesh).

Blendi Salaj: Ti po e kthen në humor, ne po qeshim, ti po qesh, por realisht ka qenë dramatike, një moment jo i lehtë sigurisht!

Xhuliano Dule: Po për mua them gjithmonë që komedia është dhimbje, vjen gjithmonë nga tragjedia dhe duhet ta transformosh tragjedinë në komedi. Pra isha në një moment të ulët dhe thashë hajde, nuk kam asnjë gjë për të humbur tani dhe ta provoj një herë këtë ëndërr që kam për komedinë. Vajta e bëra, doli shumë mirë dhe thashë, hajde nuk jam shumë i mirë si i fejuar, por si komedian…

You may also like