Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur dje se burgosja e n/kryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji nuk erdhi në këtë regjim si rrufe në qiell të hapur. Sipas tij, ajo erdhi si një akt kriminal i shëmtuar i përpjekjeve makabre të mafies shqiptare e ndërkombëtare për një Shqipëri pa opozitë. “Të dashur miq, burgosja e n/kryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji nuk erdhi në këtë regjim si rrufe në qiell të hapur. Jo, erdhi përkundrazi, si një akt kriminal i shëmtuar i përpjekjeve makabre të mafies shqiptare e ndërkombëtare për një Shqipëri pa opozitë, për një Shqipëri parajsë të krimit, për një Shqipëri të zbrazur nga shqiptarët.
Advertisements
Të dashur miq, regjimi i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë mandatin e 4-t për herë të parë në historinë e pluralizmit, duke burgosur, persekutuar drejtuesin e opozitës, sepse përndryshe Edi Rama dhe organizata kriminale që i drejton e ka të qartë se nuk mund të marrë kurrë mandat të ri. E ka të qartë se për krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve, për vjedhjet e tij që rrokin qiellin, për gjenocidin që ka kryer kundër shqiptarëve ai do dënohet me veprat më të rënda penale. Bastardi i xhelatëve bllokmenë, i kthyer në narkodiktator arreston, burgos kundërshtarët politikë vetëm dy javë para çeljes së negociatave në BE, për t’i dëshmuar kështu shqiptarëve dhe evropianëve se negociatat po çelen me Lukashenkon e Bjellorusisë, me diktatorin e Taxhikistanit, me diktatorin e Turkmenistanit, i cili nuk ka normë, nuk ka ligj që respekton përveç urrejtjes atërore ndaj opozitës, mbajtjes më çdo kusht të pushtetit të tij”, tha ai.
Advertisements