Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve/ Hoxha reagon ashpër ndaj ish-kryeministrit: Na kërcënoi hapur duke…

by editor

Poli Hoxha foli në Studio Live pasditen e sotme me lidhje skype sa i përket detajave të reja që dalin nga dosja e Berishës lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Advertisements

‘Ajo që vura re, dosja kam kuptuar jo vetëm për Berishën, por edhe për gjithë historinë e Shqipërisë apo historinë re që ka filluar pas drejtësisë së re. Është mënyrë hetimi krejtësisht e pa ndodhur, por është dosje që thyen mënyrën si është hetuar. Është akuzë që shkon thellë. Tregon si funksionon shteti dhe si merren ligjet. Për gjëra që fliten në kafenera dhe i kemi analizuar. E gjitha me historik të vetin që nga ‘96 kur kishin pronën e parë Berishët.’

Advertisements

Hoxha u ndal për Arbër Hitajn edhe tek kërcënimi i sotëm i Berishës në konferencën për shtyp sa i përket atyre gazetarëve që publikojnë detaje nga dosja.

Në konferencën e parafundit, iu tha gazetarëve… na kërcënoi sot. herën e parë tha nuk e jap se ka qindra emra brenda. Zoti Berisha sot bëri një kërcënim të hapur. Më vjen keq për gjithë kolegët që botojnë pjesë nga dosja dhe na quajti pengje. E ka për këdo që del, nuk e di ku më ka marrë peng SPAK. SPAK po merr pengje ata që kanë bërë krim. Histori e cila shënjon pa iu futur dosjes, një epokë të re në mënyrën e hetimit. Vjen në mënyrë piramidale.’

Advertisements

Analisti thekson se steka është ngritur shumë lart me këtë hetim, që është kryer në stilin e FBI.

‘Kemi kryeministrin e parë dhe mënyra merimangë sesi është hetuar, tipike e FBI, steka është ngritur lart. Dosje që mund të dalin edhe çështja. Është shtrirë aq shumë me transaksione, me pastrim parash.’

You may also like