Berisha në arrest shtëpie, mbështetësit mblidhen para banesës së tij

by editor

Berisha në arrest shtëpie, mbështetësit mblidhen para banesës së tij
Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së tij mbrëmjen e sotme.

Advertisements

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet: Doktor i demokracisë në vitin 1992, doktor i pluralizmit në vitin 2023. Lavdi demokracisë! Duam që deputetët tanë të dëgjohen. Edver-Lulver, diktaturë, Kim Jong Un.

Kujtojmë se vendimi i arrestit shtëpiak u dha për Berishën nga Gjykata e Shkallës së Parë më 30 Dhjetor.

Advertisements

Ashpërsimi i masës së sigurisë për Berishën u kërkua nga SPAK me argumentin se ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin që e detyronte atë të paraqitej në policinë gjyqësore dhënë nga e njëjta gjykatë në Tetor të këtij viti.

SPAK po e heton Berishën me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në procedurën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Advertisements

Akuzë e cila është mohuar nga ish-Kryeministri që e konsideron hetimin ndaj tij si politik. Për të njëjtën çështje në arrest shtëpie po qëndron edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi./tvklan.al

You may also like