‘Benzi’ përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesi 79-vjeçar

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën kombëtare Përmet-Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë.

Advertisements

Automjeti i tipit ‘Mercedes-Benz’, i drejtuar nga një 79-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe ka bërë dy rrokullisje, duke përfunduar anash rrugës.

Advertisements

Forcat e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të moshuar.

79-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.