Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi këtë të hënë raportimet nga mediat greke se gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka paraqitur dokumente false te autoritetet helene dhe për këtë arsye, i është ndaluar hyrja për më shumë se 1 dekadë në shtetin fqinjë.
Advertisements
Gjatë fjalës së mbajtur në protestën poshtë banesës së tij, Berisha hodhi akuza dhe ndaj kryeministrit Edi Rama se po mbron gjyqtaren. Shigjetoi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke deklaruar se ky institucion është vendosur nën urdhrat e kreut të qeverisë.
Advertisements
“Pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur. Një turp njeri, një turp gjykatëse”, tha Berisha
“Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente. Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së, një kukull e neveritshme, që në vend të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës. Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës”, shtoi ai.
Kryedemokrati akuzoi gjithashtu gjyqtaren Gjoka se po zvarrit procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Pas kësaj skeme, sipas tij, fshihet Edi Rama.