Sali Berisha ka denreaguar në lidhje me arrestimet për drogë të trumbetuar si sukses nga Policia e Shtetit, ku qindra persona ranë në pranga.
Advertisements
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar për drogë dy miqtë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla por me ndërhyrjen e këtij të fundit janë liruar brenda pak orësh.
Advertisements
Ajo që e bën më të rëndë këtë skandal është se policia fshehu faktin që njëri prej të arrestuarve, Saimir Hysa ishte shoferi i shefit të komisaritatit.
Arrestohen në Librazhd për drogë dy miq të Ballës. Lirohen brenda pak orësh. Saimir Hysa, shoferi i shefit të komisariatit me kushuririn e tij të parë, u arrestuan mbrëmë për trafik droge, dhe sot u liruan me urdhër të Ballës. Policia fshehu faktin që Saimiri ishte shoferi i shefit të komisaritatit.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr. Si je? Mbrëmë kanë arrestuar per trafik droge shoferin e shefit te komisariatit të Librazhdit, Sali Skura, shoferi tij quhet Saimir Hysa dhe kurshëririn e tij të parë djali i kirgut (Rexhep Ballolli). I kanë liruar sot.
Operacioni i policisë. Jane miqtë e Balles, jane liruar me urdher te tij. Në komunikatë nuk u tha që është shoferi i komisarit, Sali Skura…”