Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i dërgon SPAK dokumentin e autorizimit

by editor

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Letra, që mban firmën e kryetares Lindita Nikolla, i është dërguar Prokurorisë së Posaçme, pas votimit paraditen e së enjtes me 75 vota pro për t’i hequr imunitetin e deputetit dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

Advertisements

Një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës.

Advertisements

Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandonin Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Berishës dhe më pas arrestimin e tij.

Si PS ashtu edhe PD argumentuan se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike. Në raportin e tij të gjatë Enkelejd Alibeaj ndalet te faktet që SPAK ka paraqitur ndaj Berishës duke përmendur se ish-kryeministri akuzohet se ndryshoi disa ligje për të favorizuar dhëndrin në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

You may also like