Beqaj mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish ministrit për zëvendësim të masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt për zëvëndësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC, duke e lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Advertisements

Avokati i ish ministrit të Shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvëndësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Advertisements

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve, për abuzimet me fondet e SASPAC.

Nga ana tjetër, edhe Gjykata e Lartë la ne fuqi masën e arrestit në burg të caktuar ndaj Beqajt, për të cilin po mbahet edhe një proces tjetër në lidhje me dosjen e sterilizimit.