Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij dje para simpatizantëve në Lezhë, ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv kur të përballen live. Berisha i bëri thirrje Ramës që të dali në shesh të burrave dhe t’ja thonë gjërat në sy njëri-tjetrit. Këtë vit buxheti ishte 8 miliardë e 200 milionë euro. Para të tëra të grumbulluara nga taksat që ju paguani në çdo gotë ujë që pini, në çdo litër qumësht që bleni.
Advertisements
Këto para në çdo vend të lirë u rishpërndahen qytetarëve, me rroga pensione, shkolla, spitale, rrugë, vepra të tjera. A mund të imagjinoni ju, se 780 mijë pensionistëve Edi Rama ju la për vitin 2025, 1 të 512 e këtij buxheti. U la 16 milionë euro. U la fondin mujor që gjermani le për qentë e shtëpisë. Njerëz që kanë shkrirë jetën, që kanë sjellë Shqipërinë gjer këtu, dhe tani i trajton në këtë mënyrë. Dhe unë i them këtu para jush.
Advertisements
Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka. Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri. Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri”, deklaroi Berisha.